Fedora 10

Al-Punk

Still here
Re: Fedora 10

Ka ca kohe qe Sistemet Linux po gjykohen nga efektet grafike /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
DIkur ishte ndryshe ...
 

albanianwizard

Primus registratum
Re: Fedora 10

Ka shume kohe qe userat e windows nuk e braktisin sistemin e tyre te dashur qe shkon ne krash ç'do dit sepse kane frik nga "CLI" e linux, ja pra qe linux eshte edhe i bukur ne pamjen grafike dhe siç shihet ne video shume here me i bukur se nje windoze.
Sa per LINUX te vertet kam perdorur edhe Slackware dhe Gentoo, por do behej teme e gjat..
Hidhini nje sy se ç'fare thot ai qe ka krijuar kernelin linux.
http://news.oreilly.com/2008/07/linux-torvalds-on-linux-distri.html
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Fedora 10

Arsyeja kryesore qe njerezit perdorin nje sistem te caktuar jane programet qe perdorin. Dikush qe eshte mesuar te punoje me Adobe Photoshop apo Adobe Premiere nuk do i mbushet dot mendja ne cdo lloj forme per te perdorur Flame, apo Inferno, edhe sikur keto te ekzistojne per Windows. Po ne te njejten menyre mjaft njerez nuk e kane vrare shume mendjen per sistemin, dhe thjesht kane perdorur Firefox apo Opera pa u komplikuar shume nese sistemi baze ishte Windows apo Linux. Edukata kolektive i meson te tere qe kur flitet per firewall, patjeter merret dhe instalohet ZoneAlarm apo Cygate ose perdoret Windows Firewall dhe te flasesh per ndonje emer tjeter eshte kohe e humbur. Deri para pak kohesh kur flitej per te degjuar muzike, perhere mendohej Winamp dhe vetem se fundi eshte mesuar veshi me nje emer tjeter, VLC.

Familjariteti me nje sistem eshte ajo qe ben diferencen tek perdoruesit e zakonshem. Ngjyrat e bukura dhe 'eye-candy' jane interesante kur i sheh per here te pare dhe per te lene nje mbrese, por kur vjen koha per te bere dicka reale, te tere zgjedhin te punojne me ate qe njohin me mire dhe sa me shume e bejne kete gje aq me teper i largohen nje perdoruesi te zakonshem dhe i afrohen perdoruesve me eksperience.
 

albanianwizard

Primus registratum
Re: Fedora 10

Shume e vertet,
Njoh nje mikun tim qe thot , une nuk kaloj ne linux sepse aty nuk ka photoshop, apo dreamweaver..
Une i thashe qe ka WINE dhe mund ti insatlosh programet e windowsit ne linux pa problem.
Dhe perseri nuk e ka bere transferten , dhe kjo per arsyen qe ke thene me siper, pra qe nje klase e gjer perdoruesish kur vjen kohe per diçka reale ose me sakt kur vijn problemet preferojn ate qe njohin me mire dhe jo diçka te huaj.
Eshte shume e çuditshme, kjo dukuri nuk ndodh vetem tek perdoruesit e windows por edhe anasjelltas.
Nje instruktor gls i redhat qe kishte 12 vjet ne linux me tha se nuk dinte te perdorte windows, e vertet tingellon shume e pabesueshme por eshte reale.
Normalisht e perdor por nuk di psh te editoj regjistrat e sistemit edhe te tilla qe mund te bej nje user i avancuar i windows..
Gjithsesi nga eksperienca ime mund te them se ne linux nuk ka gje qe nuk mund te behet dhe qe behet kjo ne windows, dhe nga ana tjeter windows nga vet natyra komercale e tij te limiton shum.
 
Top