Filloi procesi gjyqësor kundër Grupit të Llapit

*Plisi*

Primus registratum
Filloi procesi gjyqësor kundër Grupit të Llapit

Filloi procesi gjyqësor kundër Grupit të Llapit


Fillojë sot procesi gjyqësor kundër të ashtuquajturit "Grupi i Llapit" - ish-komandantit të UÇK-së, Rrustem Mustafa i njohur me emrin e luftës si "Komandant Remi" dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës në vendin tonë.
Gjykimi po mbahet pa praninë e mediave, ndërkohë që janë ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë në Pallatin e Rinisë e të Sporteve ku po zhvillohet procesi.





17 shkurt 2003, ora: 12:56 CET
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Filloi procesi gjyqësor kundër Grupit të Llapit

remi.jpg
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Filloi procesi gjyqësor kundër Grupit të Llapit

Podujevë: U protestua sërish për lirimin e të akuzuarve të "grupit të Llapit"

Podujevë, 17 shkurt – Edhe sot në qendër të Podujevës, në organizim të tri shoqatave të dala nga lufta, u protestua për lirimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, të të ashtuquajturit "grupi i Llapit", gjykimi i të cilëve ka filluar sot në Prishtinë. Protestuesit mbanin pankarta në të cilat kërkohej liri për ish komandantin e ZOLL-it Rrustem Mustafën- Remi dhe të akuzuarve të tjerë, Latif Gashi, Naim Kadriu dhe Nazif Mehmeti.
Protestuesit defiluan duke brohoritur: "Lirimin e shokëve", "Poshtë UNMIK-u", "Poshtë Rezoluta 1244", "Demokraci po, diktaturë jo", "T'i mbrojmë vlerat e UÇK-së", etj.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Filloi procesi gjyqësor kundër Grupit të Llapit

2
ARTAN MUSTAFA
Prishtinë, 17 janar - Fillon procesi
gjyqësor ndaj ish-komandantit të
UÇK-së për Zonën Operative të Llapit
(ZOLL), Rrustem Mustafës - Remit
dhe tre bashkëluftëtarëve të tij: Latif
Gashit, Nazif Mehmetit dhe Naim
Kadriut, të cilët akuzohen se "kanë
kryer veprën penale të Krimeve të
Luftës Kundër Popullatës Civile sipas
Nenit 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së".
Ish - luftëtarët e njohur të UÇK-së,
çuditërisht nuk do të gjykohen në
Gjykatën e Qarkut, por në mjediset e
Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në
Prishtinë, përkatësisht në ndërtesën
ku janë të vendosur gjyqtarët dhe
prokurorët ndërkombëtarë, të cilët
kanë inicuar dhe udhëheqin këtë dhe
shumicën e proceseve tjera gjyqësore
ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Atje
janë barrikaduar nën masa të forta të
sigurie ende pa nisur procesi gjyqësor.
Latif Gashi - Lata, Nazif Mehmeti -
Dini dhe Naim Kadriu - Lumi janë
arrestuar më 28 janar 2002 dhe që
atëherë mbahen në paraburgim.
Rrustem Mustafa - Remi iu është
bashkuar atyre në fillim të gushtit
2002 pasi është arrestuar në qendër
të Prishtinës, pas një urdhëri për
"zgjerim të hetimeve".
Tre të parët janë arrestuar pas
kërkesës për Zhvillim të Hetimeve (të
26 janarit) nga Njësia Qendrore e
Hetimeve Penale (NJQHP) e Policisë
Civile të UNMIK-ut, e cila thuhet se ka
filluar hetimet në ish-ZOLL më 4
dhjetor 1999. Konkretisht, në një
aktakuzë që qartazi fyen kombin
shqiptar duke ia shquar ushtrinë çlirimtare
si një organizatë kriminale, ata
ngarkohen për: 1. Rrëmbimin dhe më
pas vrasjen e Visar Vocës dhe Drita
Bunjakut, 2. "Familja Sinani", 3.
"Rrëmbimin dhe Vrasjen e Agim
Musliut", 4. "Rrëmbimin dhe rrahjen e
Fehmi Poterës", 5. "Rrëmbimin dhe
vrasjen e Hetem Jasharit", 6.
"Rrëmbimin dhe vrasjen e Alush
Kastratit", 7. "Rrëmbimin dhe rrahjen
e vëllezërve Rakovica", 8. "Burgosjen
e paligjshme të Enver Sekiraçës", 9.
"Rrëmbimin dhe vrasjen e Idriz
Sfarçës", 10. "Burgosjen dhe Rrahjen
e Rafet Hazirit".
Sipas kërkesës për zhvilimin e hetimeve
të prokurorit ndërkombëtar,
Anthony P. Ricci, këto hetime i ka
zhvilluar NJQHP-ja, e cila, po ashtu,
ka "vërtetuar" se burgje të tilla ku janë
mbajtur dhe rrahur civilë UÇK-ja ka
patur edhe në Bajgorë, Llapashticë,
Majac, Potok dhe Kolec.
"Hetimet kanë zbuluar që në të gjitha
periudhat kohore në fjalë nga gushti
1998 deri në qershor 1999, Rrustem
Mustafa, me pseudonimin 'Remi' ka
qenë komandant i Zonës së Llapit
dhe ka pasur autoritetin për të autorizuar
arrestime, burgosje, lirime dhe
ekzekutime të të burgosurve civilë".
Sipas "provave", Mustafa faktikisht
paska urdhëruar "shumë arrestime,
burgosje dhe lirime….", thuhej në
kërkesën për Zgjerimin e Hetimeve të
kësaj lënde edhe ndaj komandant
Remit, të prokurorit Ricci.
Ata u mbajtën në paraburgim me
arsyetimin se nëse ata lihen të lirë
mund të iknin(?) dhe se mund t'i pengojnë
hetimet duke ndikuar në dëshmitarë
etj. Qytetarët e Kosovës në
masë të madhe kanë dijeni për këto
raste shumë të përfolura.
Por, disa dëshmitarë - në radhët e
atyre të cilët i cek prokurori - kanë
kontestuar akuzat që iu mvishen ishpjesëtarëve
të njohur të UÇK-së në
lidhje me ta. Nëse askush, lexuesit
tanë disa herë radhazi kanë mundur
të lexojnë për një seri skandalesh në
këtë proces.
Lexuesit e "Epokës së re" i kanë lexuar,
psh., rrëfimet rrënqethëse publike
të Fehmi Poterës dhe Rafet Hazirit, të
cilët në fakt kanë deklaruar se UÇK-ja
jo që i ka dëmtuar, por i ka ndihmuar.
Ky i fundit falënderonte UÇK-në që e
kishte shmangur nga rruga e drogës
etj.etj. Në anën tjetër, të afërmit dhe
avokatët e të akuzuarve i kanë hedhur
poshtë këto akuza që iu mvishen pjestarëve
të "Grupit të Llapit".
Personalitete dhe liderë të njohur politikë
në Kosovë i kanë quajtur këto
arrestime të pjesëtarëve të ish-UÇK-së
dhe TMK-së, me gjuhë të qartë, si
arrestime politike, me qëllim njëllosjen
e vlerave të luftës së shqiptarëve. Është
i njohur reagimi tërë maraz i kryeministrit
Rexhepi në gusht të vitit të kaluar.
Komandanti i TMK-së, Agim Çeku,
ka deklaruar se këto arrestime e kanë
dëmtuar imazhin e TMK-së dhe pas
një takimi që ka patur me Steinerin, ka
kërkuar nga ai që këto arrestime dhe
dënime të ndalen. Qytetarët e
Kosovës, nëpërmjet dhjetëra protestave,
kanë shprehur pakënaqësinë e
tyre të thellë me rastin e arrestimeve të
pjesëtarëve të "Grupit të Llapit" dhe
kanë kërkuar lirimin e tyre.
Megjithatë, procesi i pritur gjyqësor
dhe i etiketuar si "më politik", "më i
rëndësishëm"… ndaj ish-udhëheqësve
dhe bartësve të luftës së UÇKsë,
për disa herë më shumë pritet t'i
tejkaloi skandalet që pamë në disa
procese, e konkretisht në atë kundër
Gjeneral Haradinajt dhe Gjeneral Sali
Veselit. Edhe në procesin kundër
Remit, Gashit etj. janë përvjedhur
tentativat për të siguruar dëshmi të
rreme. Ja pse ky proces mund të
komprometoj rëndë drejtësinë
ndërkombëtare. Barrikadimi prapa
masave kaq të forta të sigurisë dhe
refuzimi për të bërë gjyq atje ku
bëheshin deri më tani, flet jo pak në
ndjenjat e atyre njerëzve që punuan
në sajimin e këtij procesi gjyqësor.
Nuk ka fakte relevante për "krime
lufte…". Aktakuza godet popullin
shqiptar!
Fillon gjyqi kundër krerëve të UÇK-së për Zonën e Llapit
Nje proces politik i dështuar që në start
Disa dëshmitarë - në radhët e atyre të cilët i cek prokurori - kanë kontestuar akuzat që iu mvishen ish-pjesëtarëve të njohur të UÇK-së në lidhje me ta.
Lexuesit e "Epokës së re" i kanë lexuar, psh., rrëfimet rrënqethëse publike të Fehmi Poterës dhe Rafet Hazirit, të cilët në fakt kanë deklaruar se UÇK-ja jo
që i ka dëmtuar, por i ka ndihmuar. Disa nga "viktimat" janë future në aktakuzë pa pëlqimin e tyre. Ata vështirë se do të dëshmojnë ashtu siç pret akuza. :thumbsup:
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Filloi procesi gjyqësor kundër Grupit të Llapit

Prizren, 19 shkurt - Të hënën me rastin e fillimit të gjykimit të të
ashtuquajturit "Grupi i Llapit", i dyshuari për "Rastin Drini" Halil
Qadraku nëpërmjet një letre nga Gjykata e Qarkut në Prizren, ku
është duke u zhvilluar procesi gjyqësor, iu ka dhënë përkrahje luftëtarëve
të Llapit.
"Kolegëve të Zonës Operative të Llapit, nga kjo gjykatë, ku po zhvillohet
ky gjyq i montuar politik, dëshiroj t'iu japë përkrahje dhe
mbështetje edhe për këtë 'betejë'. Jam i bindur se do të dilni fitimtarë,
sikur që keni dalë nga qindra beteja kundër armikut, edhe në
këtë betejë kundër padrejtësisë", ka thënë Qadraku në një letër dërguar
"Grupit të Llapit" nëpërmjet "Epokës së re". (NÇ)
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Filloi procesi gjyqësor kundër Grupit të Llapit

Vazhdon gjykimi i ish luftëtarëve të UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi, Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Naim Kadriu, ish luftëtarë të ZOLL-it
Latif Gashi hedh poshtë akuzën e rëndë
se UÇK-ja ishte organizatë kriminale
Latif Gashi procesin gjyqësor e quan politik me qëllim të denigrimit të tij, familjes së tij dhe luftës çlirimtare të UÇK-së

BEKIM ADEMI
Prishtinë, 21 shkurt - Me leximin e
aktakuzës nga ana e prokurorit
ndërkombëtar Gary McCuaig, të
enjten ka vazhduar gjykimi i katër ish
luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës (UÇK) të Zonës Operative të
Llapit (ZOLL). Rrustem Mustafa –
Remi, ish komandant i ZOLL-it, Latif
Gashi, Nazif Mehmeti dhe Naim
Kadriu, të gjithë ish luftëtarë të UÇK-së
të kësaj zone kanë dëgjuar të enjten
aktakuzën e cila ata i ngarkon për
veprën penale, krime të luftës ndaj
civilëve shqiptarë.
Sipas aktakuzës e cila mban datën 4
shkurt 2003, thuhet se prokurori
ndërkombëtar, ngre këtë aktakuzë
kundër Latif Gashit, Nazif Mehmetit,
Naim Kadriut dhe Rrustem Mustafës
(të bashkakuzuar) të cilët akuzohen
për kryerjen e krimeve sipas nenit 142
të Kodit Penal të Jugosllavisë (LPJ) në
lidhje me nenet 24, 30, 22 dhe 26 të
LPJ-së, kryerjen, urdhëriminin,
dhënien e ndihmës, kryerjen nëpërmjet
mosveprimit, veprimin në
bashkëpunim me të tjerë dhe pjesëmarrjen
në një projekt të përbashkët
kriminale qëllimin e kryerjes së
krimeve të luftës. Në vazhdim të
aktakuzës thuhets e ‘pretendohet se të
bashkakuzuarit janë përgjegjës edhe
personalisht dhe nëpërmjet autoritetit
të tyre komandues për rrëmbimin e
paligjshëm, mbajtjen e paligjshme,
rrahjen, torturimin dhe në disa raste
edhe vrasjen e civilëve shqiptarë të
Kosovës. Nga gushti 1998 deri në mes
të qershorit 1999, vazhdon aktakuzë,
qendra të ndryshme paraburgimi janë
përdorur nga komanda e UÇK-së së
ZOLL-it për të mbajtur të paraburgosur
civilë. Një qendër e tillë sipas saj ka
ekzistuar në Bajgorë, të paktën prej
gushtit 1998 deri në shtator apo tetor
1998, një qendër tjetër ka ekzistuar në
Llapashticë të paktën prej nëntorit
1998 deri në fund të marsit 1999, një
qendër tjetër ka ekzistuar në Majac
prej marsit 1999 deri në mes të prillit
1999, një qendër ka ekzistuar në
Potok nga marsi 1999 deri nga mesi
apo fundi i prillit 1999 dhe një qendër
paraburgimi ka ekzistuar në Kolec nga
maji 1999 deri në mes të qershorit
1999. Më tutje në aktakuzë thuhet se
nga gushti 1998 deri në mes të qershorit
1999, të bashkakuzuarit në
bashkëpunim me roje dhe ushtarët
tjerë të paidentifikuar të UÇK-së dhe
në vijim të një organizimi kriminal të
përbashkët, në mënyrë të paligjshme
kanë mbajtur civilë në qendrat e lartpërmendura
të paraburgimit. Të
bashkakuzuarit gjithnjë sipas
aktakuzës të ngritur nga prokurori
ndërkombëtar, në bashkëpunim me
roje dhe ushtarët tjerë të paidentifikuar
të UÇK-së dhe në vijim të një organizimi
kriminal të përbashkët, në mënyrë
të paligjshme kanë arrestuar civilë dhe
i kanë transportuar ata nëpër qendrat
e paraburgimit apo i kanë dërguar
kërkesa të veçanta individëve civilë që
ata të paraqiteshin në një prej
shtabeve të UÇK-së, apo në një prej
qendrave të paraburgimit të lartpërmendura
në “biseda informative”.
Civilët që i përgjigjeshin thirrjeve të tilla
sipas aktakuzës në fjalë, arrestoheshin
aty për aty në mënyrë të paligjshme,
kurse qëllimi i të bashkakuzuarve po
sipas kësaj aktakuze ka qenë që në
qendrat e paraburgimit të mbahen
shqiptarë civilë të Kosovës të dyshuar
për bashkëpunim me serbët dhe të
detyrohen ata që të rrëfenin për mosbesnikëri
ndaj UÇK-së dhe të dënoheshin
ata që mbaheshin aty për mosbesnikërinë
e pretenduar ndaj UÇKsë.
Civilët e mbajtur në qendrat e
paraburgimit, sipas kësaj aktakuze,
janë vendosur në kushte jonjerëzore, u
janë mohuar kushtet e duhura
higjienike, ushqimi, uji dhe trajtimi
mjekësor.
“Ata i janë nënshtruar të rrahurave
dhe torturave të rregullta, janë detyruar
që të rrihen me njëri tjetrin, janë
detyruar të japin deklarata të rrejshme
dhe janë kërcënuar me vdekje”,
thuhet në aktakuzën e ngritur dhe lexuar
nga prokurori ndërkombëtar Gary
McCuaig, që besohet fuqishëm se
pikërisht kjo aktakuzë është e ngritur
mbi dëshmitë e rreme, gjë që mund të
dëshmohet gjatë gjykimit. Gjatë gjithë
periudhës kohore që përfshin kjo
aktakuzë, thuhet tutje aty, i akuzuari
Latif Gashi ka qenë komandant i
Shërbimit Sekret të ZOLL-it.
Nëpërmjet rolit të tij, Gashi në
bashkëpunim me të bashkakuzuarit
tejrë, sipas kësaj aktakuze ka urdhëruar
mbajtjen e të paraburgosurve civilë
dhe ka pasur autoritetin për lirimin e
civilëve të paraburgosur. Gashi ka
qenë edhe personalisht përgjegjës dhe
si epror për mbajtjen e paligjshme e të
paraburgosurve civilë dhe për vendosjen
dhe mbajtjen në vazhdimësi të
kushteve në të cilat janë mbajtur të
paraburgosurit. Në bashkëpunim me
të bashkakuzuarit dhe me persona të
tjerë të paidentifikuar ka marrë pjesë
në marrjen në pyetje dhe torturimin e
civilëve të paraburgosur dhe në vrasjen
e disa civilëve të paraburgosur.
Afërsisht prej tetorit 1998 deri në maj
1999, sipas aktakuzës i akuzuari Nazif
Mehmeti ka qenë komandant i
Policisë Ushtarake në ZOLL.
Nëpërmjet rolit të tij, në bashkëpunim
me të akuzuarit tjerë ka urdhëruar
paraburgosjen e civilëve të paraburgosur
dhe ka pasur autoritetin për lirimin
e tyre. Mehmeti siç thuhet në aktakuzë
ka qenë edhe personalisht përgjegjës
dhe si epror për mbajtjen e paligjshme
të të paraburgosurve civilë dhe për
vendosjen dhe mbajtjen në
vazhdimësi të kushteve çnjerëzore në
të cilat janë mbajtur të paraburgosurit.
Ai në bashkëpunim me të
bashkakuzuarit dhe me persona të
tjerë të paidentifikuar ka marrë pjesë
në marrjen në pyetje dhe torturimin e
civilëve të paraburgosur dhe në vrasjen
e disa civilëve të paraburgosur.
Afërsisht prej majit 1999 deri në mes
të qershorit 1999, në aktakuzën e
ngritur më 4 shkurt nga prokurori
McCuaig i akuzuari Naim Kadriu ka
qenë pjesëtar i Policisë Ushtarake të
UÇK-së në ZOLL. Nëpërmjet rolit të tij
ai ka qenë personalisht përgjegjës për
mbajtjen e paligjshme të dy të
paraburgosurve civilë, dëshmitarit
“Q” dhe dëshmitarit “R” dhe për vendosjen
dhe vazhdimin e kushteve
çnjerëzore në të cilat janë mbajtur këta
civilë. Kadriu, në bashkëpunim me të
bashakuzuarit tjerë dhe me persona të
paidentifikuar ka marrë pjesë në marrjen
në pyetje dhe torturimin e këtyre
të paraburgosurve civilë.
Gajtë gjithë kohës që ka lidhje me këtë
aktakuzë, i akuzuari Rrustem Mustafa
ka qenë komandant i ZOLL-it.
Nëpërmjet rolit si komandant i ZOLLit,
Mustafa në bashkëpunim me të
bashakuzuarit ka urdhëruar mbajtjen
e të paraburgosurve civilë, pretendon
aktakuza e ndërkombëtarit, dhe ka
pasur autoritet për lirimin e të paraburgosurve
civilë. Mustafa sipas kësaj
aktakuze ka qenë përgjegjës personalisht
dhe si epror për mbajtjen e
paligjshme të të paraburgosurve civilë
si dhe për vendosjen dhe vazhdimin e
kushteve çnjerëzore në të cilat janë
mbajtur civilët.
“Rrustem Mustafa, në bashkëpunim
me të bashakuzuarit dhe me persona
tjerë të paidentifikuar ka marrë pjesë
në marrjen në pyetje dhe torturimin e
të paraburgosurve civilë dhe në vrasjen
e disa paraburgosurve civilë”,
thuhet ndër të tjera në aktakuzën e 4
shkurtit të këtij viti të ngritur nga
prokurori Gary McCuaig.
Në këtë proces prokurori ka rekomanduar
që të aplikohet rregullorja
20/2000, e cila parashikon mbrojtjen e
dëshmitarëve dhe identitetit të tyre.
Sipas aktakuzës, në këtë proces do të
paraqiten dëshmitë e së paku 20 dëshmitarëve
të mbrojtur të cilët janë të
shënuar me numra dhe shkronja. Por
do të ketë edhe dëshmitarë tjerë si
Steven Petty, hetues në njësin qëndrore
për hetime penale, Mario
Sherer, gjithashtu hetues në njësinë
qëndrore për hetime penale, pastaj
Bajram Mustafa nga fshati Majac,
Naim Gubetini - SHPK Prishtinë,
Kamber Hoxha nga Besiana, pastaj
Jetullah Zhdrella, Idriz Bajrami –
SHPK Besianë, Gani Zuka, Fatmir
Mustafa, Milovan Stankoviq, Jashar
Ejupi, Arif Muçolli, Nuredin Ibishi –
SHPK Prishtinë, Sabit Berisha si dhe
Marek Gasior, punonjës në UNMIK.
Në anën tjetër pala mbrojtëse ka
kërkuar nga Trupi Gjykues që praktika
e dëshmitarëve të mbrojtur të mos
aplikohet në këtë proces, sepse është
jodemokratike dhe lë hapësirë dyshimi.
Mbrojtësit ligjorë të të akuzuarve
këtë e kanë pohuar të hënën në konferencën
e parë me gazetarë se nëse
mendohet që procesi të jetë vërtetë
transparent, dëshmitarët duhet të
dihen dhe të dëshmojnë hapur për
veprat që mund t’i kenë kryer të
akuzuarit.
Aktakuza e gjërë shtatëmbëdhjetë
faqe i të akuzuarve i vë në barrë
njëmbëdhjetë vepra penale për krime
të luftës ndaj civilëve shqiptarë.
LATIF GASHI MBAJTI QËNDRIM TË
FORTË
Ndërkohë, i akuzuari Latif Gashi ka
mohuar po në seancën e së enjtes
aktakuzën duke e quajtur atë të montuar
politikisht. Ai procesin gjyqësor
që është ngritur kundër ish luftëtarëve
llapjanë e quajti politik me “qëllim që
të denigrohet ai, familja e tij dhe lufta
çlirimtare e UÇK-së”. Ai ka folur në
detaje rreth aktiviteteve gjatë luftës në
Kosovë. Duke kundërshtuar në tërsi
aktakuzën e ngritur nga prokurori
ndërkombëtar ai ka shprehuar habi
për bazimin e kësaj aktakuze në
deklaratat e disa dëshmitarëve nga
popullata shqiptare, për të cilët, ai
pohoi se janë të identifikuar si persona
që kanë bashkëpunuar me okupatorin
serb. Ai gjithashtu ka bërë një
përshkrim të motiveve të cilat detyruan
popullin shqiptar që ta themelojë
UÇK-në, për ta përballur okupimi dhe
represionin deri në përmasa të deportimit
dhe gjenocidit serb ndaj popullit
shqiptar, ai theksoi se me bashkëluftëtarët
e tij, kanë pasur besim se pas
luftës dhe pas arritjes së lirisë bashkë
me miqtë që e ndihmuan arritjen e
saj, në Kosovë do të mbisundojë ligji
dhe drejtësia e ‘jo intrigat, e në shumë
raste edhe presionet për të treguar se
dikush është fajtor”.
“Duke e pasur parasysh rrjedhën e
këtij procesi, qysh para fillimit konkret
të procedurës, këtë proces e quaj të
montuar me qëllim të diskreditimit tim
personal, familjes sime dhe luftës çlirimtare”,
tha ai ndër të tjera. Gjatë procedurës
hetimore janë bërë presione,
shantazhe nga më të ndryshmet, si
nga ana e prokurorit, ashtu edhe nga
ana e gjyqtares hetuese, me të vetmin
qëllim, për t’u dëshmuar fajësia e
Latës dhe e bashkëluftëtarë të tij e që
sipas të akuzuarit Latif Gashi në favor
konstatimit të tij shkon edhe ky fakt. I
akuzuari Gashi ka shtuar se ndjen
dhembjen e familjarëve që kanë
humbur të dashurit e tyre, ‘ata kanë
qenë të ndaluar sikur të tjerët, por në
bazë të provave materiale dhe dëshmive
të shumë dëshmitarëve të
dëgjuar, të propozuar nga prokurori
dhe nga ana e mbrojtjes sonë, pastaj
provave të mbledhura në fazën e hetuesisë,
pa mëdyshje është vërtetuar se
ata janë liruar sikur gjithë të tjerët nga
ana e UÇK-së’. Ai ka hedhur poshtë
pretendimet e prokurorit në pjesën e
përgjithshme të aktakuzës në pikën A,
numër 1, ku thuhet se “të
bashkëakuzuarit në bashkëpunim me
të tjerët dhe në një projekt të përbashkët
kriminal me qëllim të kryerjes
së krimeve të luftës…”.
”Mjafton vetëm kjo fjali, që të kuptohet
i tërë qëllimi i kësaj aktakuze me të
cilat pretendohet të kriminalizohet
lufta çlirimtare e popullit shqiptar e
udhëhequr nga UÇK-ja”, pohoi Lata.
Pasi ka shpjeguar arsyet e formimit të
UÇK-së, sikur në Llap edhe në viset e
tjera të Kosovës, ai ka thënë se qëllimi
i UÇK-së ka qenë mbrotja e popullatës
civile nga forcat serbe dhe të
luftohet për liri. Ai ka thënë se UÇK-ja
ka mbrojtur jo vetëm popullsinë civile
shqiptare, por edhe familjet serbe,
madje edhe ka përmendur disa
shembuj në fshatrat Llapashticë,
Katunishtë, Dobërdol etj.
“Të gjitha këto që thuhen në aktakuzë
janë të pavërteta. E vërteta ishte se
unë isha luftëtar i lirisë së popullit tim
dhe jam krenar që e pata një fat të
tillë”, tha në vazhdim ai dhe shprehu
në vazhdim gatishmërinë që Trupit
Gjykues si provë materiale t’i ofrojë
edhe ditarin e tij të luftës, në të cilin ai
pohoi të jenë shënuar të gjitha
aktivitetet me të cilat është marrë ai
gjatë luftës, të dhëna këto, që sipas tij
nuk mund t’i falsifikojë askush, sepse
për to dijnë edhe 7000 deri 8000 ishushtarët
e ZOLL-it. Gashi në vazhdim
i ka propozuar Trupit Gjykues që në
cilësinë e dëshmitarëve, për të dëshmuar
aktivitetin e tij gjatë luftës, të ftohen
edhe ish zëvendëskomandanti i
ZOLL-it, shefi i shtabit të kësaj zone,
komandanti i ish Brigadës 151 dhe
Brigadës 152 dhe, nëse është e
arsyeshme edhe të gjithë shefat e tjerë
të sektorëve të kësaj zone dhe krejt kjo
me qëllim që të zbardhet çdo gjë.
Organizmi i luftës çlirimtare sipas ish
luftëtarit të UÇK-së Latif Gashi ka
qenë shumë i mirë.
“Mos dhashtë Zoti që të përsëritet më
lufta, sepse edhe me gjithë këto të
arritura që janë bërë gjatë këtyre tri
viteve dhe me gjithë institucionet që
janë krijuar, luftë më të mirë se
atëherë nuk do të mund të bënim”,
theksoi ai, gjithnjë krenar për të kaluarën
e tij. Lata madje ka mohuar të
jenë shkelur Konvenetat
Ndërkombëtare në luftën që është
zhvilluar në ZOLL. Ai ka shpjeguar
gjërësisht se ku gjendej gjatë periudhave
për të cilat përmendet emri i tij
në aktakuzë, duke përmendur disa
beteja si më 15 shtator 1998, kur ishte
zhvilluar Beteja e Kaçanollit, pastaj
Beteja e 24 dhe 27 dhjetorit te Tabet
e Llapashticës, ajo e Obrançës, më 22
dhjetor 1998 etj. Për të gjitha këto
beteja, ai ka thënë se vazhdimisht
ishte ndodhur me ushtarët e brigadave
të ndryshme duke iu ndihmuar
atyre si në hapjen e istikameve, si në
beteja të drejtpërdrejta si edhe në
ndihmë të civilëve të paarmatosur.
Por Latif Gashi nuk ka arritur që
deklaratën ta përfundojë të enjten me
arsyetimin se ajo ishte e gjatë, ka
mbetur që në seancën e së premtes të
bëhet vazhdimi i deklaratës së tij. Pas
tij, rreth aktakuzës së ngritur nga
prokurori Gary McCuaig pritet të
deklarohen edhe Rrustem Mustafa _
Remi, Nazif Mehmeti dhe Naim
Kadriu.
 
Top