admin
Administrator

Sheshi ne Prishtine – Foto: Trim Kabashi (@trimkabashi)
Ndoshta kohëve të fundit janë shpeshtuar komentet drejt komunës së Prishtinës, megjithatë prej tentim vendosjes së WC’ve publike në një prej pjesëve më në qendër të Prishtinës, e deri tek fontana para Teatrit Kombëtar, mund të them se mjaftojnë që të vazhdojnë komentent.
Nëse së paku ka dashamir të arkitekturës, planifikimit dhe estetikës në Kosovë apo thjeshtë qytetarë që dojnë të jetojnë në një ambient më të mirë, ata do ta dijnë e do ta kuptojnë se shumë gjëra janë anashkaluar e nuk janë bërë si duhet tek sheshet në Prishtinë . Duke filluar prej fontantës para Teatrit Kombëtar e deri tek pjesa e betonuar para statujës së Komandantit Zahir Pajziti, ku sërish janë bërë disa elemente mjaft të çoroditura shtese përreth saj.
Sheshi ne Prishtine – Foto: Trim Kabashi (@trimkabashi)
Ky blog post ndërlidhet më specifikisht me fontanën para Teatrit Kombëtar, ku së fundi nëse e keni vërejtur ajo fontantë e shtrirë pa plan, e ndërtuar pa kurrfarë llogaritje e teknike ndërtimi, është shembur në disa pjesë, ndërsa me gjasë edhe dikush është lënduar por nuk po përmendet, aq më keq as prej medieve. Vetëm paramendoni çfarë logjike: Në një prej pjesëve më të frekentuara në Prishtinë, pikërisht në pjesën ku shumë fjalime e tubime mbahen, ndërtohet një fontante e shtrirë në tokë, me një konstruksion të dobët e të vendosur në shtylla plastike, që rrezikon jetën e qytetarit. As FSK së fundi nuk mundi të nis marrshimin nga ajo pjesë por u desht të niset nga Hoteli Swiss Diamond…

Pemët e sheshit
Për fat në “fatkeqësi” telashet ndodhen herët për të na paralajmëruar se ajo fontantë nuk e ka vendin aty, jo vetëm që ka mbetë 1 metër në shpatullat për kalim, që po zvogëlohen çdo ditë nga karriget e lokaleve, por edhe për shkak se me gjasë ekziston rreziku që në një tubim të thyen qafën qytetarët.
Shpresoj që së paku ndonjë ditë në të ardhmen e afërt do të bëhen më publike më të hapura diskutimet përreth ambientit në të cilin jetojnë qytetarët, e së paku edhe qytetarët të jenë më aktiv në këtë drejtim sepse keq do t’i kemi punët!

Lexo tek faqja e tij...