Formacione të reja politike për çka, zoti Dell?

* Avni Zogiani *

Në një intervistë për BIRN ambasadori amerikan Chris Dell dha disa porosi shumë të rëndësishme për kah duhet të shkojë Kosova në një të ardhme të afërt. Dy janë porositë kryesore të kësaj interviste: të privatizohet prona publike dhe të krijohen formacione të reja politike sepse partitë aktuale nuk kanë çfarë ofrojnë dhe janë të njejta. Kjo pak a shumë do të thotë që afati i këtyre partive politike që përbëjnë pushtetin parlamentar e qeveritar skadon në momentin kur ato shesin gjithçka që ka Kosova. Kjo ide nuk do të ishte fare e keqe nëse do të ndërronte kronologjia e saj, pra të ndodhte fillimisht reformimi i politikës, e pastaj të flitej për shitjen eventuale dhe për modalitetet e shitjes së pronës publike.

Dell thotë me fjalë tjera që duhet të shiten kompanitë kryesore publike, PTK, KEK e Aeroporti. Duhet të dalin subjekte të reja politike sepse këto parti janë të njejta. Dhe se zgjedhjet nuk duhet të mbahen këtij viti. Pra, të qëndrojë kjo qeveri dhe përgjithësisht kjo politikë (sepse janë të njejta pra si partitë në pushtet si ato në opozitë) sa të shesim edhe asetet e fundit dhe menjherë mund të fillojmë me ndërmarrje të reja politike. Kështu shkëputemi nga kjo trashëgimi e politikës së korruptuar dhe të inkriminuar, që në një masë është krijuar me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Pra, ta pajisim politikën kosovare me të rinj, të diplomuar nga jashtë, mundësisht prapë të dëgjueshëm. Kjo është e nevojshme sepse për të funksionuar privatizimi dhe për tu maksimalizuar eksploatimi i burimeve natyrore duhen edhe politika ekonomike e fiskale të përshtatshme, të cilat më së miri dinë ti bëjnë studentët e universiteteve perendimore.

Viti 2010 simbas gjasave do jetë viti kur etiketa pronë publike do tiu hiqet edhe ndërmarrjeve të fundit që kanë një rëndësi për ekonominë, PTK-së, KEK-ut dhe Aeroportit. Natyrisht ka arsye për shqetësim në këto kompani për shkak se janë duke u dërmuar nga korrupsioni dhe punësimi i aktivistëve të partive politike. Mirëpo, kjo gërryerje e këtyre aseteve nuk vjen nga pronësia publike e tyre, por nga strukturat politike të korruptuara, të përkrahura gjer më sot pa asnjë rezervë nga faktori ndërkombëtar në Kosovë.

Në intervisten e tij zoti Dell thërret për një privatizim të këtyre kompanive dhe për një reformim të politikës. A mund të bëhet e anasjellta? Dmth, të reformohet politika dhe pastaj të privatizohen këto kompani simbas standardeve e modeleve që do ti shërbenin ekonomisë së vendit. Privatizimet e politikës aktuale nuk kanë dhënë rezultat. Në fakt nga privatizimi që na e bëri politika e pareformuar (partitë politike që me të drejt zoti Dell thotë se janë të njejta) Kosova jo vetëm që nuk fitoi, por për shkak se kontratat janë bërë për qejfin e kompanive të huaja, sot ne paguajmë subvencion për keto kompani në vend që të nxirrnim ndonjë lloj përfitimi.

Është edhe një projekt tjetër që insistohet të finalizohet patjetër në epokën e politikës së pareformuar. Projekti Kosova e Re, rreth të cilit një rol vendimtar kanë këshilltarët e USAID. Ekspertët vendor që kanë përcjellur këtë projekt po alarmojnë se këshilltarët e huaj ndikojnë tek politika e pareformuar (tek partitë që janë të njëjta) që asetet në sektorin e energjisë të falen ose të jepen me kushte që mund të njejtësohen me faljen. Për shembull, Ligji për Minierat dhe Mineralet (ligj i përgatitur nga konsulentët ndërkombëtar) është bërë i tillë që qymyri mund të jepet me koncesion gjer në 40 vite, kurse edhe dhjetë vite tjera mund ti shtohen këtij afati simbas Ligjit për procedurën e dhënies së koncesioneve.

Pra në fund të vitit 2010, brenda të cilit sipas sygjerimit të zotit Dell nuk duhet të ketë zgjedhje (sepse zgjedhjet do të ngadalësonin vendim-marrjen në shitjen e aseteve të fundit publike – jo se do sjellnin një parti që mendon ndryshe për privatizimin), Kosova do të ngelet pa asgjë! Nuk do të ketë në pronësi asnjë aset të rëndësishëm (PTK e KEK do të shiten, Aeroporti e qymyri do të jepen me koncesion) dhe tek atëherë ne mund të kemi politikë të reformuar dhe mëpastaj zgjedhje.

Arsyeja pse gjithçka duhet të shitet sipas Dell është se praktikisht Qeveria në Kosovë është aksionari kryesor dhe qasja në politikë do të thotë qasje në ekonomi. Prandaj, Dell thotë se duhet një diversifikim i ekonomisë së Kosovës. Mendoj se duhet të sqarohet diçka këtu. Qasja në politikën e korruptuar do të thotë qasje në ekonomi, jo domosdoshmërisht qasja në politikë. Pronë publike nuk ka vetëm në Kosovë, por më shumë sesa në Kosovë ka në vendet anëtare të BE-së. Sipas kësaj logjike ne duhet ta heqim qafesh pasurinë që po keqpërdoret nga politika pa llogaridhënje, por rezultati i kësaj do jetë pak a shumë i njejt. Kosova, gjegjësisht shoqëria kosovare, do ngelet pa asnjë ndikim në sektorin publik dhe kompanitë e huaja pastaj do ta determinojnë politikën. Pra, nga koncepti i qasjes së politikës në ekonomi, do të kalojmë në një koncept të anasjellt, që do të thotë qasja në ekonomi do të thotë qasje në politikë. E duke pasur para sysh se kompanitë/pasuritë publike i blejnë bizneset e huaja, praktikisht ndikimi do ti merret nga dora qytetarit kosovar.

Mëpastaj argumenti i zotit Dell është diversifikimi i ekonomisë. Këtu mendohet diversifikimi në kuptimin prona private versus prona publike. Të fundit asete në pronë publike janë PTK, KEK dhe Aeroporti. Pjesa tjetër e ekonomisë kosovare është private, e kompanitë më të mëdha janë të huaja. Prandaj, nëse shiten edhe kompanitë publike në të vërtet nuk do të ndodhi një diversifikim i ekonomisë, por një monopolizim në duart e kompanive të huaja.

Nëse argumenti se politika e papërgjegjshme është duke keqpërdorur ekonominë në pronësi publike qëndron, a do të thotë që ne thjesht duhet ti heqim qafesh këto asete? Cili është rezultati për qytetarin kosovar në fund të këtij procesi? Shoqëria kosovare prap do ngelet pa pronësi dhe në kuptimin efektiv shitja (falja) e pronës publike do jetë më keq për ekonominë kosovare sesa mbajtja e saj qoftë edhe me një politikë të korruptuar. Reformimi i politikës me krijimin e formacioneve të reja politike është ide e mirë dhe për këtë ide duhet ta faleminderojmë zotin Dell. Mirëpo kjo ide do të funksiononte vetëm nëse ndodh para se ne të shesim gjithçka. Në të kundërten çka na duhen formacionet politike të reformuara nëse jemi shpronësuar tërësisht me një çmim mizerabël të arritur pikërisht nëpërmjet politikës së korruptuar e të pareformuar?

Subjektet e reja politike sigurisht se do shfryenin pak tensionin që po rritet për ditë e më shumë në Kosovë. Mirëpo, derisa dhjetra akterë/zyra ndërkombëtar/e në Kosovë po vazhdojnë të mbajn në dorë apekte qenësore të pushtetit, me mundësinë që thjesht ta çojnë në shpi secilin që nuk është i dëgjueshëm, sa mund të bëjnë formacionet e reja politike? Kushdo që futet në politikë në Kosovë në këto kushte, kërcënimin e pushimit nga puna apo shpërbërjen e institucioneve nga ana e ndërkombëtarëve do ta ketë si një gjyle në këmbë. Me formacione politike të reja eventualisht do heqet vetëm një pengesë. Politikanët e rinj potencialisht do të jenë më pak të korruptuar dhe me shpresë të pa inkriminuar, kështu që do të jenë më të lirë për të qenë më me integritet. Mirëpo, prap varet shumë nëse këta politikanë do të jenë instant-produkte nga fabrikat/universitetet e ndërkombëtarëve, apo do të jenë rezultat i një zhvillimi të gjatë dhe të mundimshëm të karrierës së tyre.

Shpërndaje.
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=772