Flamuri Shqiptar - Ceshtje e identitetit kombetar

tntn

Primus registratum
Flamuri Shqiptar - Ceshtje e identitetit kombetar

Te dashur miq,
Ne temat ku trajtohej ceshtja e FLAMURIT, shpeshhere harrohen DISA PIKA KYCE:

1. Flamuri shqiptar qe u ngrit ne Vlore ne 1912 ishte arritja kolektive e te gjithe shqiptareve ne afirmimin e identitetit te tyre kombetar. Perpara se te ngrihej KY FLAMUR, shtetet fqinje na konsideronin, sipas rastit, ose turq, ose myslimane, ose greke...

2. Flamuri shqiptar qe u ngrit ne Vlore ishte kurorezimi i asaj qe u kishte munguar shqiptareve ne historine e tyre moderne: SIMBOLI I IDENTITETIT KOMBETAR. Qe kendej e tutje, shqiptaret do te identifikoheshin SI TE TILLE, dhe jo si myslimane, greke, apo turq. Flamuri i Vlores i bashkoi shqiptaret: qe andej e tutje ata nuk percaktoheshin me si "milet i vilajetit te Shkodres, te Janines, te Shkupit, te Kosoves", por si SHQIPTARE. Qe nga viti 1912 kishte zyrtarisht 1 CESHTJE SHQIPTARE DHE 1 FLAMUR SHQIPTAR.

3. Flamuri shqiptar u ngrit ne Vlore vetem fale kontributit te bashkuar te te gjithe shqiptareve. Flamuri i Vlores eshte flamuri i Hasan Prishtines, i Luigj Gurakuqit, i Isa Boletinit...ai nuk do te ngrihej nese nuk kishte nje unitet kombetar rreth nje identiteti kombetar. Uniteti rreth identitetit kombetar ka nje simbol: FLAMURIN KOMBETAR.

Shpeshhere ideologe te identiteve "post-etnike" dhe "mbi-kombetare" harrojne se teorite e tyre moderne s'bejne gje tjeter vecse te kthejne ne kohen e vilajeteve turke, apo me keq, ne kohen e ilireve "antike"


...debati le te quhet i hapur
tung
 

kameleoni

Primus registratum
Re: Flamuri Shqiptar - Ceshtje e identitetit kombetar

PO KE TE DREJTE.Flamuri nuk mund te vetem ndertohet mbi disa emra te mbetur mbreterish ilire te cilet nuk kane lene asgje.TUNGAskush nuk duhet te guxoje te ndryshoje FLAMURIN E SKENDERBEUT
 

melos

Primus registratum
Re: Flamuri Shqiptar - Ceshtje e identitetit kombetar

e kush jane ata TUNG-ashat sipas teje, sepse pjese e tyre duket qe eshte edhe larteshkruesi qe e ke perkrah mendimin e tij
 

tntn

Primus registratum
Re: Flamuri Shqiptar - Ceshtje e identitetit kombetar

I dashur Caesar,

Postimi im i referohej flamurit qe u ngrit ne Vlore ne saje te perpjekjeve te Ismail Qemalit, Hasan Prishtines, Isa Boletinit, L. Gurakuqit etj, jo flamurit mesjetar te Skenderbeut.

Ajo qe dua te nenvizoj tek flamuri i Vlores eshte kjo: Fale perpjekjeve te te gjithe shqiptareve, me 1912 u sanksionua perfundimisht ai qe sot ne quajme: Identiteti Kombetar.

Identiteti Kombetar nuk eshte thjesht nje bashkesi simbolesh, te cilat mund te ndryshojne ne kohe. Ai eshte nje bashkesi vlerash, ndjenjash dhe synimesh.

Ne momentin kur synimet ndryshojne, kur vlerave "u kalon koha", kur ndjenjat nuk ndahen, atehere natyrisht qe do te shfaqen simbole te tjera. Ndryshimi i simboleve nuk eshte nje teme tabu. Por edhe arsyet perse puna vjen deri tek ndryshimi i simboleve nuk ka pse te trajtohen si tabu.
 

premtim

Primus registratum
Re: Flamuri Shqiptar - Ceshtje e identitetit kombetar

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
PO KE TE DREJTE.Flamuri nuk mund te vetem ndertohet mbi disa emra te mbetur mbreterish ilire te cilet nuk kane lene asgje.TUNGAskush nuk duhet te guxoje te ndryshoje FLAMURIN E SKENDERBEUT

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/cool.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: Flamuri Shqiptar - Ceshtje e identitetit kombetar

...Migjen Kelmendi ka ndermend te shprehet ne emisionin "Opinion" lidhur me ceshtjen e identitetit shqiptar dhe simboleve kombetare. Nese dikush nga ju ka ndonje artikull nga Kelmendi, ben mire ta postoje ketu qe te njihemi edhe me kendveshtrimin e tij.
 

tntn

Primus registratum
Re: Flamuri Shqiptar - Ceshtje e identitetit kombetar

ndoshta dikush paska pakez veshtiresi me kete ceshtjen e identitetit /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top