Fletë ditari 13 Një vdekje vere
Një vdekje vere

Arbër Shtëmbari

E keni marrë vesh? Ka vdekur babai i Benit, një mikut tonë. Babain e tij e quanin Lame dhe ishte me padyshimin më të vogël – njeri i shkëlqyer. Më erdhi vërtet shumë keq kur ma thanë.

Rreth orës 9 të mëngjesit, diku në Kombinat, para hyrjes së një parafabrikati, dikush ngjiti në mur lajmërimin e vdekjes dhe orën e varrimit. Ndoshta Lamja skishte pasur mundësi të bënte një foto prej vitesh, por familjarët e të ndjerit nderin ia kishin bërë: kishin ngjitur te lajmërimi një foto të tijën, që duhej të datonte mbi dhjetë vjet më parë. Kishte dalë i buzëqeshur, me një krah mbështetur te televizori Grundig, që djali ia kishte sjellë nga Gjermania. Grundigu! Ishim mbledhur ne, fëmijët e lagjes, rreth Grundigut të Lames në ato vite të para të demokracisë dhe, me sy të mëdhenj përpara tij, kishim përtypur plot habi ngjyrat e para televizive, ndërkohë që komshinjtë vinin njëri pas tjetrit dhe hidhnin nga një pesëqindshe duke uruar: Ta gëzosh televizorin, o Lame!. Gjermoni di tboj televizor. Grunding mër vlla. Edhe kur e thu, tmush gojën plot, e kishte për zakon ti mburrej Lamja gjithë klientëve të tij. Ah po, Lamja ishte tregtar. Unë jom tregtar i nershëm mër dak, jom njerëzor me robt, se e kontrolloj unë mallin, smë kontrollo ai mu, thoshte ai shpeshherë me humor.

Një mëngjes më parë ai kishte dalë prej shtëpisë herët, rreth orës 5 të mëngjesit, për të shkuar pranë tezgës së tij, te Tregu i Madh. Bënte freskët. Kishte veshur një kanatiere të bardhë, një palë pantallona kostumi, pa rrip. Kishte mbathur edhe një palë shapka.

Me të mbërritur, kishte filluar të nxirrte mallin; fruta e zarzavate, ndërkohë që të tjerët, përkrah tij, kthenin ndonjë kafe më këmbë. O Lame, po pije një kafe, o derëbardhë!, i kishte thënë një koleg. Jo, jo; se jom me tension, i ishte gjegjur ai. (Në fakt, Lamja me origjinë ishte korçar, por atij i pëlqente theksi i Tiranës. Mu Tirona më ka hy nzemër që ahere kur bona ushtrinë ke tanket në Zall-Herr. Plus që e kisha edhe ftyrën si tirons, içik skiçe, jo si rreth, a kupto ti; më shkote. Kjo çështja e fytyrës skiçe apo si rreth për ata nga rrethet, kishte ngjallur jo rrallëherë edhe debate në pallat, por të gjithë e dinin që ai kishte një zemër të bardhë e askush skishte ngritur dorë ndaj tij.)

Teksa sistemonte në tezgën e tij domatet dhe kastravecët e sapospërkatur me pikla uji me një shishe kola me një si vrimëz në tapë, Lamja ndoshta mendonte : Çtension! Unë skam vujt kurrë nga tensioni!. E vërteta ishte krejt tjetër. Dy netë më parë, pasi kthehej nga një ditë e ngarkuar pune, një telefonatë i kishte prerë hovin për në shtëpi. Babi, babi; jam Beni. U bëre gjysh, o babi.. Atij i ishin prerë gjunjtë. Gjysh?. Djali i tij, Beni, në Gjermani prej vitesh, i martuar vetëm një vit më parë, po i jepte lajmin e madh, se ishte bërë me djalë. Po me jetë të gjatë, o bir!, i kishte thënë ai të birit me sytë të përlotur. Po kur do vini këtej, o të keqen babi? Se e di ti, mami tani do të luajë mëndsh nga gëzimi. U bëmë familje e madhe tani, o babë.

I biri i tha, se do të ktheheshin shumë shpejt, ndoshta dhe pas një muaji, sapo që nusja dhe bebi të merrnin pak më shumë forca. Lamja nxitoi hapat për në shtëpi. Shkallët i ngjiti dy nga dy. Hapi derën, por ajo ishte mbyllur. Trokiti me sa i zuri dora. Erdha, erdha !, u dëgjua përbrenda. Nervoz, teksa fshinte lotët e gëzimit, ai po ziente jashtë dere prej padurimit Po hë moj, se na hëngre me këta drynat !. Trak ! Dera u hap. Ajo e kuptoi menjëherë, se kishte ndodhur diçka. Mbi faqet e tij lotët shkëlqenin ende. Ai e kapi në qafë. U bone gjyshe!. Gjyshe?. Po mi, po ; gjyshe, se u bomë me një nipçe të bukur. Asaj iu drodhën buzët. Ra në krahët e tij dhe e përqafoi fort, siç nuk e kishte përqafuar prej çvitesh smbahej mend. O shpirti mamit, o zemra mamit, pse stë kemi këtu po si është bebi? Me shëndet të plotë? Po nusja, si është?, pyeste ajo me buzët që i dridheshin. Janë shumë mirë dhe do të vijnë së shpejti. Do lyer shtëpia tani, se kemi sebep.. Po ça shtëpie, o Lame dhe ti, prit se kemi hall tjetër tani.

Qëndruan përqafuar për disa çaste dhe qanë të dy, duke buzëqeshur.

Diku pas nate, atij i kishte dalë gjumi. Ishte ngritur duke u kollitur. Kishte shkuar në banjë. Ishte parë në pasqyrë. Sa ishte plakur ! Ai djaloshi bukurosh, që dikur kishte bërë për vete vajzat më të bukura të kryeqytetit teksa endej me motor duke sfiduar vetë kohën, tani, në ato rrudha në ballë, numronte vitet që kish lënë pas. Ndjeu një si të therur në gjoks. I hodhi ca ujë të ftohtë fytyrës dhe shkoi të shtrihej sërish në shtrat. Mirë je?, e kishte pyetur ajo. Mirë, mirë, po më çan këtu në gjoks. Do të jem ftof rrezik..

Pa fjalë, ajo u ngrit dhe mori nga kuzhina. Kur u rikthye disa minuta më vonë, në një dorë shtrëngonte poshtë një gote të mbushur plotpërplot më ujë, një aspirinë, ndërsa në dorën tjetër, kishte mbështjellë me një cohë të lehtë një tjegull të nxehtë. Ça janë këto mi gru?!. Pije këtë njëherë dhe fute në gji këtë tjetrën, i kishte thënë ajo, e shqetësuar. Ça o kjo?! Po kjo të djeg ! Je në terezi ti !? Nga e gjete këtë tjegllën e nxeftë tani në pisk të vapës?!. Fute, ore në gji të të ngrohet shpirti, i ishte hedhur ajo me hakërrim.

Donte sdonte, Lamja kishte pirë me fund gotën e ujit bashkë me aspirinën dhe kishte ngjeshur në gjoks tjegullën e nxehtë. Djersët i kishin shkuar palë-palë. Po skishte thënë gjë. Ishalla bohem më mire!, i kishte thënë të shoqes, se me ju gratë gjithçka osht fifti fifti. Ça është?, pyeti ajo. Asigjo. Notën, ishte kthyer ai në krahun tjetër, duke tërhequr çarçafin. Gjoksi i dhimbte. Po bo efekt, mendoi. Ai nuk e kishte fshehur kurrë mendimin, se gratë ca gjona i dinë më mirë se burrat.

Kishte fjetur.

Në orën pesë të mengjesit, lehën qentë. Ai u mbath e iu drejtua sërish tezgës së tij.

Si gjithmonë, rrugën pëlqente ta bënte në këmbë. Fresk, qetësi, atij i pëlqente të përgjonte qytetin tek zgjohej. Mendimet i silleshin përqark në kokë: Kur të vijë djali me nusen dhe nipçen, do të shtrojë një darkë të mirë jashtë Tirone. Madje, edhe kafen anej do ta pijmë. Se kafja e mirë pihet jashtë Tirone E po, u bona gjysh ene unë. Si ti them çunit të më thërrasi tani, gjysh? Apo babë? Babë më mirë? O babë, ma shif çik çunin se po iki në punë! Jo, jo sshkon babë. As babe. O gjyshi, më trego një përrallë. (qeshi me vete). Ta hajë gjyshin atë dorën e vogël, o ylli i babësdreqi e morigjyshit..

Do të kalonte trotuarin, kur befas ndjeu një të therur në gjoks. Ouuuu!, kishte bërtitur me sa kishte pasur në kokë. Mos mër, kishte shtrënguar fort në krah të zemrës. Sytë i ishin zbehur. Brenda pak sekondash ishte shtrirë përtokë. Kur kishte hapur sërish sytë, kishte parë vetëm qiellin. Blu e kthjellët mëngjesi. O Beni i babit! Po nuk ikën babi pa të parë ty, jo!.
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1320