Fitorja e PDK-së i garanton Kosovës shtetin e pavarur dhe sovran.

*Plisi*

Primus registratum
Fitorja e PDK-së i garanton Kosovës shtetin e pavarur dhe sovran.

11.JPG


PUNË. SHTET. DINJITET.

PDK PËR KOSOVËN: SOT DHE NESËR

Kosova sot ndodhet përpara një kthese vendimtare. Përvoja na ka treguar se vetëm besimi te njerëzit me ideal e të vendosur, të cilët nuk kanë kursyer asgjë për liri, si dhe besimi në të ardhmen, mund të bëjnë kthesa dhe ndryshime që i duhen kohës, që u duhen qytetarëve të Kosovës.

Që nga viti 1999, qyetari ynë filloi për herë të parë ta përjetojë atë se çka do të thotë të jetosh pa shtypje dhe pa frikë nga policia. Nuk ka kthim mbrapa.

Gjatë këtyre pesë vjetëve, Kosova ka kaluar nëpër një proces të vështirë, me ngritje dhe rënie, një proces që na ka dhënë përvoja të shumta. Kosova sot është e lirë, por ende nuk është shtet i pavarur; ka kufij të përcaktuar, por jo unikë; është paqësore, por jo e sigurt sa duhet për qytetarët e saj; është pluraliste, por jo sa duhet e demokratizuar; pjesë e familjes evropiane, por jo anëtare e Bashkimit Evropian; ka ekonomi të lirë të tregut, por jo ekonomi të zhvilluar; ka shkollat e saja, por pa arsimim të reformuar. Interesat e mëdha kërkojnë bashkimin e mendjeve politike e qytetare për të realizuar synimet tona.

Kosova ka përjetuar shumë ndryshime pozitive deri më tash. Ajo ka sistemin e vet ligjor, parlamentin dhe qeverinë e vet. Me gjithë përparimin që është bërë, ka ende probleme të mëdha: shkalla e papunësisë është shumë e lartë; shumë qytetarë jetojnë në varfëri të skajshme;

Kur themi se në Kosovë gjendja ekonomike, sociale, administrative, shpirtërore, politike është e rëndë, këtë nuk e pohojmë për të tërhequr të pakënaqurit, për të shfrytëzuar situatën për arsye elektorale, por për të parashtruar ofertën tonë përballë një situate konkrete.

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se sot vendi ka arritur në një fazë të re, në një fazë që kërkon protagonistët e saj të duhur, të cilët më mirë dhe më përgjegjëshëm se kudo janë të përfaqësuar në ofertën tonë.

Partia Demokratike e Kosovës zotohet se gjithçka në interes të Kosovës do të realizojë në bashkëpunim dhe në mirëkuptim me strukturat ndërkombëtare. PDK-ja do të punojë me diplomacinë ndërkombëtare, për të vënë në jetë vullnetin sovran të popullit të Kosovës.

Kosovës i duhet një program real zhvillimi të gjithanshëm. Ajo nuk mund të jetojë me solidaritetin ndërkombëtar dhe dëshirat e mira, por me vizione të qarta për etapat e zhvillimit dhe përparimit.

Detyra e demokratëve kosovarë është të japin të parët shembullin për demokratizimin e shoqërisë kosovare, për përballimin e sfidave të zhvillimit dhe për krijimin e një mentaliteti evropian dhe integrues.

Vlerat e trashëguara dhe prirjet bashkëkohore nuk duhet të përplasen, por të bashkërendohen. Ato pasurojnë dhe përplotësojnë njëra-tjetrën.

Unë e shoh këtë rrugë të gjatë e të vështirë, të cilën e kemi bërë së bashku, të na shpie drejt implementimit të vizionit tim dhe të PDK-së për të ardhmen e Kosovës:

1. Shtet i pavarur dhe sovran: bashkëpunim me shtetet fqinje duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit; anëtar i Kombeve të Bashkuara; anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian; anëtar i ardhshëm i NATO-s.

2. Shtet qytetar që punon drejt krijimit të një identiteti shtetëror: gjithë qytetarët do të jenë shtetas të Kosovës.

3. Sundimi i ligjit: bazë ligjore dhe legjislacion në interes të të gjithë qytetarëve; kushtetutë në përputhje me ato të shteteve demokratike perëndimore; gjyqësi e pavarur dhe e paanshme; të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit; masa rigoroze antikorrupsion në të gjitha segmentet e insitucioneve me zbatim të barabartë në të gjitha nivelet.

4. Të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët: vend shumetnik dhe shumëfetar; kundër diskriminimit në baza të identitetit etnik; gjinor, racor ose fetar; mbrojtje e të drejtave të pakicave.

5. Mbrojtja dhe siguria: kufinj të pandryshueshëm të Kosovës në përputhje me parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare; garancione të sigurisë nga NATO-ja duke përfshirë edhe ngritjen dhe zhvillimin e forcës mbrojtëse të Kosovës të integruar në NATO; pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit.

6. Shoqëri moderne demokratike me qeverisje funksionale: s hërbim civil modern dhe profesional me status të mbrojtur me ligj; reforma zgjedhore me aplikimin e listave të hapura për një Parlament më të përgjegjshëm ndaj nevojave të të gjithë qytetarëve; paga në sektorin publik konkurrente me ato në sektorin privat; shoqëri aktive civile; media të lira dhe të pavarura.

7. Zhvillimi ekonomik: euro si valutë, inkuadrim i plotë në të ardhmen në Eurozonë; marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet fqinje dhe vendet e tjera; respektim dhe mbrojtje me ligj e pronës private; lehtësim i investimeve ndërkombëtare; krijim i kuadrit favorizues për ndërmarrjen e lirë dhe biznesin e vogël.

8. Mirëqenia sociale: asistencë sociale për qytetarët që nuk kanë mundësi t'i përmbushin nevojat elementare për veten dhe familjet e tyre; pensione të rregulluara me ligj; standarde evropiane të shëndetësisë, arsimimit dhe sigurisë në punë; përkujdesje për veteranët dhe invalidët e luftës.

9. Përkrahje e plotë për integrimin e të kthyerve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të komuniteteve: kthim i qëndrueshëm dhe i sigurtë i të gjithë refugjatëve në shtëpitë e tyre; integrim i të kthyerve në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës; mbrojtje dhe respektim i trashëgimisë kulturore dhe fetare të të gjithë kosovarëve

10. Shtet i cili mirëpret: angazhimin e vazhdueshëm të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe SHBA-së për garantimin e paqes dhe sigurisë; asistencë e vazhdueshme ndërkombëtare në forcimin e institucioneve demokratike, gjyqësore dhe civile; asistencë e vazhdueshme ndërkombëtare për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë dhe të infrastrukturës.

PDK-ja është e sigurtë se do t'i realizojë këto objektiva me përkrahjen dhe besimin që do t'i fitojë nga qytetarët e Kosovës më 23 Tetor. Prandaj, ne ballëhapur i themi qytetarit të Kosovës: BESO, VOTO, PDK, FITO.
Datë: 23 shtator 2004

Hashim Thaçi
Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës


KOSOVËS I SIGUROJMË

1. Kandidatë me vlera morale, me përvojë e kontribut politik, me nivel profesional
- Për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, për administratën publike, në postet politike dhe shërbimin civil, respektojmë parimet e kritetret e meritës dhe të profesionalizmit.
- Balancë të duhur midis eksperiencës dhe drejtuesve të rinj e energjikë. Në këtë drejtim kemi krijuar një skemë efikase për joshjen e të rinjëve me përgatitje për t’i angazhuar në poste me kompetenca dhe vendimarrëse.
- Krijimin e besimit se e ardhmja ndodhet në duart e atyre që dëshirojnë të punojnë, të angazhohen për të ardhmen individuale dhe kolektive.

2. Drejtim politik dhe ekzekutiv në të mirë të Kosovës
- Përgatitja e një programi strategjik, i cili synon forcimin e vendit dhe prosperitetin;
- Arritjen e një legjislacioni të plotë të shtetit ligjor;

3. Zgjidhje të statusit
- Nëpërmjet realizimit të standardeve tashmë të vendosura;
- Nëpërmjet një politike efikase, të hapur dhe bashkëpunuese me faktorët ndërkombëtarë;
- Nëpërmjet respektimit të parimeve dhe ligjeve ndërkombëtare që zgjidhin të drejtën e popujve për vetvendosje dhe respektimit të angazhimeve që kërkon një politikë e tillë.

4. Bashkëjetasë dhe liri themelore të njeriut
Duke qënë koshientë në nevojën e Kosovës për të ristabilizuar ekuilibrin qytetar të shkatërruar me dekada nga shtypja nacionale, pabarazia, dhuna nën emrin e epërsisë rraciale të sllavëve mbi shqiptarët, të politikës së regjimit milosheviçian, ne e kosniderojmë rikthimin e besimit reciprok nderëtnik dhe në përgjithësi respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si një element thelbësor të demokracisë, të stabilitetit të brendshëm dhe atij rajonal. Pikërisht për këtë garantojmë:
- Sigurimin konkret dhe real të të drejtave të pakicave kombëtare për lëvizje të lirë, për afirmim, për shprehje dhe organizim politik, për kthimin dhe të qenurit e tyre qytetarë të barabartë të Kosovës, në përputhje të plotë me parimet e Konventave Ndërkombëtare.
-
- Konsolidimin e institucioneve që synojnë të vendosin dhe garantojnë bashkëjetesën nacionale, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
- Rishikimin dhe të forcimin e legjislacionit të realizuar deri më sot nga Parlamenti dhe administrata e UNMIK-ut.
- Shikimin e strukturës dhe rregulllave të shërbimit civil për të menjanuar pengesat e minoriteteve për të qënë të barabartë me të tjerët në gjetjen e vendeve të punës të pranuara me ligj.
- Lirinë e shprehjes së qytetarëve nëpërmjet mediave. Gjatë qeverisjes tonë do të ketë një thellojmë të bashkëpunimin me strutkurat ndërkombëtare për demokratizimin sa më të madh të mediave dhe forcimin e tyre.

5. Integrim në strukturat rajonale dhe europiane
- Krijimin e një programi të detajuar për marrëdhënie të jashtme ekonomike;
- Hartimin e një platforme të afrimit të standardeve të Bashkit Evropian, nëpërmjet bashkëpunimit drejtpërdrejt me strukturat evro-atlantike.

6. Zhvillim ekonomik në shërbim të qytetarëve të Kosovës
- Objektivi strategjik dhe kryesor është zhvillimi I vazhdueshëm dhe I ekuilibruar I ekonomisë;
- Rol parësor sektorit privat;
- Menaxhim efikas të burimeve njerëzore dhe natyrore;
- Vazhdimin e reformës në të gjithë sektorët;
- Privatizim efikas , transparent, dhe në interes të ekonomisë së Kosovës;
- Investime në arsim, shkencë,teknologji, në ndërmarrje të vogla e të mesme, nzxitje të eksporteve kosovare, vënie e rregullit në financat e shtetit;
- Ndryshe nga të tjerët do t’i themi stop falimentimit.

7. Shtim i punësimit
- Me programin ekonomik do ta shtojmë punësimin.
- Për dallim nga të tjerët, do t’i rrisim shpresat për të ardhmen.

8. Ulja e tatimeve
- Zvogëlimin e tatimeve, ngritjen e ndërmarrjeve prodhuese, hapësirë prodhuese vendore.
- Krijimin e infrastrukturës ligjore për menjanimin e pengesave burokratike për investime të reja.

9. Standard jetësor në ngritje
- Përkujdesje për familjen, fëmijën, fëmijët e dëshmorëve, pensionistët dhe invalidët.
- Investime më të mëdha në shëndetësi, kulturë e sport.

10. Rend dhe ligj
- Në Kosovë nuk ka respektim e sundim të mjaftueshëm të ligjit. Ne angazhohemi t’ia kthejmë autoritetin ligjit.
- Ne do të ngrisim shkallën e sigurisë, duke sigurusr edhe lirinë e lëvizjes së plotë në tërë Kosovën.

11. Luftë korrupsionit
- Korrupsioni ka përfshirë administratën publike në përmasa shqetësuese. Ne do të ofrojmë zgjidhje që garanotjnë zvogëlimin deri në eleminim të plotë të tij.
- Nuk do të lejojmë që korrupsioni të pengojë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

PRIORITETET E PDK, PRIORITETE TE POPULLIT TË KOSOVËS

Partia Demokatike e Kosovës nuk i konsideron zgjedhjet një qëllim më vete, pasi demokratët kosovarë shikojnë më lart se një fushatë elektorale. pdk nuk ka iluzione, nuk përhap iluzione, nuk ka dhënë dhe nuk jep premtime te lehta.

Kosova ndodhet para një realiteti të vështirë, para zgjidhjeve të cilat pa dyshim do të bëhen me rrugën e paqes, të tryezës së bisedimeve dhe jashtë logjikës së vjetër ballkanike.
Kosovës i duhet sot të vazhdojë rrugën drejt vendosjes serioze të gurëve themeltarë shtetformues. Qytetarët tanë duan të dinë se cfarë do të jetë e ardhmja e tyre dhe për këtë ne mendojmë se krijimi i një Programi nuk i përket vetëm UNMIK-ut, por në rradhë të parë Qeverisë e strukturave administrative lokale

- Pavarësia

Partia Demokratika e Kosovës u krijua pas lufte. Ajo, në shpatullat e saj, bart përvojën e një veprimtrie të gjatë e të gjithanshme patriotike për çlirimin e Kosovës, ka eksperiencën e ilegalitetit dhe të pasojave ti tij periudhën e lavdishme të luftës së armatosur të UCK-së, e cila ishte vazhduese e traditës heroike të shqiptarëve në luftën për liri dhe pavarësi.
PDK është forca e parë politike që kuptoi se kishte ardhur koha e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së populllit të Kosovës, pasi ishte rrezikuar deri në ekstrem ekzistenca e tij. Ajo nuk e do luftën dhe është e bindur se ndryshimet demokratike në Serbi do të bëjnë të mundur që vullneti i shprehur i popullit të Kosovës do të realziohet në mënyrë paqësore.
Pavarësia është synimi i PDK-së jo si një dëshirë, por si një angazhim të jashtëzakonshëm, i cili don përkushtim, sakrifica, përgjegjësi dhe bashkëpunim. Demokratët kosovarë i kanë të gjitha këto vlera: përvojën e duhur, seriozitetin e duhur, personalitetin e duhur.

- Standardet

Partia Demokratike e Kosovës mendon se është me rëndësi e dorës së parë për Kosovën angazhimi serioz rreth dokumentit të nënshkruar për Standardet. Ky dokument nuk është vetëm i Kryeministrit demokrat, por i të gjitha forcave politike, i partive parlamentare, specialistëve, i gjithë opinionit publik, pasi përfaqëson strategjinë e zhvillimit deri në fund të kësaj dekade.
Pikërisht për këtë, Standardet janë pjesë e programit tonë në drejtim të vendosjes së:
- Institucioneve demokratike e funksionale, të cilat do të jenë të afta të drejtojnë vendin, të zhvillojnë jetë normale, zgjedhje normale e administratë gjithëpërfshirëse.
- Mediave dhe shoqërive civile të pavarura e demokratike.
- Sundimit të ligjit dhe barazisë së njerëzve para tij, pavarësisht përkatësisë etnike.
- Moslejimit që askush të jetë mbi ligjin.
- Lirisë së lëvizjes.
- Kthimit të qëndrueshme të të gjithë atyre që e kanë lënë Kosovën.
- Një ekonomie e cila, pas përfundimit Kornizës Ligjore dhe funksionimit të plotë të institucioneve, bën sigurimin e tërësishëm të buxhetit shtetëror nga burimet e brendëshme të Kosovës.
- Sigurimit e të drejtës së pronës.
- Një dialogu i cili duhet të jetë konstruktiv dhe me interes të ndërsjellë.
- Vazhdimit të forcimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, e cila Trupë nuk ka veçse një funksion të sigurisë, të jetës dhe të pronës publike e private.

- Integrim rajonal e ndërkombëar

Kosova sot është subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtre dhe vazhdon të bëhet pjesë e proceseve të sotme integruese ndërkombëtare, qofshin këto ekonomike, politike, ushtarake, kulturore, edukative, apo shkencore.

PDK integrimin e ka një nga synimet parësore të saj. Këtë e ka treguar me veprimet e saja politike dhe me hapat ekzekutivë të ndërmarrë nga Qeveria e koalcionit që e drejton. Ajo ka arritur të hedhë hapat e para dhe tani ka nevojë për një plan të detajuar drejt integrimit jo vetëm rajonal, por edhe evroatlantik.

Do të rishikohen strukturat e ngritura për këtë qëllim, pasi deri më sot më tepër kanë pasur një funksion formal se sa veprues.

- Bashkëjetesa

Aspekti i bashkëjetesës do të jetë edhe një nga prioritet e demokratëve kosovarë, pasi kjo është edhe parimi i tyre. Demokracia nuk është selective, andaj në shoqëri nuk mund të ketë të privilegjuar dhe jo të privilegjuar. Kjo logjikë ka përfunduar bashkë me sundimin serb në Kosovë. Shqiptarët, serbët, malazezët, turqit apo romët janë pjesëtarë të shoqërisë kosovare, qytetarë të Kosovës.
Bashkëjetesa arrihet me hapje dhe jo me izolim. Për këtë duhet një mirëkuptim i dyanshëm.
Gjthashtu PDK mendon se bashkëjetesa arrihet edhe me heqjen dorë të Beogradit për ta politizuar dhe instrumentalizuar këtë problem për interesa të tij revanshiste në Kosovë.

- Dialogu, toleranca, shoqëria civile

Fillimisht Kosova ka nevojë për dialog të brendshëm. Zhvillimi dhe stabilizimi i dialogut të brendshëm, përparimi i marrëdhënieve në bashkësinë shoqërore kosovare do të ndikojnë në paqën dhe qetësinë në rajon. Detyrë e PDK-së është krijimi dhe kultivimi i një shoqërie civile të përparuar, të emancipuar, e cila do ta begatojë vendin me kulturë dhe vlera të mirëfillta kulturore.

- Reforma dhe bashkëpunimi me UNMIK-un

UNMIK–u, struktura ekzekutive ndërkombëtare e instaluar në Kosovë është konsideruar nga PDK si një nga faktorët kryesorë të procesit të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës. Ajo është parë si protagonistja për krijimin e një Kosove tjetër, të një Kosove të lirë, demokratike, të zhvilluar, të një Kosove me fytyrë evropiane.
UNMIK-u është garancë për përgatitje reale dhe aftësim për qeverisje, garancë e përgatitjes së një administrate të aftë, të paburokratizuar, të pa korruptuar, të çliruar nga paaftësia, politizimi dhe nepotizmi. Kjo strukturë i ka të gjitha mundësitë të përzgjedhë një personel administrativ të ri, të arsimuar dhe me funksionim sipas standardeve të botës demokratike.
UNMIK-un e kemi parë si autorin e denoncimit të ligjeve të vjetra kolonale dhe krijimin e një baze ligjore moderne, të shtetit ligjor, i cili synon drejtësinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Përgatitja reale dhe aftësimi për vetëqeverisje janë garancë për arritjen sa më të shpejtë të standardeve.
UNMIK–u gjithashtu është parë nga PDK-ja si një mundësi për të përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga praktikat demokratike të botës së zhvilluar.
PDK është e bindur se roli i UNMIK-ut ka qënë qëndror në arritjet e Kosovës gjatë këtyre pesë vjetëve. Por, demokratët kosovarë janë të bindur se kjo strutkurë e ngritur në momente të caktuara historike nuk mund të qëndrojë e pandryshuar. Sot Reformimi i UNMIK-ut është një nevojë immediate.

- Vazhdimi i partneritetit me KFOR-in

PDK ka patur dhe ka një raport të vërtetë miqësor bashkëpunimi dhe partneriteti me strukturën ndërkombëtare ushtarake KFOR. Kjo strukturë ka qënë jetike për stabilizimin e situatës në Kosovë, për vendosjen e qetësisë, për luftën kundër krimit dhe strukturave ekstemiste. KFOR ka qënë praktikisht mburoja e Kosovës ndaj tentativave që i janë bërë asaj për ta destabilizuar dhe për të krijuar situata konfliktuoze.

Partia Demokratike e Kosovës konsdieron praninë e KFOR-it në Kosovë si të domosdoshme dhe me të do të vazhdojë të jetë një partner i vlefshëm dhe i përgjegjshëm, duke gjetur edhe rrugët për pasurimin e këtij partneriteti.

- Pushteti lokal me standarde evropiane

Vizioni i PDK-së për pushtetin lokal është ai i një pushteti të decentralizuar ekonomikisht dhe politikisht nga qendra.
Decentralizim do të thotë afrim i qytetarëve. Vendimet e marra në nivel lokal do të jenë më të harmonizuara drejt kushteve lokale, do t’u përgjigjen nevojave vendore, do të mundësojnë zgjidhje më efikase të problemeve dhe rritje të transaparencës gjatë menaxhimit.
Arritja e këtij objektivi, sidomos për kushtet tona të bashkëqeverisjes me UMNIK-un, nuk mund të bëhet brenda ditës. Për këtë jemi më se realistë. Strategjia e PDK-së mbi funksionimin e pushtetit lokal synon :
- Arritjen e një qeverisjeje vendore me kompetenca reale, e cila do të ketë si objektiv realizimin e nevojave të komunitetit në infrastrukturë, shërbime, arsim, kulturë etj. Kjo nënkupton padyshim krijimin e një forme vetëqeverisëse për pushtetin lokal.
- Që në kushtet e mungesës së statusit të Kosovës pushteti lokal, krahas përmbushjes me përgjegjshmëri të detyrave të tij ndaj popullsisë vendore, duhet të shërbejë edhe si një terren i elaborimit të politikave vetëqeverisëse, si një përvojë paraprake për vetëqeverisjen qendrore.
- Rritje të kompetencave dhe të kapaciteteve;
- Përmirësim të strukturës organizative;
- Zvogëlim të dallimeve në nivel vendor nëpërmjet strategjisë së zvogëlimit të dallimeve rajonale;
- Zhvillim të barabartë lokal;
- UNMIK-u të sigurojë të paktën minimumin e shërbimeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe potencialit socioekonomik të shoqërisë;
- Qëndrueshmëri financiare, ngritje të konsiderueshme të të ardhurave, ristrukturim të praktikës dhe strukturës së mbledhjes së të ardhurave tatimore nga ana e shtetit;
- Luftim të ekonomisë së zezë;
- Krijim të një harte të tillë administrative që të bëjë bashkimin e komunave me kapacitete të pamjaftueshme financiare dhe personale

- I - EKONOMIA

Partia Demokratike e Kosovës mendon që t’i fokusojë aktivitetet ekonomike në dy drejtime:

• Në zhvillimin sipas standardeve të civilizimit evropian, që në të njëjtën kohë do të thotë zhvillim dhe përshtatje në rrethin ekonomik konkret dhe të kornizës institucionale me stadndardet e BE-së;

• Përqendrimin në ato masa, që synojnë drejtpërsëdrejti krijimin dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike.
Qëllimet tona janë:

1. Rritja e prodhimit dhe e konkurencës, rritja e efekasitetit të ekonomisë;
2. Përmirësimi i nivelit të edukimit profesional të fuqisë punëtore të popullsisë;
3. Krijimi i parakushteve për rritjen e koeficentit të qytetarëve me kualifikime të larta në 50%;
4. Ulja deri në vitin 2008 e numrit të të papunësuarve deri në masën 40%.

Përvoja negative e këtyre viteve me gjyqësi të paftë, me jostransparencë dhe jo efikase në procesin e privatizimit, mungesa e drejtimit të kualifikuar, e specialistëve në Institucione etj, na obligojnë që të punojmë në drejtim të menjanimit të tyre me hapa të matur, me detyra konkrete të një ekonomie të vogël në tranzicion, siç është edhe ekonomia kosovare. Sot është e nevojshme që të ndërmerren masa të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve afatgjata të veprimtarisë ekonomike. Për plotësimin e këtyre qëllimeve propozojmë trasimin e veprimeve në këto drejtime:

1. Forcimi institucional i shtetit ligjor dhe i kornizës institucionale ekonomike. Përkitazi me këtë duhet instistuar në:

• transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve shtetërore;
• luftën kundër korrupsionit;
• standardizimin dhe zhvillimin e institucioneve të domosdoshme për funksionimin e ekonomisë së tregut;
• zvoglimin e barrës së financimit shtetëror (vetëm ushtri profesionale, tatime më të vogla në fitim, si dhe futjen e tatimit të pronës në vend të atij të kompensimit komunal);
• rritjen e numrit të të punësuarve;
• marrjen e masave për përcaktimin dhe realizimin e disa projekteve konkrete për periudhën 2004-2008;
• rritjen e sigurësë ligjore dhe të stabilitetit.

Një nga parakushtet kryesore për forcimin e institucioneve është jurispondenca efikase. Partia Demokratike e Kosovës për këtë shkak lufton për një jurisprundencë më efikase përmes sintagmës: “Më SHPEJT, Më MIRË ”, si një ndër nismat kyçe për ardhmërinë e Kosovës.

Aktivitet ekonomike dhe aktivitet që nuk ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonomi, të cilave duhet dhënë përparësi në realizimin e tyre, janë:

• Domosdoshmëria e përcaktimit të qëllimeve transparente të privatizimit si dhe realizimi transparent i privatizimit, sepse standardet e privatizimit në mënyrë të drejtpërdrejt cënojnë imazhin dhe rejtingun e Kosovës. Nëse këto qëllime janë të përcaktuara, shkenca ekonomike (posaçërisht teoria makroekonomike) do të tregojë rezultate optimale të procesit;

• Efikasiteti i jurispondencës dhe rritja e sigurisë ligjore, në mënyrë specifike në lëminë e përkufizimit të të drejtave të pronësisë dhe zgjedhjen e konteksteve ekonomike, të zbatojmë kornizë ligjore drejt formimit të AGJENSISE KOSOVARE PER ANTIKORRUPSION (AKA), si dhe të institucioneve të tjera që do të punojnë në drejtim të çrrënjosjes radikale të korrupsionit. Efikasiteti I funksionimit të jurispondencës është një ndër faktorët qendror që përcakton aktivitetin e një shteti për hyrjen e kapitalit të huaj (joefikasiteti në jurispondencë dhe proceset jotransparente rrisin rrezikun për bashkëpunim dhe pikërisht për këtë e bëjnë çfardo projekti jokreativ);

• Rregullimi i projektit kadastral dhe zbatimi i tij brenda katër viteve;

• Insistimi në zbatimin e I S A (Internacional Accounting Standards, standarti i të gjitha vendeve të zhvilluara europiane) si standard i kontabilitetit për të gjithë kompanitë. Një nismë e tillë do të ndihmojë në zhvillimin e tregut korporativ të financimit, sepse kapitali global nuk do të duhej të mbajë rrezikun deri te i cili vjen përmes standardeve të paqarta kontabiliste;

• Krijimin e agjensisë shtetërore, e cila do të ketë kompetenca të gjera dhe misioni thelbësor i të cilës do të ishte udhëheqja e misionit që përmes metodave inventive të ndikojë në zhvillimin e industrive vendore, si edhe në tërheqjen e investimeve të huaja drejtpërdrejt (FOREING DIRECT INVESTIMENTS), do të bënte lehtësimin e hapjes së bizneseve; në kohën kur shumë korporata globale në formë standarde ndajnë mjete për zgjërim në tregje të reja (OUTSOUCING), duhet të shfrytëzohen mundësi të tilla (p. sh. sipas studimeve të industrisë gjermane dhe Odës Ekonomike Gjermane DIHK çdo e katërta kompani gjermane dëshiron të bartë një pjesë të prodhimtarisë në ndonjë shtet tjetër);

• Zbatimi i projektligjit mbi lëvizjen e lirë në tregun e pasurive të patundshme në Kosovë edhe për shtetasit e huaj;

• Në të njëjtën kohë me dinamizimin e ekonomisë, përmes mega projekteve në formën plotësuese të forcohen bizneset e vogla dhe të mesme; të futet në fuqi të plotë një AGJENCI GARANTUESE, e cila në krahasim me sistemin komercial bankar merr përsipër një pjesë të rrezikut për shkak të mungesës në ekonominë kosovare në krahasim me kriteret botërore bankare. Kjo agjenci duhet të jetë e gatshme në nivelin e rezultatit negativ të kalkuluar;

E drejta ligjore e punës dhe politika tatimore duke marrë parasysh se standardet e BE ndryshojnë nga shteti në shtet (p. sh. prej vendeve skandinave deri te Mbretëria e Bashkuar), duke gjetur zgjidhjet të cilat janë të përshtatshme për situatën tonë dhe të cilat, nëse është e mundur, mos të ndryshojnë në mënyrë skajshme nga ato të pritura nga qytetarët.

2. Zhvillimi i infrastrukturës si parakusht qendror për zhvillimin ekonomik. Ekonomia e suksesshme dhe efikase mund të funksionojë vetëm me infrastrukturë kualitative. Ndërtimi i infrastrukturës është me rëndësi strategjike dhe insistojmë në investime më të guximshme në infrastrukturë me synim për shfrytëzimin e potencialeve energjike për zhvillimin e ekonomisë. Këto lloj projektesh mundësojnë:

• Vazhdimin intensiv të ndërtimit të rrugëve dhe të gjithë punimeve infrastrukturore, zhvillimi i përgjithshëm i lidhshmërisë në komunikacion (zhvillimi i hekurudhës); fitimi nga transporti mund të jetë i madh;

• Krijimin e njësisë qendrore për investime në raste të devastacionit të hapësirës dhe realizimin e programit për sanimin e mbeturinave (sidomos të atyre me rrezik) përmes kornizës ligjore për caktimin e lokacionit me afat prej 1 viti dhe për përfundimin e projektit me afat prej 2 vitesh;

• Përmes fondit shtetëror për investime të ndërtohen komplekse turistike, sidomos termale edhe në vende të tjera sipas strategjisë së zhvillimit të turizmit;

• Zhvillimi dhe ndreqja e infrastrukturës së telekomunikacionit duke i dhënë përparësi të veçantë teknologjive të reja dhe përmes mundësive zhvillimore të ekonomisë, sikurse telefonia mobile e gjeneratës së tretë dhe komunikimit përmes internetit pa kabllo (WIRELESS NETWORKING);

• Internetizimi dhe zhvillimi i e-komunikimeve. Të hapet zyra shtetërore për internetizim. Është e nevojshme që në mënyrë intensive të zhvillohen mundësitë e komunikimit përmes internetit të të gjitha entiteteve ekonomike, duke e mundësuar e-komunikimin në të gjitha sferat e shërbimeve shtetërore;

• Zhvillimi infrastrukturor i mediave elektronike përmes përcaktimit të kornizës institucionale dhe alokimit të spektrit të frekuencave. Shteti duhet të lejojë hajpjen e kanaleve të tjera TV nacionale të licencuara. Në këtë fushë, sikurse edhe në fushën e radiodifizionit, spektër frekuencash ka mjaft, prandaj për alokacion ka shumë vend dhe nuk ka arsye për ngecjen e zhvillimit të licencimit nacional të mëtejmë;

• Futja në funksion e masave për rritjen e zhvillimit të zonave industriale/parqeve.

Parakusht thelbësor i përmirësimit të kualitetit, efikasitetit dhe konkurencës së ekonomisë kosovare është kualiteti i potencialeve njerëzore. Struktura edukative momentale e popullsisë nuk është në nivel lakmues, përmirësimi i kualitetit të edukimit është një ndër qëllimet parësore të strategjisë zhvillimore. Partia Demokratike e Kosovës prandaj po e fillon nismën “NË SHOQËRI TË DIJES ME PDK-në”.
Një efikasitet në përmirësimin e këtij kualiteti mund të arrihet përmes veprimtarive ambicioze. Biznesmenët e suksesshëm (enterpreneus) nuk mund të arrijnë qëllime të mëdha ekonomike pa drejtues kualitativë të proceseve, organizatave dhe njerëzve (managers). Në Kosovë nuk ka menaxherë kualitativ as përafërsisht sa nevojitet në të gjitha sferat e ekonomisë, të bizneseve të vogla e të mesme, po ashtu edhe në administratën shtetërore. Arsyet për këtë dukuri janë objektive dhe lidhen me trashëgiminë e së kaluarës, duke mbajtur parasysh sepse nuk janë nxitur në ekonominë socialiste të planifikimit qendror.

Propozojmë aktivitete të menjëhershme të drejtuara kah krijimi i kuadrove kualitative menaxheriale të tipit të BE, të cilat janë hapa të rëndësishëm në krijimin e bazës për konkurencën globale të ekonomisë kosovare:

• Forcimi i vetëdijes për nevojën e rritjes së edukimit menaxherial;
• insistimi në përgjegjësi menaxheriale për gabimet profesionale;
• inicimi i kolegjumeve të njohurive bazë të bizneseve përmes fakulteteve;
• inicimi i programit të kreditimit të plotë të studentëve;
• inicimi i të gjitha formave të programeve të edukimit menaxherial;
Seminare të shkurtëra (programet “executive education”) të përqendruara në programe funksionale-kontabilitet, financa, marketing, strategji, si edhe dërgimi dhe kreditimi i studentëve nëpër shkolla profesionale me MBA programe (executive MBA) dhe studime të rregullta postdiplomike. Në mënyrë specifike propozojmë inicimin e hapjes së konzorciumeve të kompanive vendore, të cilat do të formonin bashkarisht qendrën për edukim menaxherial (një projekt i ngjashëm në Gjermani ka mbledhur 100 milion euro përmes donacioneve të kompanive qendrore, të tilla si Deutche Bank, Lufthanza, Siemens…), po ashtu edhe përkrahja e plotë e nismave kualitative, të cilat vijnë nga palët e interesuara, sepse kualiteti i edukimit menaxherial do të jetë i suksesshëm vetëm përmes një konkurece të hapur në treg. Një aktivitet i tillë në këtë regjion mund të ndikonte në promovimin pozitiv të Kosovës në rajon.

Pasuria më e madhe natyrore e Kosovës – toka dhe nëntoka e saj. Toka e Kosovës pronë e pjesës më të madhe të popullsisë kosovare, popullsisë fshatare, e cila jeton aktualisht në fshat.

Ndërtimi i një politike strategjike agrare për të menjanuar përfundimisht gjendjen e rëndë të bujqësisë në vend:

a) Kosova aktualisht nuk prodhon gati asgjë;
b) Aktualisht 90% e popullsisë fshatare jeton me të ardhura nga emigracioni;
c) Raporti eksport-import në shpërpjestim të jashtëzakonshëm;
d) Mungesa e një plani kombëtar urbanizimi, mosfunksionimi i ligjit mbi urbanistikën rurale dhe mosdisiplinimi i iniciativës së lirë, po zvogëlon dita-ditës tokën bujqësore, e cila po ndërtohet thjesht mbi bazën e pronësisë mbi tokën;
e) Krijimi i një legjislacioni të ri mbi tokën bujqësore dhe mbi të drejtën e shitblerjes dhe të ndryshimit të destinacionit të saj në terren ndërtimi;
f) Legjislacioni mbi tokën të paracaktojë edhe detyrimin për punimin e saj
g) Mbështetja e fshatarësisë me politika të sigurta agrare, të cilat do të ushqejnë motive reale për punimin e tokës, për kultivimin e frutikulturës, etj.
h) Nxitja e projekteve agrare mbi bazën e kooperimit të fermerëve dhe mbështetja e tyre me kredi bankare.

-II- SIGURIA

- Rendi dhe Ligji

Është një fakt i padiskutueshëm se, megjithë hapat pozitiv që janë bërë, në Kosovë nuk ka as përfillje, as sundim të ligjit. Ne Ia kthejmë autoritetin ligjit.
Kur shoqëria përballet me coptime të brendëshme, me destabilitet, me veprime të jashtëligjshme, rrezikohet edhe sigurimi i brendshëm, duke dobësuar edhe vendin. Për këtë ne jemi të bindur se duhet të punohet me vendosmëri, por edhe qartësi në këto drejtime:
- Vendosjen e kontrollit nga ana e SHPK, por edhe Policisë së UNMIK-ut të të gjithë territorit të vendit dhe jo vetëm të rrugëve nacionale.
- Riorganizimin e forcave policiore, për t’ia përshtatur nevojave të Kosovës dhe jo thjesht mbi parimet e përgjithëshme.
- Duke mbështetur rolin e deritanishëm të Sherbimit Policor të Kosovës, ne do të luftojmë që të shkatërrojmë krimin e organizuar.
- Eleminimin e trafiqeve të të gjitha llojeve të cilat i solli pas çlirimit ekonomia jo formale dhe mungesa e strukturës shtetërore.
- Shndërimin e Kosovës në një vënd të sigurtë.
- Luftimi i veprimeve që nxisin urrejtjen etnike
- Vazhdimin e reformave në sistemin ligjor dhe strukturat e drejtësisë së Kosovës, të cilat ende janë në standarde të ulta dhe me ndikime të dukshme korruptive.

- Mbrojtja dhe siguria

Zbërthimi i interesave kombëtare është duke u zhvilluar në Kosovë. Integriteti, siguria dhe stabiliteti mbahen nga strutkturat e armatosura ndërkombëtare të bashkuara në strukturat e KFOR-it dhe ne do të mbështesim dhe begatojmë format e bashkëpunimit me këto struktura.
PDK ka bindjen se zbërthimi i interesave kombëtare fillon me interesat e qytetarëve, shoqërisë dhe administratës. Prandaj ne mendojmë se :
- Gjendja e përgjithshme ekonomike është një faktor I sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarit.
- Marrëdhëniet e pazgjidhura me fqinjtë;
- Destabiliteti i brendshëm;
- Pushtetet paralele, siç tentojnë të realizojnë struktura të caktuatrra të Serbisë në Veri të Kosovës;
- Mungesa e kohezionit administrativ, siç është Rasti I Mitorivcës;
- Mosrregullimi dhe moszgjidhja e marrëdhënieve ndaj bashkësive etnike;
Të gjitha këto lidhen drejtpërdrejt me sigurinë në Kosovë. PDK mendon që kjo fushë është e nevojshme të shikohet pa pasione, pa deklamime boshe patriotizmi, por me projekte konkrete, të cilat do të shtonin edhe më shumë besimin për një të ardhme paqësore të Kosovës.
TMK për demokratët Kosovarë përbën një strukturë të domosdoshme për arritjen e mbrojtjes dhe të sigurisë së qytetarëve, pasi ajo është drejtpërdrejt në ndihmë të tyre, në raste të veçanta dhe fatkeqësish.

- Shtylla të përparimit të Kosovës

Duke parashtruar idetë tona për sigurinë dhe mbrojtjen, PDK është e bindur se ajo do të jetë autore e një strategjie të re të sigurimit kombëtar. Kjo do të thotë se ne do të punojmë të njohim situatën tonë, situatën në rajon dhe përpunimin e një politike adekuate.
- Eshtë nevoja për një strategji të re, e cila do të përcaktojë se cilat janë sfera të rrezikuara të sigurisë dhe të ekonomisë.
- Është nevoja për masa të përcaktuara për mbrotjen e investimeve financiare dhe rrjedhjes së kapitalit.
- Janë me rëndësi të veçantë masat mbrojtëse nga ekonomia jo formale, krimet ekonomike, pengesat e zhvillimit të prodhimit, të nxitjes së tendencave importuese, të korrupsionit si një nga shkaqet kryesore të destabilitetit ekonomik dhe të rrënimit të stabilitetit dhe sigurimit të përgjithshëm.
- Eshtë e domosdoshme të koordinohen strukturat e shërbimeve informative për t’u kthyer në profesionale, të efektshme dhe me njerëz të aftë profesionalisht, që të munden të ballaqfaqohen me rreziqet bashkëkohore të brendshme dhe të jashtme.
- Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit është një domosdoshmëri të cilën PDK mendon se qeveria duhet ta bëjë një pjesë të punës së saj parësore, në bashkëpunim më strukturat e NATO-s dhe me Shtetet e bashkuara të Amerikës.

-III- KOSOVA, FQINJTË DHE BOTA

- Integrimi sjell Pavarësinë

Ne kemi vizionin, por edhe mundësitë që ta shndërrojmë Kosovën nga një vend i quajtur “vatër krize”, në një vend të quajtur “vatër paqeje”, pra një faktor paqeje, stabiliteti, bashkëpunimi dhe integrimi rajonal. Eksperienca e Kosovës, si një rast i veçantë i së drejtës e praktikës ndërkombëtare, është një eksperiencë në thelb integruese.
Kosova ka mundësitë dhe duhet të punojmë që partneritetin me KFOR-in ta kthejmë në një proces integrimi me strukturat e NATO-s. PDK synon dhe ka planet e saja të bashkëpunimit.
Kosova ka mundësi që partneritetin me policinë e UNMIK, me administratën e UNMIK-ut ta ktheje në një bazë të politikave të saja të integrimit në Bashkimin Europian.
Aktivitetet e deritanishme e kanë vendosur Kosovën në një vend të nderuar në aktivitetet rajonale të Europës Juglindore, duke filluar nga Pakti i Stabilitetit, e tek të tjerat. Ne besojmë dhe premtojmë se brenda katër vjetëve të ardhshme Kosova do të jetë anëtare e denjë e strukturave rajonale.
Futja e Kosovës në Unionin Europian është synim i ynë. Ajo e synon atë së bashku me konsolidimin e brendshëm, me vazhdimin e demokratizizmit, të zhvillimit ekonomik, të paqes sociale, të bashkëjetesës etnike, e bashkëjetesës me fqinjtë, të arrijë të bëjë pjesë në familjen demokratike europiane.
Zhvillimi dhe thellimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për PDK është jetësor. Mes dy vendeve tashmë është krijuar një traditë që duhet të konsolidohet dhe të pasurohet.

- Paqe në Kosovë, Paqe në Rajon

Partia Demokratike e Kosovës është tepër e vetëdijshme për pozitën aktuale ndërkombëare të vendit me marrëdhëniet e veta të brendshme dhe obligimet e saja ndërkombëtare. Paqja në shtëpi është paqe për botën.
Me vullnetin e popullit të Kosovës, nëpërmjet të zgjedhurve të saj Kosova ka shtrirë dorën e paqes edhe ndaj atyre që për dekada e kanë vrarë, prerë, torturuar e grabitur.
PDK është e bindur se në strategjinë e përgjthsme që i duhet Kosovës është e nevojshme që ligjet e Kosovës që oftrojnë mbrojtje të plotë për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e bashkësive dhe të pjesëtarëve të tyre, ligje të standarteve europiane, të vihen në jetë nëpërmjet një strukture efektive.
PDK ka bindjen se ajo do të mund ta kthejë Kosovën në një shëmbull jo vetëm të legjislacionit, por edhe të zgjidhjes së problemeve nacionale në Ballkan.
Kjo pasi në asnjë vend tjetër ballkanik ligjet për mbrojtjen e bashkësive etnike nuk janë zbatuar si në Kosovë.
Struktura ligjore kosovare garanton dhe siguron në mënyrë eksluzive të drejtën e kthimit, të drejtën e pronës, të lëvizjes së lirë, të punësimit, të arsimimit në gjuhën amëtare të bashkësive entike në Kosovë. Këto janë arritje edhe të PDK dhe ajo synon që t’i vërë ato në praktikë sa më mirë.
PDK mbron parimin se politika kosovare ndaj Serbisë dhe Malit të Zi është e një rëndësie strategjike për Kosovën, por është edhe një çështje e rregullimit të qëndrueshëm të sistemit të sigurimit dhe të stabilitetit të Ballkanit. Kjo rrugë ka në thelb diplomacinë ndërkombëtëre, por edhe raportet dypalëshe.
Dialogu me Serbinë mund të konsiderohet tashmë i vendosur. Ai është pranuar nga PDK – ja sepse synon të vendosë paqen në vend, është pranuar se kërkon të kalojë me fqinjtë në një fazë të re të marëdhënieve normale, e ka pranuar sepse në këtë mënyrë sigurohet edhe paqa në rajon.
PDK e mbështet këtë dialog, por nuk pranon kushte në dëm të vullnetit të popullit të Kosovës dhe rikthim në situatat e vjetra të pabarazisë dhe të sundimit.

- Prioritet – Statusi-Integrimi

- Komunikimi ndryshe me fqinjtë

PDK ka bindjen se për Kosovën është tepër i rëndësishëm stabiliteti në Ballkan. Ajo është e interesuar për paqen dhe zhvillimin e këtij rajoni problematik të Europës, për vendosjen e marrëdhenieve të mira të bashkëpunimit me fqinjtë
Marëdhëniet me fqinjtë ajo i shikon të bazuara në reciprocitet, barazi dhe në dialog.
PDK ka bërë të sajin parimin që marrëdhëniet midis vendeve fqinjë të zhvillohen në bazë të fqinjësisë së mirë, respektimit reciprok të vullnetit të shprehur të popujve të tyre, integritetit territorial, barazisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura me mjete politike, ndërmjet marrëveshjeve dypalëshe, në bazë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, ose me ndihmën juridike ndërkombëtare.
PDK është për marrëdhënie politike, ekonomike, kulturore, etj. me shtetet fqinje, në frymën e parimeve të BE-së.
Demokratët kosovarë janë të bindur se çështjet e hapura mund të zgjidhen me dialog, mbi bazën e standarteve juridike europiane.
Bashkëpunimi me fqinjtë tashmë ka marrë rrugën e normalizizmit. Me Shqipërinë tashmë bashkëpunimi është i gjërë. Marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë janë me rëndësi thelbësore për Ballkanin. PDK nuk i shikon marrëdhëniet me Tiranën me asnjë paragjykim, prandaj dhe nuk mund ta vë vijën e barazimit në marrëdhëniet ballkanike. Me Maqedoninë, Bullgarinë, Turqinë, Rumaninë etj. mardhëniet duhet të intensifikohen.
Synimi i PDK–së është që në shumë nga këto vende të kapërcehen paragjykimet e vjetra dhe emocionet raciale apo fetare, në kurriz të paqes, stabiliteti e mirëkupitimit rajonal.


- Diaspora - Porta dhe Ura me botën

Mërgimtarët janë një pjesë e rëndësishme e popullit shqiptar të Kosovës. Të detyruar ta lënë vendlindjen e tyre për arsye ekonomike, për arsye politike, për mungesë lirie e perspektive, ata sot përbëjnë një pjesë të rëndësishme të popullsisë vitale kosovare. Mërgimtarët janë pjesë e historisë së Kosovës, pjesë e historisë sonë të shumëvuajtur dhe të rëndë..
Mërgimtarët zënë një vend nderi në luftën e popullit kosovar për liri. Veprimtaria e tyre në Europë dhe SHBA ishte krah I fuqishëm I mobilizimit në Kosovë, i mbështetjes ekonomike dhe mbajtjes gjallë të sistemit arsimor në Kosovë. Mërgimtrët tanë ishin prezent kudo si ushtarë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, më grumbullimin e mjeteve për përfundimin me sukses të kësaj lufte, si dhe morrën pjesë aktive në informimin e opinonit publik dhe diplomacisë ndërkombëtare, duke organizuar protesta dhe demostrata kudo që ishte e mundur.
PDK vlerëson në mënyrë të veçantë rolin e jashtëzakonshëm që mergimtarët kosovarë dhanë për luftën çlirimtare dhe për UÇK-në.
PDK përshëndet tani të gjithë ata mërgimtarë që mbështesin stabilitetin demokratik dhe përparimin e Kosovës drejt pavarësimit, për të qenë edhe Kosova më në fund një vend modern europian.
Demokratët kosovarë e konsiderojnë edhe sot diasporën si një diplomat të aftë të mbrojë të drejtën e Kosovës për liri dhe pavarësi.
PDK e shikon gjithashtu diasporën kosovare si një mbështetësë potenciale të zhvillimit ekonoimik dhe social të Kosovës.
PDK e shikon dhe do të punojë me të për ruajtrjen e traditave, për zgjërimin e bashkëpunimit kulturor, për ruajtjen e identitetit kombëtar, për kontributin e saj në zhvillimin e shkencës dhe kulturës.
PDK do t’u jep përparësi kuadrove të afta nga diaspora për të dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e institucioneve të Kosovës .

-IV- NGA BESIANA NË SHARR

- Integrim dhe qarkullim i lirë-

Lufta për ta bërë Kosovën pjesë të integruar të Europës Juglindore dhe Europës, është tashmë një mundësi për kosovarët dhe një angazhim për demokratët kosovarë. Mundësitë janë të tilla dhe nga Besiana në Sharr, territori i Kosovës ka potencialet e saja për të qenë pjesë e ekonomisë rajonale, pjesë e tregëtisë europiane, e industrisë europiane, e bujqësisë, e turizmit europian.
Kosova është në zemër të Ballkani dhe i ka mundësitë të jetë një udhëkryq i mirëkuptimit, i zhvillimit dhe i prosperitetit.
Sot edhe Europa Juglindore është e invaduar nga projekte e plane të komunikimit rrugor, ajror, hekurudhor, energjitik, të telekomunikacionit dhe të të gjtiha komunikimeve të sotme.
Kosova duhet të bëjë pjesë në këtë qarkullim të lirë, në këtë lidhje të madhe europiane dhe kjo është detyrë e jona të arrijmë këtë ojektivë.
Duke lidhur Kosovën me botën, kemi bërë gjithashtu edhe detyrën tonë patriotike në shërbim të Kosovës.

- Pasuritë natyrore dhe turizmi

Deri dje mund të dukej e tepruar që në një program të një partie politike shqiptare në Kosovë të flitej për pasyritë natyrore dhe për turizmin. Sot kjo është një detyrë dhe një angazhim serioz. Kosova ka pasuri të bollshme natyrore, sipërfaqësore dhe nëntokësore. Kosova ka potenciale turistike, të cilat e bëjnë joshëse për vizitorët e brendshëm dhe të jashtëm.
Por deri më sot nuk ekziston një strategji e turizmit. Ajo duhet ndërtuar dhe vënë në jetë sa më shpjet që të jetë e mundur.
Turizmi kosovar duhet ndërtuar si në vete ashtu edhe i lidhur me turizmin rajonal, duke e kombinuar me to.
Për këtë do të luftojmë që në strukturën shtetërore kosovare turizmi të ketë vendin që meriton.
Me masa të politikës ekonomike dhe në koordimin me pushtetin vendor do të përmirësojmë infrastrukturën e pikave ekzistuese turistike.
Do të përshpejtojmë proceset e privatizimit edhe të sistemit hotelerik, i cili të orientohet drejt zhvillimit të turizmit.
Do të mbështesim projekte, nisma e kontribute për zhvillimin e turizmit.

-V- SHOQËRIA KOSOVARE

- Shëndetësia

Sistemi shëndetësor tregon edhe vlerat e një shoqërie, raportin e saj me individin që ka nevojë. Angazhimi i shtetit për shëndetin e popullit të vet duhet të jetë një përparësi mbi përparësitë dhe duhet t’i përgjigjet të drejtës së çdo individi për t’u kuruar, për të pasur asistencën shëndetësore etj.
Kosova është sot në një situatë jo të kënaqshme të strukturave shëndetësore.
Deri më sot reforma e shëndetësisë nuk ka qenë një prioritet në Kosovë, por sot duhet të bëhet prioritet.
Kosova ka nevojë për programe preventive shëndetësore;
Për mbrojtje primare shëndetësore;
Mbrojtja primare stomotalogjike;
Mjekëve dhe personelit mjekësor t’ia kthejmë dinjitetin kurse, të sëmurëve besimin.

- Arsimi

- Kapërcimi energjik i boshllëqeve të trashëguara nga periudha 20-vjeçare e mosfunksionimit normal të sistemit arsimor të të gjitha niveleve.
- Afrimi real me parametrat e sistemit perëndimor të edukimit.
- Reforma e sistemit para-universitar dhe universitar në përmbajtjen e plan-programeve dhe në modernizimin e metodologjisë mësimore.
- Reforma reale dhe jo deklarata boshe, mbi reformën universitare në përputhje me normat e akreditimit, të zbatimit të deklaratës së Bolonjës, etj.
- Strategjia e arsimit të mesëm të ketë si pikësynim krijimin e hapësirave të reja për zhvillimin e arsimit të mesëm profesional – teknologjik, sanitar, agrar, artistik – në përputhje me kërkesat e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të vendit, si edhe për sigurimin e fronteve konkrete të punës për rininë
- Nxitja e formave alternative të arsimit të kualifikuar privat
- Arsimim joformal, si një nga format bashkëkohore të të mësuarit do të jetë njëri prej angazhimeve tona

- Shkenca dhe Kultura

- Mbështetja e institucioneve shkencore dhe artistike të vendit

- Sot kulturës dhe shkencës kosovare i duhet një program i detajuar i administrimit. Ku nuk ka strategji, qëllim dhe administrim, kultura kombëtare mbetet pa përkrahjen e globalizmit, zhduket.

- Do të ketë përparësi nxitja e projekteve shkencore në fushën e historisë, të gjuhësisë dhe arkeologjisë, si fusha kryesore të hulumtimit të historisë, të qytetërimit dhe të identitetit kombëtar.

- Krahas mbështetjes së kulturës masive, t’i jepet rëndësi mbështetjes së artit dhe kulturës elitare. Kosova ka potenciale të shquara artistike brenda dhe jashtë vendit.
- Mbështetja e institucioneve artistike: ngritja e Teatrit të Operas dhe Baletit në Prishtinë, si institucion i dodmosdoshëm artistik i vendit.
- Kosovës i duhet një filozofi e re e investimit në kulturë. Eshtë detyrë e shtetit t’u ndihmojë atyre të cilët dëshirojnë të investojnë në kulturë dhe art.
- Synojmë që të gjejmë rrugët më efikase dhe të drejta të harmonizimit të thesarit kulturor me kulturën bashkëkohore, duke synuar kështu përfshirjën e vlerave tona kulturore në famijlen e madhe të kulturës europiane.

VI – Probleme të brendshme të shoqërisë

Në realitetin shoqëror kosovar po përvijohen, fatkeqësisht, dy linja ekstreme:

1) Zgjedhjet e fundit dëshmuan për uljen e ndjeshmërisë shoqërore ndaj problemeve qytetare
Shikojmë me shqetësim uljen e ndjeshmërisë së shoqërisë si pjesëmarrëse në problemet madhore kombëtare. Asnjeri nuk do ta besonte uljen e ndjeshme të elektoratit kosovar vetëm 5 vjet mbas çlirimit të vendit. Arsye kryesore: zhgënjimi nga klasa politike dhe nga progresi i ngadaltë.
2) Ngjarjet e marsit, nga ana tjetër, zbuluan akumulimin e një pakënaqësie të shprehur në forma të patoleurueshme agresiviteti ndaj forcave ndërkombëtare dhe minoritetit serb.
Arsyeja: Manipulimi i shoqërisë nga ana e politikës mbi arritjen e shpejtë të pavarësisë dhe deklaratat ekuivoke ndaj të drejtave të minoritetit serb dhe ndaj bashkëekzistencës etnike si normë e qytetërimit modern.
3) Njohja e gabimeve të PDK-së. PDK e aftë dhe vetëdijshme për të njohur gabimet e saj dhe për të reflektuar dhe vepruar në mënyrë energjike.
4) Afrimi i një mase intelektualësh të afirmuar, të cilët nuk e gjejnë veten në politikat e ditës.
5) Afrimi dhe përkrahja e rinisë së emancipuar.

PDK2004.ORG
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Fitorja e PDK-së i garanton Kosovës shtetin e pavarur dhe sovran.

Rexhepi, në Shtimje: Për punën e PDK-së flasin argumentet, jo fjalët

Udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të mëkuren në Shtimje kanë mbajtur një tubim madhështor, në qendër të qytetit, me elektoratin e vetë.

Numri dy në listën e kandidatëve të PDK-së dhe kryeministri aktual i Kosovës, Bajram Rexhepi, duke ftuar elektoratin që të votojnë numrin 50, tha se për punën e PDK-së flasin argumentet, e jo fjalët.

“Partia Demokratike e Kosovës ka vlera që janë dëshmuar, dhe një model i shklëlqyeshëm për këtë është Shtimja. Një meritë të madhe për këtë model kanë qytetarët e Shtimjes, të cilët qysh nga fillimi kanë ditur për kë të votojnë”, u shpreh ai. Rexhepi bëri thirrje që shembullin e Shtimjes ta aplikojnë edhe komunat tjera duke votuar numrin 50.

Duke iu drejtuar masës së shumtë, lideri i demokratëve Hashim Thaçi, tha se një tubim i tillë është garancë se PDK-ja edhe në Shtimje, si kudo në Kosovë, do të shënojë fitore dhe do të ketë vota të mjaftueshme për të konstituuar vetë institucionet e Kosovës.

“Z.Mujota dhe qeveria komunale e Shtimjes kanë treguar shembullin më të mirë se si duhet të qeveriset një komunë në Kosovë. Vota juaj për z.Mujota, nuk është kësaj radhe votë vetëm për Shtimjen, por për tërë Kosovën, për institucione më efektive, më stabile dhe në të mirë të çdo qytetari të Kosovës, që garanton ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin në strukturat e Bashkimit Evropian”, tha Thaçi, para elektoratit të Shtimjes.

Nga ana e tij, njeriu më i popullarizuar i Shtimjes, Fehmi Mujota, tha se në tri palë zgjedhjet e kaluara PDK-ja pati ngritje të vazhdueshme në elektorat dhe në besim nga qytetarët. “Kjo tregoi se vizioni i PDK-së është i qartë dhe se askush nuk mund ta ndalë procesin e fitores së sovranitetit”, shtoi ai.

Të mërkuren, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdoi fushatën e vetë edhe në fhshatin Skifteraj të Vitisë.

Kandidati për deputet, Hydajet Hyseni, tha se PDK-ja ka një program gjithpërfshirës për një të ardhme të re dhe të ndritur për qytetarët e Kosovës. “Me 26 vende në Kuvend, sa i kemi patur në përbërjen e deritashme, nuk nuk kemi mundur të kemi qasje në vendimmarrje ku ajo është dashtur, sepse ndryshe do të ishin gjërat sot. Nëse dikush di të zgjidhë problemet sot, atëherë ajo është PDK-ja”, u shprh ai.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Fitorja e PDK-së i garanton Kosovës shtetin e pavarur dhe sovran.

“Me fitoren e PDK-së, Kosova do të jetë krejt ndryshe”, deklaroi Thaçi, në Junik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, të mëkuren vonë në fshatin Junik të Deçanit, deklaroi se me fitoren e PDK-së, Kosova do të jetë krejt ndryshe.

Thaçi shtoi se, në rast ftore, PDK garanton për junikasit një komunë të qëndrueshme, ndërsa tërë Dukagjinit një oazë të qetësisë dhe jo të krimit dhe të kriminelëve.

“Juniku është trevë me të cilën krenohet e tërë Kosova. Çdo familje e këtij fshati ishte bazë e UÇK-së. Nga këtu fillon historia e bashkëpunimit me SHBA-të dhe e fitores së mbështetjes së luftës sonë të drejtë”, u shpreh Thaçi, duke përkujtuar ditët e luftës që solli lirinë.

Ndërkohë, të mëkuren vonë, në një takim me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Pjeë, lideri i demokratëve, hashim Thaçi, u ka kërkuar atyre që të angazhohen në mënyrë që të mos humbë asnjë votë e PDK-së dhe të fitohet vota e të zhgënjyerve nga partitë rivale.

“Ju ftoj të gjithëve, të gjitha strukturat organizative, që të punoni në mënyrë edhe më serioze, në mënyrë edhe më të përgjegjshme dhe aktive e dinamike. Në të njejtën kohë, të punoni që të gjitha votat e mundshme në qytetin e Pjeës që kanë qenë për PDK-në dhe të zhgënyerit e dy partive tjera, të mos humbin. Punoni me ta dhe sqarojuni atyre vizionin e partisë sonë, në mënyrë që ai zhgënjim të mos kalojë në pasivitet të përgjithshëm”, u shpreh Thaçi.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Fitorja e PDK-së i garanton Kosovës shtetin e pavarur dhe sovran.

Hashim Thaçi: Jam i gatshëm të marrë secilën përgjegjësi institucionale në funksion të interesave të vendit

Lideri i demokratëve, Hashim Thaçi, deklaroi se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është parti që funksionon përmes konkurrencës demokratike të vlerave, ndërsa lista e saj, sipas tij, është listë e vlerave, e jo e kërcenimeve dhe grushtave.

Thaçi, në një intervistë për një agjenci vendëse të lajmeve (KosovaLive), të premten, dhe të transmetuar edhe nga media të tjera, ka thënë se PDK-ja duhet të fitojë në zgjedhjet e 23 tetorit, sepse përfaqëson forcën politike më serioze në vend, konceptin dhe vizionin më të qartë politik dhe më realist për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

Ai thotë se PDK ka hyrë në këtë garë zgjedhore me synimin se do të jetë subjekti më i preferuar nga qytetarët e Kosovës dhe se do të jetë subjekti më realist për t’i realizuar qëllimet dhe synimet shekullore të shqiptarëve. Pavarësia e Kosovës, sipas Thaçit, nuk ka asnjë alternativë.

“Çdo opcion tjetër jashtë pavarësisë nuk i zgjidhë problemet, por vetëm i komplikon dhe shton ato. Në opinionin e bashkësisë ndërkombëtare përherë e më shumë është duke zënë vend ky qëndrim i PDK-së. Unë besoj se edhe Beogradi duhet ta kuptoj sa më parë këtë të vërtetë”, tha Thaçi.

Lideri i PDK-së dhe ish- drejtori i Drejtorisë Politike të UÇK-së, beson subjekti i tij ka më shumë energji pozitive, njerëz me më shumë vlera intelektuale dhe kombetare, për të luftuar për pavarësinë e vendit.

Thaçi tha PDK është parti e cila funksionon mbi parimin e meritokracisë. “Vlerat morale, intelektuale e profesionale, puna dhe angazhimi kanë qenë kriteret e zgjedhjes edhe të kandidatëve të PDK-së për Kuvendin e ardhshëm të Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Sipas tij, PDK është larg logjikës së klaneve, por është subjekt që funksionon përmes konkurencës demokratike të vlerave.

Në pyetjen se a janë përcaktuar emrat e përfaqësuesve të PDK-së të cilët do t'i drejtojnë tri institucionet kryesore në rast të fitores së PDK-së, Thaçi tha se kjo mbetet çështje e organeve të partisë. “Vendimet tona janë kolegiale dhe produkte të diskutimeve të hapura”, tha ai.

Ndërsa në pyetjen tjetër se a do të kishit pëlqyer më tepër postin e presidentit, kryeministrit apo të kryekuvendarit, lideri i PDK-së dhe ish- kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, tha se “jam i gatshëm të marrë secilën përgjegjësi institucionale në funksion të interesave të vendit”.

Thaçi programin zgjedhor të partisë së tij politike e cilësoi si më produktiv dhe më të arsyeshëm. Ai tha se gjatë gjithë këtyre viteve PDK-ja ka punuar në ndërtimin e një vizioni politik, të qartë, realist dhe pragmatik për drejtimin e proceseve, sipas vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës.

Sipas Thaçit, ky është vizioni për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. “Programi i PDK-së nuk është vetëm vizion qëllimesh, por edhe vizion i mënyrave se si duhet t'i përmbushim qëllimet për të cilat kemi marrë mandatin demokratik të qytetarëve”, konsideron Thaçi.

Ai u shpreh i pakënaqur me punën e institucionave të Kosovës, gjatë mandatit të kaluar. Presidenca, siç tha ai, ka pasë një dështim të plotë.

“Presidenti asnjëherë në këto vite nuk ka qenë në gjëndje të luaj rolin e përfaqësimit të unitetit të popullit, me çka e ngarkon ligji. Ai kurrë nuk ia ka dalë të shkëputet nga pikëpamjet e ngushta të partisë së tij...Parlamenti ka punuar me hapa të ngadalshëm dhe me një debat parlamentar shumë të zbehtë. Një pjesë e mirë e përgjegjësisë për këtë bie mbi ish-kryeparlamentarin që ka manifestuar tërë kohën në Kuvend sjellje autoritariste...Ndërkaq në Qeveri mbi të gjitha duhet vlerësuar puna e kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili në këto tri vite ka dëshmuar një aftësi të lartë në lidershipin efektiv”, konsideron Thaçi.

Në pyetjen se a do të jetë e gatshme PDK sërish të hyjë në koalicion me LDK-në, në rast që asnjë subjekt politik nuk i fiton shumicën e votave, Thaçi tha se krejt kjo do të varet nga rezultati i zgjedhjeve. Megjithatë, Thaçi është optimist se PDK do të fitojë shumicën e mjaftueshme të votave në këto zgjedhje për qeverisjen e institucioneve të vendit.

Për Trupat e Mbrojtjes së Kosëvës (TMK) dhe shërbimin Policor të Kosovës (SHPK), Thaçi konsideron se këto dy institucione shumë të rëndësishme për Kosovën duhet të profesionalizohen edhe më tutje, të marrin më shumë përgjegjësi dhe të zhvillohen në nivelin e standardeve perëndimore.

Qeverisja e PDK-së, sipas tij, do të ofrojë tërë asistencën e nevojshme për këto dy institucione, që duhet të bëhen pjesë e krenarisë së Kosovës dhe në një të ardhme të afërt komponente bazë të sigurisë së Kosovës.

Lideri i PDK-së në këtë intervistë mohoi kategorikisht zërat se partitë politike në Kosovë, financohen nga kontrabanda dhe krimi. “Unë nuk do të flas për partitë tjera, por sa i përket PDK-së mund të them me siguri të plotë se është parti që qëndron larg të gjitha formave të korrupsionit. Ne si PDK të parët e kemi ngritur zërin kundër kësaj të keqeje që po i kanoset shoqërisë dhe institucioneve kosovare, por mbetëm të vetmuar”, u shpreh Thaçi.

Me fitoren e PDK-së në këto zgjedhje, sipas tij, zëri kundër korrupsionit do të kthehet në ligje.

Ndërsa në pyetjen se a do të reflektohet negativisht në rezultatin e zgjedhjeve mungesa e Fatmir Limajt, i cili është konsideruar si shtyllë e PDK-së, Thaçi tha se “Fatmiri na mungon të gjithëve, familjes, Kosovës, shokëve e bashkëpunëtorëve, por edhe Kuvendit të Kosovës. Unë besoj në pafajsinë e tij, ashtu siç beson tërë populli i Kosovës”, tha në fund Thaçi.
14.jpg
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Fitorja e PDK-së i garanton Kosovës shtetin e pavarur dhe sovran.

PDK pezullon aktivitetet parazgjedhore edhe për ditën e shtunë


Prishtinë, 15 tetor (Kosovapress) Time: 13 : 58

Shtabi Zgjedhor i PDK-së dhe shtabet zgjedhore të degëve të PDK-së, njoftojnë opinionin në një komunikatë për media të premten në Prishtinë se fushata zgjedhore e kësaj partie pezullohet edhe për datën 16 tetor, në shenjë solidarizimi me dhembjen e familjeve, të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre, në tragjedinë në Fushë-Arrëz të Shqipërisë.
 

receli

Primus registratum
Re: Fitorja e PDK-së i garanton Kosovës shtetin e pavarur dhe sovran.

plisi , sa % e popullit doli ne votim dhe sa % e ktyre qe dolen votuan Pdk-n?
 

redhat

Primus registratum
Re: Fitorja e PDK-së i garanton Kosovës shtetin e pavarur dhe sovran.

Kafe ,dyje...

Eu sa m`paska pas mall me i pa keto dy figurat artistike`xhepi-taqi`dhe buzeqeshjet e tyre xixllonjuese!

Çfar ndodhi,gjithe ato premtime e premtime e prap humben?!
Si ore eshte e mundur te humb njeriu tre here ne zgjedhje e twe mos jap doreheqje,apo te mbaj pergjegjesi per humbjet?!
 
Top