FLETE DITARI 13 Një vdekje vere (pjesa e tretë)

Arbër Shtëmbari

Në hyrjen e dytë, në katin e tretë, në apartamentin 13, një dorë e fuqishme plot kallo të gurosura pllakë-pllakë mbi gishtërinj të plakur, hapi rubinetin e dushit. U dëgjua një zhurmë e thellë, që përbrenda tubave një si fishkëllimë dukej si të vinte prej së largu, nga një botë e nëndheshme dhe e panjohur. Pak më pas, currilat e parë të ujit, të ftohtë në fillim e, më pas, tepër të nxehtë, u derdhën mbi trupin tij. Mbylli sytë dhe priti derisa uji të shkiste mbi tërë lëkurën e tij. I dha një të fshirë me pëllëmbë syve dhe u përkul të kapte një nga shampot përtokë. Picërroi për një çast sytë para tyre. Kë të zgjidhte? Ai se kishte mësuar kurrë se cilën duhet të përdorte për flokët dhe cilën për trupin. Creme Oil Shower apo Nivea for men, energy? Hair repair mit avocadosmilk apo Douche soin de beauté? Hmm, ça ere ka ky me krem?!, e hapi dhe thithi fort aromën, që, sakaq, i dhuroi një buzëqeshje. « Qënka me erë çumçakizi!». Derdhi ca në të thellë të pëllëmbës dhe e shkoi mbi flokët e bardhë. «Vdiq dhe Lamja i shkretë!», mendonte duke fërkuar flokët dhe trupin.

Iu kujtua sesi në vitin 1968, duhet të kishte qenë janar, diku në Fier ata ishin njohur sëbashku gjatë një stërvitjeje tankesh: Ai, adjutant i Ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku, kishte mbërritur në bazë diçka më përpara se shefi i tij. E kishte pritur komandanti i Batalionit. «Dëgjo, shoku Misto! Beqiri do të mbajë një fjalim në Shtëpinë e Kulturës në Fier. Na dërgoni nja dy ushtarë shembullorë, po të jenë edhe një çik të pashëm. Meqë është stërvitje e përbashkët, merrni një nga ata të batalionit të Tiranës, një nga këta që keni këtu».

Dhe mbledhja e oficerëve të Garnizonit të Fierit u bë. Masive. Luftarake. Pas fjalës që mbajti Ministri, pasi folën edhe disa oficerë madhorë, fjala iu dha në fund edhe ushtarit Lame Koçiu. Nga fundi i sallës, pas oficerave, u ngrit një djalosh trupmadh, me kapotën e dimrit të prerë dy gishtë poshtë. Në podium ai foli pa letër. Po sa bukur ! Rrjedhshëm., me argumente. Ministrit i kishte bërë përshtypje theksi i folësit: njëherë i kishte tingëlluar si një theks puro tiranas, njëherë i ishte dukur si një theks korçar. «Ne, shoku Ministër, do ti zbatojmë detyrat e ngarkuara një më një» Salla ishte ngritur në këmbë, me duartrokitje.

Nuk thonë kot, që rastësia është mbret i botës. Shumë vite më pas ata jetonin sëbashku në të njëjtin parafabrikat, diku në Kombinat Nga rubineti erdhi një krëkëllimë e sforcuar Mbajti vesh, « ncncnc; maskarenjtë! More, po kush është ky bir kurve që e fik pompën?!» Me kokën gjithë ujë dhe me trupin gjithë shkumë, ai u çapit, duke sharë nëpër dhëmbë, mbi pllakat e ftohta, deri te peshqiri i varur pas dere. Pastaj hapi pak derën, «O Moza, më sill një palë mbathje!» Një dorë i zgjati, sakaq, një palë të mbathura të bardha. «Ta fikën? », pyeti ajo. «Na fikën, thuaj», iu gjegj ai.

Në hyrjen e Lames ai u ndal pak sekonda te një lajmërim vdekjeje ngjitur lart në mur. «Eh, o Lame!», psherëtiu. Dhe mori shkallët për në katin e dytë.

Në krye të shkallës dy djem, mbështetur pas murit, e drejtuan për nga fqinji, aty ku ishte improvizuar dhoma e burrave. Hyri. Në dhomë pa të ulur trembëdhjetë burra. Ai i dha dorën me radhë të gjithëve, duke shqiptuar të njëjtën fjalë, « Ngushëllime!» dhe shkoi e u ul pranë tre djemve që ishin ndenjur njëri pas tjetrit pranë dritares. Ehhh !, psherëtiu, sikur të kishte dashur të hapte bisedën. Na edhe la Lamja, o shokë!.

Në hapësirën e dhomës velloja e tymit të cigares, që ishte stacionuar brenda saj, bezdisej herë pas herë nga një grup mizash që vinin rreth e përqark. Eh, i ziu Lame ! Iku shpejt! Shpirt njeriu ishte!, foli dhimbshëm njëri prej burrave aty në dhomë. E kam pasur shokë pune. Shisnim bashkë. Ka qenë i mbbbrekullueshëm, tha, duke e shoqëruar b- në me një gjest të thatë duarsh. Epo, çështë jeta?, ia preu tjetri, që tymoste diku më tej, Ja, si kjo cigarja është ; e ndez, taaak ; e pi dhe ajo harxhohet ! Dhe çmbetet pastaj? Ja, ky hiri mbetet, tha duke shkundur cigaren në tavëll.

Hodhi një vështrim nga të tjerët përfund dhomës dhe, duke i ngulur sytë diku, foli sërish : Po ju, o çuna, të familjes jeni?. Jo, jo; ne jemi shokë të Benit. Këtu rrini ju?. Jo, jo; unë rri në Kanada; ky rri në Francë. Kurse unë rri këtu ke Parku, ndërhyri Klodi. Ai që tymoste vazhdoi, Beni i shkretë! Kishte ardhur mbrëmë nga Gjermania. E ka nusen me foshnjën e sapolindur akoma në spital. Hall këtej, hall andej!.

Ndërkaq, në bisedë futet një grua: Shokët e Benit jeni ju? Hajdeni te dhoma; jepini lamtumirën të ndjerit!.

U çuam dhe morëm për nga apartamenti i Benit. Në korridor, mbi një lavatriçe, disa foto të hedhura shkarazi. Në një ambient dukshëm spitalor, Beni, e shoqja, dhe një beb fare i vockël, prush i kuq, me flokë sterr të zeza. Paska lindur me flok!, më pëshpërit Klodi

Në kuzhinë dëgjoheshin të flisnin disa plaka, veshur me të zeza, që rrinin rreth e rrotull arkivolit. Të tjera gra vajtonin me vargje. Diku në qoshe, një ventilator bardhë e blu rrihte ajrin.

I dhamë dorën një për një të moshuarave, më pas – të ëmës së Benit mes syresh, i ngushëlluam të gjitha. Teksa bëheshim gati të dilnim, një dorë e lehtë më ndalon e më thotë: Qëndroni pak pranë arkivolit; prekeni pak arkivolin.. Altini më hedh një shikim të çuditshëm. Kthehemi drejt arkivolit dhe mbështesim njërën dorë mbi të. I ndjeri, Lamja, dukej brenda tij sikur flinte.

Në orën dy pasdite karvani mortor ishte gati. Mes lotëve, familjarët zbritën arkivolin. Si do shkojmë te varrezat?, më pyet Beni, por pikërisht në këtë çast afrohet një autobus. Hipim edhe ne. Kombinat-Sharrë: as pesë minuta. Ulemi aty nga fundi. Para nesh, dy gra. Po si iku Lamja ashtu?!. Eh, iku, iku! Ishte alamet burri! Eh, iku, iku! Po të vdesë tjetri kot fare! Eh, iku, iku!

Klodi, përkrah meje, ndez një cigare. Nuk vonoi as një minutë, kur u dëgjua diku përpara: Ooo, kush e nezi at cigare?! Fike cigaren, or çun!.

Në pasqyrën e mesit, ngërdheshja në fytyrën e shoferit shprehte zemëratë. Qetësisht Klodi hapi kutizën e varur në shpinën e sediles që kishte përpara dhe filloi të fikte cigaren. Klodo, kujdes, se e ke plot me pislliqe. Ke për ti vënë zjarrin kështu. Pa merak, daku.

Ai hodhi cigaren brenda dhe mbyll kutizën. Prej saj nuk vonoi, dhe një erë tepër e rënde, e shoqëruar me një tym të zi, filloi të kundërmojë në tërë autobuzin. Prej së largu dëgjohet sërish zëri i shoferit: O çuna; ça po boni mo vëlla! Iku Lamja, kot fare, burrë i mire! Eh, iku, iku! Lamj moj, çështë kjo erë? Or çuna, po na digjni, ou, ou.

Pikërisht kur një flakë e vogël filloi të nxirrte kryet prej kutizës, një dorë e ashpër erdhi nga pas, e shqeu, grushtoi fundërrinat në zjarr dhe i flaku përtokë duke i shkelur më pas me këmbë. Ooo, ça po bëhet me?, bërtiste shoferi. Ska gjo, ska gjo, vazhdo shoku, u sqaru këtu iu përgjigj dikush nga prapa.

Autobuzi mori kthesën për në Varrezë. Diku autobuzi ndaloi dhe nisëm të zbresim një nga një. Shohim shoferin, kurioz, të shkojë drejt fundit të autobuzit.

Ne ndoqëm të tjerët, të cilët u ndalën rreth një grope të sapohapur. Diçka më larg gjerdeshin të flakura dy – tri lopata të ndotura me baltë, që dikush kishte hedhur rrëmujshëm. Mblidhemi të gjithë sëbashku. Në këto çaste afrohet edhe arkivoli. Në çdo fytyrë dhimbja lexohej qartë. Një burrë pak i moshuar, me një letër në dorë, me zë të përvajshëm lexon nekrologjinë e të ndjerit, Të dashur familjarë të Lames ! Të nderuar pjesëmarrës ! Jemi mbledhur në këtë ceremoninë mortore për ti dhënë lamtumirën e fundit

Fjalimi ishte shumë prekës. Çuditshëm, pranë nesh qëndronin edhe disa fëmijë romë me ca shishe plastike coca-cola të mbushura me ujë. Po këta?!, më pyet Altini. Sakaq, i shoh fëmijët me habi. Njëri prej tyre më pëshpërit për pastaj, për pastaj. Habitem.

I paharruar qoftë kujtimi i tij !, e mbyll fjalimin zotëria, ndërkohë, si në kor, të gjithë ia kthejnë : T
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1340