Forumi i Emigranteve Shqiptare ne Athine

endacakja

Primus registratum
Forumi i Emigranteve Shqiptare ne Athine

Ne kete teme do te shfaqen aktivitetet qe Forumii Emigranteve Shqiptare ne Athine organizon por dhe biseda per fonksonimin e tij.
 

endacakja

Primus registratum
Shfaqje Filmi

FORUMI I EMIGRANTEVE SHQIPTARE
Shfaq filmin shqiptar "I Dashur Armik".
Të Enjten më 22 Shkurt 2007
në ora 19:00 tek strehëza e shoqatës
në adresën
Spiru Trikupi 43 Eksarhia
210 8848173
feshorg@yahoo.com
 

endacakja

Primus registratum
3- vjet Streheza

Në Shkurt të 2007 Strehëza e emigrantëve Shqiptarë mbush 3 vjet veprimtarie.
Me këtë rast Forumi i Emigrantëve Shqiptarë
organizon festë më 24 Shkurt, ditën e Shtunë në ora 7 mbasdite.
Do të bëhet një paraqitje për aktivitetet e Forumit nga themelimi i tij më 1998 deri sot dhe për funksionimin e strehëzës .Do të ketë një ekspozitë me fotografi nga veprimtaritë e Forumit dhe muzikë live. Jeni të gjithë të mirëpritur

Me respekt
Forumi i Emigrantëve Shqiptarë
Spiridhonos Trikupi 43
Eksarqia, Athinë
 

endacakja

Primus registratum
Parti Hip-Hop

Të Shtunën 17 Mars pas orës 9:00
Parti Hip-Hop
me d.j nga grupet
Të Mirë dhe të Këqinj
Të Vër.8.et dhe aktivitete të tjera.
Me respekt
Forumi i Emigrantëve Shqiptarë
Spiridhonos Trikupi 43
Eksarqia, Athinë
tel/faks: 210-8848173
 

endacakja

Primus registratum
Proteste

Te Enjten me 19 Prill ora 6 mbasdite Forumi organizon proteste jasht rajonit te policise te Iliu per emigrantin qe iu gjet i varur.Paratakim ne kishen- sheshin Agj.Fanurios.

Νën kërcënimin e vazhdueshëm të dhunës policore
Të dielën në darkë në 15 Prill u gjet i varur, në rajonin e policisë në Ilio(lagje e Atikës) ku mbahej në arrest, një njëzet vjeçar emigrant shqiptar. Sipas burimeve djaloshi nga Shqipëria u arrestua bashkë me të njohurën e tij greke e cila u la e lirë kurse djali u mbajt me rezultat të gjejë vdekjen në rajonin e policisë. Kushtet e vdekjes janë «nën kërkim» dhe sipas ekspertizës së mjekut ligjor nuk u gjendën shenja keqtrajtimi. Sidoqoftë sesa të sakta janë rezolutat e policisë greke, është diçka që vihet në diskutim.
Është e njohur tashmë që dhuna policore dhe arbitrariteti shtohen gjithnjë edhe më shumë vitet e fundit, duke gjetur terren të përshtatshëm në heshtjen dhe durimin tonë. Praktikat policore që çdo ditë reagojnë me racizëm kundër emigrantëve me mënyra fyese dhe keqtrajtimit trupor sjellin si përfundim marrjen e jetës së emigrantëve. Në çdo dy muaj një person nuk del i gjallë nga rajonet e policisë greke gjë që ngre problematika të shumta për arsyet e vërteta dhe fajtorët e vërtetë të këtyre «vetëvrasjeve».
Këto praktika kanë të njëjtën pikënisje: racizmin dhe keqtrajtimin e emigrantëve që trajtohen si njerëz të kategorisë së dytë dhe ekskluzivisht mbartës detyrimesh. Kjo ngjarje nuk është as e para dhe as e fundit dhe fatkeqësisht asnjë nga fajtorët nuk ka dalë përballë drejtësisë greke. Në situata të tilla kërkohet të mos heshtim, të vetorganizohemi dhe të ngremë krye ndaj politikës së dhunës raciste që përmban, riprodhon dhe mbulon situata të tilla që kërcënojnë jetën tonë.

Heshtja dhe indiferenca janë në dëmin tonë.
Poshtë dhuna policore.
FORUMI I EMIGRANTËVE SHQIPTARË
19-4-2007
Spiru Trikupi 43 Eksarhia
Tel: 210 8848173
E-mail: feshorg@yahoo.com
 

endacakja

Primus registratum
Re: Proteste

EMER: PARTY

MBIEMER: VERORE

ATESIA: F.E.SH.

DATELINDJA: 26 MAJ 2007

VENDLINDJA: TARRACA e KONVIKTIT ZOGRAFU

ORA e LESHIMIT: 22:30

ORA e SKADIMIT: ?
Si shkohet: nga qendra me autobuzin 608 dhe zbret te stacioni i fundit.
 

endacakja

Primus registratum
Parti Veror ne konviktin e B.fepa

EMER: PARTY

MBIEMER: VERORE

ATESIA: F.E.SH.

DATELINDJA: 26 MAJ 2007

VENDLINDJA: TARRACA e KONVIKTIT ZOGRAFU

ORA e LESHIMIT: 22:30

ORA e SKADIMIT: ?
Si shkohet: nga qendra me autobuzin 608 dhe zbret te stacioni i fundit.
 

endacakja

Primus registratum
Demostrate kunder torturturave te emigranteve

Sot ne ora 6 mbasdite ne Athine ,pedhio tu Areos demostrate e cila do te drejtohet per ne rajonin e policise te Omonias.Organizohet nga shoqatat e emigranteve si dhe antirraciste.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Demostrate kunder torturturave te emigranteve

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif Endacakja i boke zbor Greqise /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

tola77

Primus registratum
Re: Demostrate kunder torturturave te emigranteve

ku e shikon qe i ben zbor greqise kjo? Ri urte
 
Top