Hank
Valoris scriptorum
Sipas disa raporteve në ueb portale të ndryshme të dedikuara për teknologji, versioni RC i Firefox 4 do të jetë gati në fillim të shkurtit, ndërsa versioni final do të jetë gati në fund të atij muaji.
“Ne kemi punuar me shumë mund në Firefox 4 dhe është koha që ta dërgojmë në treg. Po shoh se emocionet dhe aktiviteti po rritet qysh prej se kemi paraqitur versionin e parë. Gjatë ditëve të fundit, udhëheqës kompetent kanë reduktuar sërish bllokuesit e tyre duke identifikuar bllokuesit e vështirë dhe ata pa të cilët nuk mund të jetojmë. Tani kemi 160 bllokues të mbetur dhe historikisht është dashur deri në gjashtë javë për të arritur në RC në momentin që na kanë mbetur 100 bllokues. Tani duhet të punojmë shumë” u citua të ketë thënë një anëtarë i Firefox.
Do të jetë interesante paraqitja e Firefox 4, pasi që edhe pritet që të sjellë shpejtësi dhe ndryshime në dizajn, por këto gjëra do të shihen me kohë.