Format e reja te protestes, levizjet qytetare?

McByrek

Primus registratum
Format e reja te protestes, levizjet qytetare?

Levizja qytetare "MJAFT".
Grupimi intelektual "Klub 2002".

Cfare mendoni?
 

Gigo

Primus registratum
Re: Format e reja te protestes, levizjet qytetare?

...une them qe po paten anetare si puna jote keq e kane punen...
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> po bej shaka! ej plak po cfare jane keto organizata, na ndrico edhe ne nga ana tjeter e oqeanit. Me pak fjale sigurisht, mos u mundo shume!
 

McByrek

Primus registratum
Re: Format e reja te protestes, levizjet qytetare?

Cfare jane? Ok. Ja nje artikull qe i bera copy-paste nga revistaklan.com.


"Pse themi: MJAFT!"

Nje grusht djem e vajza po tentojne te shkundin nga apatia ndergjegjen qytetare. Nen parrullen Mjaft ose "shqiptar mos rri por duku", ata kane vendosur te thyejne kodin e heshtjes qe ka pllakosur shoqerine shqiptare dhe te angozhohen ne nje kod te ri, ate te protestes civile.

Ata u duken ne rruget e kryeqytetit veshur me t-shirt'sa te bardhe ku kuqelonte nje gjurme e pergjakur dore. Te pangaterrueshem me asnje misionar per shpetimin e shpirtrave, misionaret e levizjes "Mjaft" erdhen si produkt i stresit te rrugeve te asfaltta, blloqeve te shumepopulluara te Tiranes nga qendra ne periferi, atje ku nenshtrimi i heshtur ndaj gjithckaje eshte shnderruar tashme ne menyre jetese. Baseta te shpupurisura, zhargon metropolitan, chewing gum, nga nje cante shpine dhe "vullnetare te refuzimit urban, kudoqofshi, bashkohuni".

Nje "MJAFT" per te mos u pajtuar me te keqen dhe befas rruget, stolat midis lagjeve, furrat e bukes dhe organizatat profesioniste te kafepiresve me tre turne, humben qetesine. Vajzat me stampen "vullnetar" prapa te perhershmit t-shirt me dore te kuqe, shfaqen tashme andej nga s'ta pret mendja, madje ne ore nga me te pabesueshmet dhe ty sepse te shtihet neper mend ideja se me siguri ka dicka qe nuk shkon ne kete matrix-in tone jo edhe aq te persosur, ku bredhim.

I has prane oborrit te ndonje gjimnazi me mure te shkallmuar ose bri kryeministrise ne oren e pushimit zyrtar te drekes. Besojne se vetem njerezit mund te jene te mire nga natyra, qeverite jo. Mund t'i ndeshesh ne afersite e zonave ku adoleshenca trimerohet pas shisheve te birres ose ndane nje hapesire kartoni te llangosur me shenjat e duarve te atyre qe mendojne si ata. Nje inspektim i shpejte me sy i gjurmeve, permasave, kontrasteve dhe ngjyrave te duarve te ekspozuara ne kartonat tashme pjese e zakonshme e dekorit te zonave ku ka incidenca me te larta te pranive rinore, te bind se numri i atyre qe jane te lodhur nga status quo-ja e stilit tone te jeteses, nuk eshte edhe aq i ulet sa c'proklamojne midis dy gogesimash analistet dhe ujqerit e ojq-ve prezervative- shperndarese.

Levizja "Mjaft", nje iniciative- sic po rezulton- e goditur e nje grupi djemsh e vajzash te "rregjur" tashme ne pervoja shumevjecare dhe te mbledhur nga radhet e mjaft organizatave rinore apo levizjeve te shkeputura ndergjegjesuese, prej me pak se dy javesh po tenton te shkunde nga apatia ndergjegjen qytetare.

Arbjan Mazniku, njeri nga iniciatoret e levizjes, thote se kjo do te jete nje fushate e veshtire dhe e gjate e cila si fillim do te zgjase kater muaj, ngaqe he per he, edhe financimet per te, vetem per kaq kohe mjaftojne. Sidoqofte "Mjaft" ka ndermend te zbrese gjate kesaj kohe deri ne basifondet me te erreta per te artikuluar me fjale pakenaqesine e mases se heshtur te njerezve qe e jetojne perdite ferrin e tyre ne forme pasiviteti, diskriminimi, mjedisi te ndotur, arsimimi te dobet, rendi publik te shthurur, sherbimi shendetesor te korruptuar, politike primitive dhe ne mungese totale formash proteste.

"Nga ne mos prisni te zgjidhim problemet, thjesht po vijme t'u kujtojme se ato duhen zgjidhur", ky shpjegim ne slloganin e tyre merr trajten me tradicionale "shqiptar mos rri por duku". Ne fakt nuk behet fjale per korba te revolucionit me grusht, ose per dublikata shqiptare te levizjeve "no global", "no war", "think positive".

Edicioni i pernatshem i bombarduesve B52 mbi Bagdad? Organizata Boterore e Tregtise? DOW JONES qe vetem fiton pike ndersa vdesin urie sklleverit e ndermarrjeve shumekombeshe te prodhimit te kepuceve sportive? "Ne kemi shtepine tone ne kaos", thone djemte e levizjes made in Albania- "Mjaft", ndersa nata e Tiranes ngryset nen shtetrrethimin e erresires energjetike nderkohe qe- c'eshte edhe me e frikshmja- njerezve as qe nuk ua ndjen me, ngaqe tashme jane mesuar me gjithcka. Djemte e levizjes "Mjaft" kane ndermend te jene ata opozita e perhershme dhe besnike e Shqiperise, ndonese i druhen perdorimit te tyre nga forcat politike qe rastisen ne opozite gjate organizimit te fushates se tyre. Deshira per te qene politically correct shfaqet kur ata thone se nuk do te lejojne qe askush te pervetesoje impaktin e "Mjaft" dhe se ne fushate nuk do te behen dallime ne kritikat per politikat e gabuara si te se majtes dhe te se djathtes.

Gjithsesi, ajo qe i shqeteson me shume dhe me te cilen ata duan te merren me gjate eshte mendja e njerezve, apatia e shoqerise dhe vdekja klinike e levizjeve te organizuara te komunitetit. "Ime me thote se te pakten dritat ikin gjate nates kur s'i duhen me askujt ngaqe qyteti bie te flere", thote me dhembje Mazniku qe beson se ky eshte demi me i madh qe i ka shkaktuar mendjes se njerezve mungesa e organizimit dhe zhgenjimet e njepasnjeshme nga politika. "Njeriu i shtypur humbet kurajon per te deshiruar dicka me te mire dhe mesohet te kenaqet me lemosha te vogla", proklamon cmimi nobel Amartya Sen. Kete leksion do te duhej ta dinin te gjithe, por nga hici, le te mjaftohemi me "Mjaft".

Me 15 mars, fotoja e pare e grupit. Deshperimi gjeneron shprese po aq sa kurioziteti. Nje muaj rresht ekranet e TV-ve dhe hapesirat publicitare te letres se shtypur, ishin munduar nga pikepyetja e domethenies lakonike te dores se kuqe me daten paralajmeruese 15 mars pernden. Ne mesditen e kesaj date, sheshi i kalldremte perpara Piramides perjetoi hapjen e sesamit. Organizatoret e levizjes "Mjaft" ngriten perden dhe dolen per here te pare ne publik. Nderkohe qe opinioni ishte perkundur mes hamendjeve se ky aktivitet do te kishte te bente ose me promovimin e ndonje firme te re dorashkash, ose ndonje koncert falas kunder droges, te rinjte e "Mjaft" ngriten me shpejtesi nje stende te bardhe ku te pranishmit ishin te ftuar te linin shenjat e duarve, si dhe ca banake te vegjel ku nisen te shperndajne postera, t-shirt, adezive me dore te kuqe, gjilpera, stema, qese sheqeri, stilolapsa, shenja rrugore e te tjera cikerrima identifikuese.

"Keto jane vetem ana me e dukshme, por ne synojme ta shnderrojme ne nje logo dalluese te njerezve te levizjes "Mjaft". Nje simbol, nje slogan te atyre qe jo detyrimisht jane organizatore te levizjes, por qe jane te ndergjegjshem se ne Shqiperi ka mjaft gjera per t'u thene mjaft", thote Mazniku. Stenda e bardhe ka nisur te duket tashme ne shume kryqezime rrugesh, parqe, sheshe dhe vende kryesore ku grupohet rinia. "Vendosja e shenjes se dores se gjithesecilit ne to, eshte nenshkrimi per te dale nga kodi heshtjes qe ka pllakosur shoqerine shqiptare dhe angazhimi i tyre ne nje kod te ri, ate te debatit publik, protestes civile dhe kritikes konstruktive", thote ai.

Arbi enderron te vije nje dite kur policit qe ndalon kot me kot makinat per t'u zhvatur ndonje 200 lekesh shofereve, t'i kallet data nga adezivi i dores se kuqe mbi xhamin e makines. Kur pacientit te lene ne meshire te fatit mbi nje krevat te piset urgjence t'i mjaftoje te tregoje stemezen "Mjaft" per t'i detyruar mjeket te bejne me ndershmeri punen per te cilen paguhen. "E di qe mbase kjo do te jete nje dite e larget, por askend nga ata qe na kane sjelle deri ketu me veprimet e tyre te mos e genjeje mendja se ne po fleme gjume. Ne nuk jemi dakord dhe jo vetem qe e dime se nuk jemi dakord, por edhe e themi kete pa frike, me ze te larte dhe e tregojme me ngjyra te ndezura ku te mundemi", thote Mazniku. I diplomuar per gazetari, ai se bashku me Endri Fugen, Marinela Liken, Erion Veliajn dhe nje grup tashme te madh dhe qe sa vjen e zgjerohet perdite vullnetaresh dhe perkrahesish, hartuan projektin e levizjes i cili u paraqit per te marre financime ne organizma te ndryshme. "Ne edhe me pare kemi pasur eksperienca te tilla ndergjegjesimi, ndonese jo me masivitetit qe synon te arrije "Mjaft" dhe me perkrahjen qe ajo gjeti", tregon Arbjani. Si producent ekzekutiv i fushates, ai e ka perqafuar ate pasi eshte njekohesisht edhe koordinator programi i nje shoqate rinore te quajtur "Organizata Kombetare e Debatit". Se bashku me perfaqesuesit e Balkans Youth Link kjo organizate eshte njera nga dy shtyllat e forta ku mbeshtetet levizja "Mjaft".

Fushata e tyre katermujore do te vazhdoje me promovimin e shqetesimeve qytetare me ane te publicitetit dhe aktiviteteve te ndryshme duke marre nga nje ceshte te caktuar cdo dy jave. Qetesia e auditoriumeve te universiteteve do te prishet gjate ketyre kater muajve nga nje seri raundesh mbarekombetare debati. Organizatoret mendojne se shkundja nga pergjumja do te vije e ndihmuar edhe nga te thenit troc te problemeve qe ekzistojne ne prani te nje publiku sa me te gjere. Ne radhet e tyre nuk mungojne oratoret te kalitur ne debate publike sipas shembujve te Karl Poper e mbase dhe te Malcolm X. Fushata do te perfshije edhe nje karvan autobusesh apo treni qe do te pershkoje qytetet me te medha te vendit per te shperndare frymen e levizjes. Do te vijojne manifestime masive si maratona e majit, teatri alternativ, koncerte, ekspozita arti, etj, ne te cilat do te vihet gishti mbi plaget e shoqerise. "E kemi filluar me degradimin e sherbimeve mjekesore dhe arsimore, por do te vazhdojme me pas me politikat e papergjegjshme dhe korrupsionin ne politike, trafikun dhe krimin e organizuar, gjakmarrjen, varferine dhe papunesine, degradimin e mjedisit, diskriminimin e grave dhe minoriteteve ne veshtiresi si dhe procesin e ngadalte te integrimit europian", tregon Mazniku gjithe itinerarin e levizjes. Nga ketu e deri tek raporti i fundit i BE-se per Shqiperine nuk ka edhe aq diference te jesh i sinqerte, dhe perfaqesuesit e "Mjaft" e dine kete ngaqe kane gjetur perkrahje nga nje numer i madh perfaqesish diplomatike te akredituara ne Tirane. "Ne e kemi per nder qe ne radhet e mbeshtetesve tane jane edhe diplomatet hollandeze, britanike dhe shume te huaj te tjere te cilet jane te perfshire ne njerin nga dy bordet keshillimore, ate nderkombetar. Nderkohe ekziston edhe bordi kombetar ku kane vendet e tyre nje numer intelektualesh, gazetaresh, ekonomistesh, sociologesh etj, nga me te njohurit ne vend", thone drejtuesit e "Mjaft". Ata kane edhe nje "keshtjelle" te tyren- disa zyra ne nje apartament ne zemer te downtown-it ku ata mblidhen, ne nje pallat te vjeter neper dritaret e te cilit zhurmat e jetes vijne te gjalla permes te qarave te femijeve, thashethemeve te grave te papuna ne diell, aromes se gjelles se drekes apo lojes se futbollit te cunave poshte shkalles. E ndoshta eshte kjo forca qe i shtyn te te ngrene refuzues doren perballe dhe te thone: "Mjaft".
 

McByrek

Primus registratum
Re: Format e reja te protestes, levizjet qytetare?

Nqs do te dish me shume, mund te vizitosh edhe sitin e levizjes http://www.mjaft.org
Ka ende shume gjera under construction, por sidoqofte, mund te krijosh nje ide cfare po ndodh.
 

olti

Neo
Re: Format e reja te protestes, levizjet qytetare?

<span style="font-weight: bold"> <span style="font-style: italic">Shqiptar mos rri, po duku!</span> </span>

Kjo eshte motoja me e re qe eshte shfaqur ne token e shqiponjave!

Mbase e vetjma moto me vlere qe eshte prodhuar gjate dekades se fundit ne vendin tone.

<span style="font-weight: bold">Mjaft</span> gjithckaje negative, virusale dhe te keqe, qe vendi yne dhe ne, kemi pesuar apo vetebere gjate ketyre viteve.
Mbase ka ardhur koha e ndryshimit! Le te shpresojme. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

McByrek

Primus registratum
Re: Format e reja te protestes, levizjet qytetare?

Nuk eshte moto e prodhuar dekaden e fundit Neo. E mban mend strofen e Cajupit:

Shqiperine e zuri turku
i vu zjarr
shqiptar mos rri po duku
shqipetar.

Ka mbase 100 vjet qe eshte shkruar kjo, por e keqja eshte se vazhdon te jete aktuale, nqs zevendesojme fjalen &quot;turku&quot; me secilen prej te keqijave qe kane zene atdheun tone.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Format e reja te protestes, levizjet qytetare?

Fillimisht postuar nga McByrek:
[qb] Levizja qytetare &quot;MJAFT&quot;.
Grupimi intelektual &quot;Klub 2002&quot;.

Cfare mendoni? [/qb]
Kisha shume besim tek Mjaft, se do te ndryshonte ndonje gje, po me duket edhe mua sic tha nje miku im &quot;nje flluske e madhe sapuni&quot;.
S'i kam humbur ende shpresat, por me duket absurde te harxhohen 240.000 euro per t'i thene mjaft te keqijave, sidomos kushteve te keqija nderkohe, qe me ato para mund te behen ndryshime konkrete.
Per momentin kane dhe organizim te çale!
Te shohim...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Format e reja te protestes, levizjet qytetare?

per tu pergezuar jashte mase dhe per tu imituar

i vetmi gabim qe vura re - nuk propozojne asnje zgjidhje!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 
Top