FireFox ne gjuhën shqipe

MLK

Primus registratum
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

Shume interesante, open source me dinamike se gjigandi Mikrosoft, nje arsye me teper per te perdorur kete navigator qe po fillon te behet me te vertete nje alternative serioze e IE
 

korn83

Forumium praecox
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

kam kohe qe e perdor mozillen,por vetem nja dy muaj qe kam shkarkuar versionin shqip...te them te drejten nuk marr vesh,perse me thote "Ka Perditesime te reja te mundeshme(e ka fjalen per azhornimet)" kur une pastaj i jap Ok nuk me gjen asnje azhornim!ma ben shpesh!mund te me ktheje pergjigje dikush?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

KoRn 83,

Duke qenë një program jo shumë i vjetër, Firefox-i është duke u përmirësuar vazhdimisht. Në këta përmirësime hyn edhe mekanizmi i vetëpërditësimit.
Nuk kam patur kohë të mjaftueshme për të provuar funksionimin e tij për gjuhën shqipe. Por shpresoj që brenda kësaj jave të mbyllet kjo histori dhe të funksionojë normalisht, ashtu siç ndodh për origjinalin.
 

korn83

Forumium praecox
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

nuk me funksionon fare vella!!!as versioni ne anglisht as ne shqip...e kam fjalen per kete versionin e fundit te firefox-it....e instalova,e provova,nuk funksiononte dhe tani u riktheva tek versioni fillestar...versioni 1.0 me duket
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

E kam vështirë të kuptoj se çfarë konkretisht nuk të funksionon. Nëse e ke fjalën për mekanizmin e përditësimit, e përsëris që nuk është ende gati. Nëse e ke fjalën për vetë Firefox-in, unë vetë kam 1.0.4 dhe funksionon. A spiegohesh dot më gjerë, më kthjellët?
 

korn83

Forumium praecox
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

e instalova dje dhe kur u perpoqa te hyja ne internet nuk me gjente faqen!vazhdonte e karikohej ne vazhdimesi por pa arritur te futej ne asnje sit!
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

Arrin ta hapësh faqen në fjalë me shfletues tjetër?
Jepe lidhjen për te faqja këtu, që të mund të bëjmë një provë edhe ne për të parë se çfarë nuk shkon...
 

korn83

Forumium praecox
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

asnje faqe nuk me hap!ndofta duhet te jete ndonje problem i imi,pasi nuk me funksionon as versioni i fundit 1.05...me funksionon vetem versioni 1!
kurse internet explorer me funkisonon pa problem fare!
kur shoh qe nuk me funksionon mozilla 1,04 apo 1.05 dhe e mbyll,task manager me thote qe firefox.exe vazhdon te punoje...dhe une nuk arrij ta mbyll...keshtuqe nese me duhet te instaloj versionin e vjeter,me duhet te rindez kompjuterin.
 

blendiys

Primus registratum
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

Nje problem pak a shume te tille pata dhe une para disa kohesh me Firefox-in,
(ne fakt behet fjale per versionin Anglisht),kur per je moment nuk mund te kryeja asnje komande,ndersa ne IE pa problem.
Te nesermen vura re qe gjithe faqet qe kisha vendosur ne bookmark me ishin zhdukur.

Gjithesesi per mua eshte nje nga lundruesit me te sigurte dhe te lehte ne perdorim.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

KoRn 83,

Nuk di çfarë të them prej këtu, larg kompjuterit tënd...vetëm se duket i çuditshëm si rast...
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

Blendi,

Edhe unë kam hasur faqe të veçanta që duket se bllokojnë Firefox-in për një çast: peshkupauje.com për shembull. Por vetëm mbase për një a dy sekonda, dhe them se duhet të jetë e lidhur me mënyrën e hartimit të këtyre faqeve.
 

korn83

Forumium praecox
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

Blendo ajo qe pershkruan me ka ndodhur edhe mua...

Besnik te falenderoj per interesimin...edhe per mua mozilla mbetet gjithsesi nje lundrues perfekt...as nuk ve ne dyshim profesionalizmin tuaj,pasi e thashe dhe me pare qe problemet i kam edhe kur shkarkoj versionin ne anglisht.
 

Diddy19

Su@mi
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

Une kam shkarkuar kete versionin te vene ne dispozicion nga ju dhe punon per mrekulli.Ta shpif pak me ato "masat mbrojtese" (dritaret rreth cookies etj etj) ,po kshu si browser eshte ok.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

Firefox 1.5 sapo ka qarkulluar. Versioni shqip do ta pasojë shumë shpejt, duke zgjidhur edhe problemin e përditësimit të vetvetishëm sa herë që ka një version të ri.
Hëpërhë mund ta shijoni në origjinal apo një nga gjuhët e tjera.
 

Dardanus

Primus registratum
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

Po a ka me mire se te kesh "programe" te komputerit ne gjuhen shqipe.
Une e kam Firefox shqip gati gjysem viti dhe jam ne njefar menyre i knaqur me te, por e mbaj edhe IE.
Firefox shqip i ka disa fjale te pa kuptueshme dhe disi gati banale, si p.sh. fjala cinstalo (deinstalo).
Une nuk mundem te them "ai eshte i cmotivuar" por them "ai eshte i demotivuar".

Zoti Bleta mos me keqkuptoni se kjo eshte vetem nje keshille apo ndihme e vocgel, per ta pervetesuar krijimtarine tende ne shqip.

Pa kushte fare . E din ti se qka po them une me kete.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

Falemnderit Dardanus.
Them, dhe këtë mund ta ripohojnë edhe të tjerë të forumit, që parashtesa de- është e huaj për shqipen. Ka raste që poërdoret, por mua më tingëllon po aq e çidutshme sa të tingëllon ty ç- apo sh- apo zh-. Shembuj mund të sjell plot:
çlirim (dhe jo delirm apo deliberation), shkurajim (dhe jo dekurajim), zhbllokim (dhe jo debllokim), shpengim, zhdukje etj, etj. Gabuar qofsha.
 

nafi

Primus registratum
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Firefox 1.5 sapo ka qarkulluar. Versioni shqip do ta pasojë shumë shpejt, duke zgjidhur edhe problemin e përditësimit të vetvetishëm sa herë që ka një version të ri.
Hëpërhë mund ta shijoni në origjinal apo një nga gjuhët e tjera.

[/ QUOTE ]

A eshte perkthyer apo akoma eshte ne perkthim Firefox 1.5???

Nese din se kush eshte duke e perkthyer, me trego se edhe une jam interesuar per perkthimin.

Flm!
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: FireFox ne gjuhën shqipe

nafi,

pothuajse kam përfunduar përkthimin e Firefox 1.5, por kam qenë larg makinës time për gati dy muaj. Tani që jam kthyer edhe pema e parashtrimeve është e hapur. Shpresoj që të ketë një "build" për Shqipen, në mos do të duhet të presim 2.0
 
Top