admin
Administrator
Nëse keni menduar që Firefox OS është thjesht një sistem tjetër operimi për smartphone që me shumë mundësi nuk do të mbijetojë, e keni pasur gabim. Këtë e provon vetë Christian Heilmann në një leksion të titulluar Firefox OS në 2014 dhe më tej.
Kur Firefox OS u lançua dhe u prezantua në Mobile World Congress (Kongresi Botëror i Celularëve), të gjithë ishin aq të emocionuar sa filluan ta quanin kongresin si Kongresi Botëror i Mozillas. Kjo është më shumë për shkak se njerëzit po u vinte në majë të hundës të shihnin telefona të rinj që nuk kishin shumë të reja përveçse një ekran më të madh dhe parametra më të fuqishme. Por Mozilla solli diçka të re në këtë treg, diçka plotësisht unike. Ajo krijoi një sistem operimi për telefona të bazuar në HTML 5 dhe në JavaScript. Dhe punon shumë mirë edhe në telefona me parametra të ulët.
Por kjo nuk është e vetmja gjë që e bën Firefox OS të veçantë.
Christian Heilmann argumenton se Mozilla ka një vizion të qartë, një vizion për të sjellë rrjetin drejt tregjeve të zhvilluesve. Mozilla shpreson që të sjellë gjithnjë e më shumë njerëz në rrjet. Do që t’u japë fuqi njerëzve duke i sjellë online për herë të parë. Duke iu shtuar përdoruesve të thjeshtë, Mozilla do që të sjellë për zhvilluesit një ekosistem jo proprietar por të përbashkët, në mënyrë që atyre nuk do t’u duhet të mësojnë një gjuhë të re thjesht për të ndërtuar një aplikacion për Firefox OS. Zhvilluesit tashmë bëjnë aplikacione duke përdorur HTML5 dhe JavaScript për rrjetin por është thjeshtë çështje kohe sa të optimizohet që të jetë përfekt për Firefox OS.
Tashmë e dimë që Firefox OS është në rritje e sipër. Edhe pse në fillim dështoi të tëhiqte vëmendjen e masës, kompania e prodhimit të smartphoneve, ZTE, siguroi shitjen e 100,000 pajisjeve me Firefox OS dhe kërkesa për këtë është akoma dhe më e lartë. Me këtë në mendje, Christian Heilmann na jep një ide për të ardhmen e përpjekjeve të Mozilla-s për të bërë një sistem operimi mobile që do të sjellë fuqinë e rrjetit. Leksioni u shoqërua nga Sandip Kamat dhe Mozillianë të tjerë që ngritën çështje të rëndësishme diskutimi se si Mozilla mund ta bëjë Firefox OS më të mirë. Pjesë nga audienca që u ftuan nga Heilmann, ndër të tjera, sugjeruan që Firefox OS të shfaqet në smart TV, në smart watches (orat e zgjuara), etj.
Pra, është e qartë që sistemi i operimit i krijuar në HTML5 nuk është vetëm për smartphone. Diçka tjetër që nuk u përmend më lart është që Firefox OS do që t’i japë kujtdo një eksperiencë sa më të mirë në smartphone. Ndërkohë që AlbanianTech është mbështetës i Mozilla dhe Firefox OS, më tepër informacione mbi Mozilla mund të gjeni në Mozilla Albania ku mund edhe të kontaktoni Mozillianët shqiptarë për të mësuar më shumë se si mund të mbështesni Mozilla-n dhe Firefox OS. Gjithashtu, në videon më poshtë mund të shihni progresin e Firefox OS me vetë fjalët e zvhilluesve.
Burimi: http://www.moz-mag.com/2013/10/firefox-os-2014-beyond/
Artikulli i plote...