A
alko
Guest
Sistemi operativ i hapur Firefox OS i cili bazohet në Linux, pritet që në të ardhmen përveç Smartphone, të jetë prezent edhe për Smart-TV, PC dhe Tabletë. Për këtë projekt (Smart-TV), Mozilla ka arritur për të fituar prodhuesin e madh japonez Panasonic si partnerin e saj të parë. Kjo është paralajmruar nga Mozilla Foundation në CES - Las Vegas. "Nuk ka alternativa të tjera që me të vërtetë janë të hapura" tha për Next Web nën presidenti i Panasonic për SHBA Merwan Mereby. Kompania premton për Smart TV të "brezit të ardhshëm" pajtueshmërinë e plotë me standardet moderne të internetit të tilla si HTML5. Edhe firma tajvaneze e mikroprocesorëve-VIA Technologies, ka paralajmëruar bashkëpunim me Mozilla, ku për fillim pajisë dy mini kompjuter APC Paper dhe APC Rock me Firefox OS. Single-Board-Computer është në qarkullim dhe mund të blihet për 59 US-Dollar; është paraparë kryesisht për zhvilluesit dhe ata që dëshirojnë ta testojnë. Zhvilluesit e Mozilla-s janë duke punuar poashtu edhe për versionin Firefox OS për Tabletë. Harduerie e ofron Foxconn në formën 10-Zoll-Tablet.
Continue reading...
Continue reading...