Fillon punimet konferenca e lirisë së softuerit

Albforumi

Primus registratum
Fillon punimet konferenca e lirisë së softuerit

Fillon-punimet-konferenca-e-lirisë-së-softuerit.jpg



Kanë filluar punimet e konferencës së parë ndërkombëtare të lirisë së softuerit në Kosovë, gjatë së cilës do të prezantohen e mbahen ligjërata prej disa nga liderët e industrisë së teknologjisë informative dhe komunitetit të kodit burimor të hapur, për të cilën pjesëmarrësit e kësaj ngjarje vlerësojnë si një mundësi të veçantë për të kapur dhe shtuar njohuritë mbi teknologjinë e informacionit dhe fushën e shkencave inxhinierike.</p>


Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me shoqatën Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) kanë organizuar konferencën e parë ndërkombëtare të lirisë së softuerit në Kosovë – “Kosovo Software Fredoom ‘09″, ku po marrin pjesë firma të njohura të zhvillimit të teknologjisë informative nga Evropa dhe vende tjera të botës.</p>


Për dy ditë radhazi në ambientet e Fakultetit të Teknologjisë mëse 40 ligjërues të vendeve të ndryshme do të ligjërojnë në këtë konferencë tema në lidhje me zhvillimin të teknologjisë informative në botë, me qëllimin e vetëm që të ofrohet një qasje alternative e të menduarit ndryshe në zhvillimin e softuerit të lirë dhe të hapur.</p>


Konferenca do të jetë e hapur për dy ditë radhazi në ambientet e Fakultetit të Teknologjisë dhe gjatë kësaj kohe do të mbahen ligjërata e prezantimi prej disa nga liderëve të industrisë së teknologjisë informative dhe komunitetit të kodit burimor të hapur nga e gjithë bota. /rtv21/</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologjia.blog.al/?p=162. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologjia.blog.al/?p=162
 
Top