Forever 27 club

nga Nina Cara

A e imagjinoni dot Jim Morrison gjithë rrudha nga pesha e kohës, të cilit vitet e eksperienca i kanë dhënë tagrin e të qenit një peshë e rëndë, teksa i ftuar Larry King Live flet për luftën në Irak, të ardhmen e Amerikës nën presidencën e Obama-s dhe fajëson Soros-in si një nga shkaktarët e krizës ekonomike që rrënoi të varfrit e pasuroi të pasurit? Apo Janis Joplin, tashmë me një fytyrë e mermertë prej alieneje pas 120 operacioneve plastike që ulet në divanin e Oprah për të promovuar linjën e produkteve organike dhe jetës së shëndetshme? Apo Jimmy Hendrix si një plak grindavec që grindet me rojet e hoteleve luksoze sepse se lejojnë të marrë brenda faqoren e uiskit? A do vazhdonin të ishin miqtë tanë, moshatarët tanë, të rinjtë e përjetshëm nëse sot do ishin mes nesh? A do ishte përjetësuar legjenda e këtyre ikonave nëse ato sdo ishin bërë pjesë e grupit Forever 27 Club?

Forever 27 Club, klubi më i pazakontë që magjeps e trondit. Një klub ku ka kritere të forta përzgjedhjeje e ku mik mund të fusësh vetëm talentin e vullnetin a rastësinë. Talentin, sepse nëse ske qenë magjistar i kitarës apo një bardhoshe qukëse me zë zezakeje, apo një anarkist pa kauzë që ngre kultin e shkatërrimit në mendje për të lindur mbi mediokritetin e piramidën false të vlerave nuk mund të bëhesh pjesë e këtij grupi. Vullnetin e rastësinë sepse gjithashtu nuk mund të bëhesh pjesë e Forever 27 Club nëse me dëshirë të verbër a rastësi fatkeqe nuk e ke ndalur kohën në vend, përjetësisht, në moshën 27-vjeçare.

Jimi Hendrix, Jim Morrison, themeluesi i Rolling Stones, Brian Jones dhe Janis Joplin ishin të gjithë në të njëjtën moshë, kur u ndanë nga jeta në një hapësirë kohore prej dy vjetësh. Kurt Cobain, këngëtari i grupit Nirvana ishte gjithashtu 27, kur kreu vetëvrasje në vitin 1994. Kur e ëma, Wendy OConnor dëgjoi lajmin e vdekjes së të birit vuri kujën: I kisha thënë të mos anëtarësohet në atë klub idiot. Është një listë e gjatë, një muze i gjallë, ku vdekja kthehet në përjetësi. Lista 27-ës vazhdon me Robert Johnson të Delta, D. Boon të Minutemen, Mia Zapata e The Gits, Jesse Balvin, Pete Ham i Badfinger, Chris Bell i Big Star, Gary Thain i Uriah Heep, Alan wilson i Canned Heat, Freaky Tah i Lost Boyz, Arlester Christian i Dytke and the Blazers, Pete de Freitas i Echo & The Bunnymen, Pigpen i Grateful Dead, Kristin Pfaff e Hole dhe Jeremy ward i Mars Volta.

34 muzikantë që ngritën e shkundën themelet e rokut. Të 34-t të vdekur në moshën 27-vjeçare. Është një kapsule historike e rokut që përvijëzohet dhe gjarpëron nëpër dekada e zhanre, duke shpalosur shtresa numerologjie, filozofie e në rastet më ekstreme edhe astrologjie e kulti. Një klub që ktheu botën përmbys, një klub që ushqeu ëndrrat e milionave, një klub që më shumë se atyre që e krijuan me dashje a pa dashje na ndihmoi ne të rritemi, tu falemi, ti mohojmë e ti urrejmë për fatkeqësinë që njohja na solli, por kurrë ti harrojmë.

Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Archiviato in:Ata që na kanë shpëtuar jetën, Muzikë Tagged: Alan wilson i Canned Heat, Arlester Christian Dytke and the Blazers, Chris Bell i Big Star, Curt Cobain, Echo & The Bunnymen, Freaky Tah i Lost Boyz, Gary Thain i Uriah Heep, Grateful Dead, Jeremy, Jesse Balvin, Kristin Pfaff e Hole, Mars Volta., Pete de Freit, Pete Ham i Badfinger, Pigpen, Robert Johnson
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3615