FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

komino

Valoris scriptorum
FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

Ajai Chopra – FMN-së vlerëson si tepër inkurajuese hapat e qeverisë për rritjen ekonomike të vendit.


Ministri i Financave Ridvan Bode dhe drejtues të lartë të ministrisë u takuan sot pasdite me një delegacion të lartë të FMN-së, i kryesuar nga Ajai Chopra. Zoti Chopra ndodhet në Tiranë për të parë nga afër ecurinë e artikullit 4 të FMN-së, i cili përqendrohet tek rritja e qëndrueshme ekonomike e vendit.


Në këtë kuadër Ministri Bode e njohu zyrtarin e FMN-së me objektivat e qeverisë për 3 vitet e ardhshme të cilat konsistojnë :

1- Rritje ekonomike e lartë 6-7 % deri në 2009.

2. Inflacion i ulët 2 – 3 %, i cili do të arrihet me uljen e nivelit të papunësisë dhe rritjes së investimeve.

3. Politikë monetare të kujdesshme, që respekton një stabilitet afatgjatë.

Këto tha ministri Bode do të arrihen:

- përmes një politike që mbështet ekonominë private, rritjen dhe zgjerimin e sektorit privat, mbështetjen e tij me kreditim nga sistemi bankar.

- Vijimit të privatizimeve të ndërmarrjeve të rëndësishme shtetërore;

- Forcimit të të drejtave pronësore, realizimin e legalizimeve dhe kthimit të pronës, duke realizuar një formalizim të pronës në tërësi;

- Forcimin e shtetit ligjor;

- Rritjen e kapacitetit të vjeljes së taksave nga ana e qeverisë. Kjo do të thotë një politikë financiare që do të respektojë një deficit të ulët vjetor nga 2.6 përqind të zbresë në 2.3 përqind në fund të vitit 2009 dhe që përbën nivelin më të ulët të deficiteve buxhetore.

- rritjen e investimeve publike, të eficencës së shpenzimeve në tërësi, duke i destinuar tek ato sektorë që mbështesin rritjen e ekonomisë që janë infrastruktura, shëndetësia dhe arsimi. Këto janë jo vetëm sektorë prioritar për këtë qeveri-tha ministri, por sigurojnë dhe kanë një impakt të drejtpërdrejtë një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë të ekonomisë së vendit;

- forcimi i tregut financiar, i cili- tha ministri- nuk duhet të mos jetë problematik, që është shqetësim aktual i qeverisë, por duhet që të jetë një mbështetës i ekonomisë reale. Sot kontributi i tij është ende embrional.

Përfaqësuesi i FMN-së Chopra tha se vlerëson si tepër ambicioz programin e qeverisë i cili tha ai vjen së bashku me një rritje inkurajuese të të ardhurave. Zyrtari i Uashingtonit tha se FMN-ja mbështet të gjitha objektivat e qeverisë shqiptare, të cilat do të jenë objekt diskutimi i mëtejshëm në takimet informale që do të zhvillohen gjatë ditëve në vazhdim.

Në takim morën pjesë edhe shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Istvan Szekeli dhe përfaqësuesja e përhershme e këtij misioni në Tiranë Ann Margret Westin. Zoti Szekeli ndodhet në Tiranë për të ndjekur nga afër ecurinë e marrëveshjes së nënshkruar me FMN-në dhe përgatitjen për buxhetin shtesë dhe paketën e re fiskale.

www.minfin.gov.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

FMN: Rreziku i crregullimit ekonomik në Shqipëri në nivelin "Portokalli"

Tirane- Zëvendës Drejtori për Europën, Zoti Ajai Chopra e paralajmëroi Berishën në takimin që pati me të për rreziqet e politikave të ndjekura nga qeveria e tij. FMN ka paralajmëruar institucionet shqiptare për të patur kujdes ndaj rreziqeve që i kërcënohen ekonomisë së vendit.Zëvendës Drejtori për Europën të FMN-së Ajai Chopra ka bërë të ditur dje se institucioni që ai drejton nuk do japë konsensus për uljen e taksave. Mësohet se në takimet me qeverinë shqiptare është bërë i qartë qëndrimi se më mirë të përmirësohet puna e administratës në lidhje me bizneset.

Ndërkohë dje gjatë një interviste televizive në Vizion PLUS, ai bëri një deklarim alarmant që vetëm në kohën e krizës së piramidave në vitin 1996 është bërë nga FMN. "Rreziku i crregullimit ekonomik në Shqipëri në nivelin "Portokalli"", deklaroi Chopra në stilin amerikan të paralajmërimeve që shqipërohet që shqiptarët duhet të jenë në nivelin më të lartë të gadishmërisë për të shmangur krizën financiare. Mirëpo Berisha vazhdon mashtrimin e shqiptarëve sin ë krizën e piramidave dhe jep mesazhe e përhershme propagandistike.

Përfaqësuesi i FMN ka zhvilluar edhe një takim me disa nga deputetët e komisionit të Ekonomi-Financës në Kuvend me të cilët ka diskutuar në lidhje me shqetësimin e paraqitur nga deputetët socialistë në lidhje me rrezikun e rritjes së inflacionit në gjashtëmujorin e dytë të 2006.

Arsyet që mund të shtyjnë të ndodhë kjo gjë janë, rritja e menjëhershme e investimeve pjesën e dytë të vitit, rritja e shpejtë e kreditimeve nga bankat. Faktor tjetër është edhe bërja e një buxheti të dytë pas qershorit, për të cilin thuhet se përfaqësuesi i FMN i ka sygjeruar edhe qeverisë shqiptare që të përdoret për mbulimin e borxhit. Kjo shpjegon edhe deklaratën e bërë dje nga kryeministri sipas të cilit, do të shikohene rrugët e shpenzimit të fondeve që janë krijuar nga suficiti i të ardhurave.

Në intervistën e dhënë nga përfaqësuesi i FMN, Chopra në Vizion Plus është është e qartë se ulja e TVSH dhe Tatimit mbi Fitimit të mos bëhen gjatë këtij viti. Sipas tij hapi i parë për uljen e taksave duhet të ndërmerret për normën e taksës së sigurimeve shoqërore. Në këtë intervistë Chopra ka bërë të ditura shkaqet që kanë ndikuar në mosrealizimin e investimeve pulike. Ai ka trajtuar gjithashtu edhe gjendjen në sistemin bankar dhe rrisqet që ky sistem mbart. I pyetur në lidhje me premtimet e qeverisë për uljen e taksave, Chopra tha se "mesa kuptoj unë qytetarët shqiptarë janë shumë të interesur lidhur me uljen e taksave dhe ne diskutuam për këtë". Ai ka vlerësuar progresin në rritjen e të ardhurave dhe uljen e evazionit duke thënë se rezultat i kësaj është se të ardhurat në muajt e parë të 2006 kanë tjekaluar programin buxhetor.

"Buxheti ishte hartuar në mënyrë mjaft të kudjesshme dhe nuk kishte parashikuar të ardhurat shtesë që do të vinin nga taksat dhe tatimet. Dhe tani do të shikojmë rezultatet që kanë ardhur nga përmirësimi në administrim dhe do të ketë më shumë të ardhura të grumbulluara. Mendoj se tani qeveria duhet të mendojë se si duhet ti përdorë këto të ardhura shtesë", tha ai. Më pas ka shpjeguar se periudha që ka vëzhguar FMN nuk është e mjaftueshme për të rënë dakort me një ulje të taksave. Ai ka dhënë konsensus për uljen e pagesës së sigurimeve shoqërore, por ka dashur të theksojë faktin se qeveria duhet të ndërmarrë hapa të kujdesshme se ku ti përdorë këto të ardhura shtesë. "Ajo që ne e shohim më të rëndësishme është që qeveria duhet të rrisë shpenzimet për investimet prioritare, për shpenzime në projektet e infrastrukturës, arsimit shëndetësisë, dhe duhet që të jenë projekte të hartuara mirë", tha Chopra.

Ndërsa ka folur për sistemin bankar "ne si FMN ua kemi bërë të ditur vende si Shqipëria se zhvillimi i sektorit financiar është një nga mënyart më të mira për të ndihmuar përmirësimin e kushteve ekonomike, ndihmin në kushtet për biznesin, sepse u jep atyre akses në kreditim, ndihmon njerëzit e zakonshëm sepse ata do të kenë një vend ku të kenë kursimet e tyre dhe i ndihmon me kredi, dhe gjthashtu promovon ekonominë formale në vend të përdorimit të ekonomisë informale. Ai u shpreh se FMN është shumë të kënaqur që shohim zhvillime pozitive në spektrin bankar. "Po ka gjithmonë një por. Ka një pikë kur rritja e kredisë bëhet aq e shpejtë sa komplikon menaxhimin e ekonomisë, dhe eksperienca ka treguar se rritja e shpejtë e kreditimit ka sjellë probleme edhe në sistemin bankar, përsa kohë ne kemi qenë në Shqipëri ne e kemi diskutuar këtë çështje me shoqatën e bankave me Bankën e Shqipërisë dhe zyrtarët e qeverisë", tha Chopra. Sipas tij duhet ecur me kujdes përpara. "Duhet të jemi të sigurtë që bankat kur japin kredi e vlerësojnë me shumë kujdes besueshmërinë e njerëzve që u japin kredi, një gjë e tillë duhet të bëhet pasi nëse do të ketë të tilla probleme atëherë bankat do ta kenë shumë më të vështirë për ti rimarrë mbrapsh këto para. Banka duhet tëvjenë shumë më të kujdesshme në vlerësimin e rriskut që paraqesin kredimarrësit dhe për Bankën e Shqipërisë të sigurohet që rregullorja në sistemin bankar është e fortë për të parandaluar kategori të tilla kreditorësh. Kur unë bisedova me kryeministrin për këtë cështje ai ishte shumë i mirinformuar. Ai kërkon që në Shqipëri të mos ketë crregullime në sistemin banka. I pyetur se si është sinjali i alarmit në lidhje me bankat, Chopra tha "është portokalli".

Kryeministri Sali Berisha pati nje takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Zëvendës Drejtori për Europën, Zoti Ajai Chopra. Në takim u diskutuan rezultatet e ecurisë ekonomike të vendit, si dhe masat e reja që do të ndërmarrë qeveria në të ardhmen, në fushën e politikave dhe administrimit fiskal, financave publike, klimës së biznesit e zhvillimit të sektorit privat, sektorit bankar, etj. Zyrtari i FMN e paralajmëroi Berishën për rreziqet e politikave të ndjekura nga qeveria e tij. Aq i efektshëm ishte ky paralajmërim , sa në njoftimin për shtyp thuhet se, "bashkëfolësit ndanë mendimin se në prezantimin e ndryshimeve fiskale duhet gradualitet dhe kujdes, për të siguruar qëndrueshmëri dhe garanci në përmbushjen e objektivave të qeverisë. Në këtë drejtim, Zoti Berisha u shpreh se "këto lëvizje duhet të bëhen në përputhje me konsolidimin e administrimit fiskal dhe nuk duhet të shoqërohen me rënie të të ardhurave sepse kjo do të kishte një ndikim tërësor negativ".

Kryeministri Berisha kërkoi ndihmën e FMN për përcaktimin e qartë të ekzekutimit të kolateraleve, një praktikë të re, në mënyrë që krediti të garantohet plotësisht.

Nga ana e tij, Zotit Chopra u shpreh që prioritet kryesor i reformave duhet të jetë "forcimi i institucioneve private dhe publike në Shqipëri, që do të thotë që qeveria të përqendrohet në funksionet e saj bazë dhe sektori privat e tregu të lihen të veprojnë sa më lirë të jetë e mundur".

www.zeripopullit.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

E ka kritikuar apo mbeshtetur politiken financiare te qeverise berisha FMN???????
 

komino

Valoris scriptorum
Re: FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

Ne gjuhen diplomatike "shume ambizioze" do te thote PA MBESHTETJE REALE
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

Duke lexu ZP del që politikat e qeverisë kanë një të ardhme por kërkojnë kujdes në aplikimin e tyre (normale kjo).
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

FMN ben detyrat e veta. Ne duhet te bejme detyrat tona. Eshte e vertete qe eshte dhene shume kredi, por tani qe do filloje mosshlyerja e nje pjese te saj do te shihet reagimi i vertete i shtetit. Bankat duhet te ndihmohen nga institucionet e shtetit (gjykatat, permbarimi) qe borxhet e keqia te mos shtohen me shpejtesi...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Duke lexu ZP del që politikat e qeverisë kanë një të ardhme por kërkojnë kujdes në aplikimin e tyre (normale kjo).

[/ QUOTE ]

qe kane nje te ardhme eshte e sigurt
 

ujku81

Primus registratum
Re: FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

FMN asnjehere nuk prononcohet me superlativa, vetem nese ja ben muuuuuuuu qe rritja ekonomike eshte shume e madhe.

GJithsesi une vete mendoj se financat kane punuar mire keto 8 muaj, dhe gjithe puna eshte qe te vazhdojne keshtu, dhe te mos fillojne "deformimet" ne prag te fushates elektrorale.

Premtimet e Berishes ne fushate qene pak te ekzagjeruara ne terma kohore, por nese do te arrije ti mbaje (uljen e taksave, zgjerimin e bazes se tatimpaguesve, etj) brenda 4 vjeteve, per mua quhet i suksesshem.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

e thua ashtu kot apo ke ndonje reference ne deklarata?
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

Nqs po thuhet kujdes me bankat, eshte shenje e mire...
Nqs ne kemi vetem banka si treg financiar, nuk eshte shenje e mire
 

komino

Valoris scriptorum
Re: FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
kam reference ne deklarate /pf/images/graemlins/wink.gif

[/ QUOTE ]

po na e sill pra. Sa troc i dashke ftesat!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

per shembulli
-----------
I pyetur se si është sinjali i alarmit në lidhje me bankat, Chopra tha "është portokalli".
------------
 

komino

Valoris scriptorum
Re: FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

Nuk besoj se erdhi per te bere ne shqiperi nje lexion te terorise se tregjeve financiare dhe kur permenden disa problematika do te thote se jane shqetesuese. Apo gabohem?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: FMN- alarm apo optimizem???!!!!!!

pyetja duhet te ishte Ekonomia shqiptare: alarm apo optimizem?

se po te ishte per FMN-ne, ndoshta duhet te kishim dhene alarmin /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 
Top