Formatizimi që duhet të ndodhë
Emëruesi i përbashkët i grave të paluhatshme është guximi i tyre për të vepruar dhe për të marrë vendime në kohërat më të vështira për vendet e tyre

Forca e një politike publike ishte dashur të matej nga ndikimi dhe mundësia e saj për ta ndryshuar standardin jetësor dhe për ta ngritur zhvillimin e qëndrueshëm.

Proporcionalisht me ndikimin e saj, ishte dashur të tërhiqet dhe të angazhohet edhe vëmendja e opinionit publik. Disproporcioni i tërheqjes së vëmendjes me riformatizimin e famshëm dhe ndikimi eventual që do ta ketë ai në jetën e qytetarëve, është shumë i madh. Asgjë nuk do të ndryshojë në jetën e qytetarëve të Kosovës, përveç faktit se mjegulla dhe paqartësia për standardet e qeverisjes është rritur, kurse shpresa e kujtdo për ndryshim është mbytur deri në zgjedhjet e radhës.

Megjithatë, do të ishte humbje e kohës së lexuesve të vazhdoj të merrem me analizën e një procesi i cili konsumoi shumicën e kohës së skenës politike dhe nuk solli, e nuk do të sjellë, asnjë rezultat substancial.

Përkundrazi, dua të shkruaj për një temë e cila, përveç se në festa dhe organizime të caktuara, nuk përmendet më si pjesë e agjendës ditore apo strategjike të Kosovës.
Pjesëmarrja e gruas në procesin e vendimmarrjes në Kosovë është larg të qenit e kënaqshme. Kosovarja sot nuk merret parasysh në proceset vendimmarrëse të përmirësimit të demokracisë. Ajo nuk ishte pjesë e korit diplomatik që në fillimin e tij, ajo nuk ishte faktor diskutimi në riformatizim, ajo ende nuk shikohet si faktor me ndikim, edhe pse përbën gjysmën e popullatës së Kosovës. Përkthyer në statistikë, ajo përbën numër më të madh se votuesit e të gjitha partive bashkë në zgjedhjet e fundit qendrore 2007 dhe lokale 2009.

Një vështrim i shpejtë i ngjarjeve që shënuan skenën politike botërore tregon ngritje triumfuese të grave lidere në këtë skenë.

Të fillojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku miratimi i reformës në shëndetësi shënon kthimin në ngritjen e rejtingut të Presidentit Obama. Reformë e shekullit kjo, e cila nuk arriti të kalojë nga së paku gjashtë presidentët e mëparshëm. Në rrugë për ta bërë numrin e duhur të votave esencial ishte ndikimi i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila arriti ti afrojë dallimet në mes të senatorëve demokratë, ku edhe rrezikohej kalimi i reformës. Znj. Pelosi nuk është personi më i dashur në SHBA, ajo kritikohet shumë shpesh për shprehjet e thata, për grimin dhe për buzëqeshjet artificiale. Por, për një gjë ajo është e shkëlqyer – mbledhjen e votave të duhura për ta kaluar reformën historike, reformën që do ta përmirësojë jetën e dhjetëra milionë amerikanëve. Ajo është edhe Kryetarja e parë e Dhomës së Përfaqësuesve në historinë e SHBA-ve.

Në Evropë, një lidere tjetër shënoi ngjarjen më të përfolur të BE-së. Dalja eventuale e Greqisë nga kriza financiare, sot mban vulën e Angela Merkel, e cila iu komunikoi grekëve se pa u disiplinuar financiarisht nuk do të ndihmohen nga BE. Znj. Merkel kritikohet se këtë qasje e promovoi për ta ngritur përkrahjen në vendin e vet, megjithatë jo pa arsye. Vajza nga Lindja, siç dëshironin ta quanin gjermanët perëndimorë, e mori timonin e partisë CDU në kohën e krizës morale të kësaj partie. Ajo arriti të bëhej Kryeministrja e parë e Gjermanisë dhe udhëheqësja e dytë grua e G8, pas Margaret Thatcher.

Në rajon, dorëheqja e Kryeministrit kroat Ivo Sanader dhe zgjedhja e zonjës Jadranka Kosor si Kryeministre e vendit, nuk kaloi pa hezitime dhe dyshime për postin e gruas së parë Kryeministre në rajonin e Ballkanit. Mirëpo, ajo në nëntor të vitit të kaluar arriti ta zhbllokojë ngërçin në mes të Kroacisë dhe Sllovenisë, duke nënshkruar marrëveshjen me Kryeministrin slloven Borut Pahor, marrëveshje kjo e cila hap rrugën e Kroacisë për aderim në BE. Gjithashtu, ajo inicioi edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta hapur rrugën e luftimit të korrupsionit dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme të zyrtarëve qeveritarë në Kroacinë e pasluftës.

Emëruesi i përbashkët i grave të paluhatshme është guximi i tyre për të vepruar dhe për të marrë vendime në kohërat më të vështira për vendet e tyre.

Nuk do të gaboja nëse uroj që shekulli 21 në politikë të shpallet Shekulli i Gruas. Potenciali i saj është i pakontestueshëm, kurse talenti i saj për ti zgjidhur nyjat dhe ngërçet politike – i domosdoshëm.

Tash për tash, situata në Kosovë në kontekstin e prezencës së grave në politikë është më shumë në nivelin kuantitativ sesa në atë kualitativ. Ajo ende konsiderohet dekor, shtëpiake dhe amvise. Ajo konsiderohet barbikë dhe shpeshherë dyshohet në forcën e saj për tu marrë me probleme serioze mashkullore. Prandaj, për të gjitha ne që kemi mundësinë tua zgjasim dorën e përkrahjes dhe ta ngjallim shkëndijën e shpresës, është me rëndësi të tregojmë se jemi prezente edhe kur nuk na vërejnë, ta ngrisim zërin edhe kur nuk dëshirojnë të na dëgjojnë dhe të bëjmë veten të dukshme edhe kur nuk duan të na shohin.

Për tu kthyer te fillimi i këtij shkrimi, dua të theksoj se ndryshimi i formacionit të kabinetit të ri nuk ka ndikuar aspak në pozitën e gruas në shoqëri. Nuk është menduar aspak për gjysmën e popullatës së Kosovës kur është kalkuluar avancimi i demokracisë. Përsëri, këto ishin kalkulime afatshkurtra.

Ndoshta edhe në Kosovë pritet të vjen momenti kur gruaja do të jetë ajo që do ta marrë guximin për ndryshime të rëndësishme afatgjata për demokracinë dhe zhvillimin e vendit. Deri atëherë, të mos rrimë duarkryq duke pritur, por ta ndihmojmë njëra-tjetrën dhe të synojmë aty ku meritojmë dhe e kemi vendin.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mimozakusari.com/2010/04/06/formatizimi-qe-duhet-te-ndodhe/