Federata Ballkanike, testim apo strategji

Mirditor

Primus registratum
Federata Ballkanike, testim apo strategji

Nga Rafael Floqi

Presidenca greke citonte Papandreun që ka thënë se nuk ka "më vrima të errëta në Ballkan dhe se shumë vende ballkanike po përpiqen të hyjnë në BE, dhe kjo gjë sipas tij, do të ndodhë shumë shpejt". Por, në fakt, Papandreu nuk arriti të shpjegohej se çfarë nënkuptone ai me shumë shpejt…

BRUKSEL - Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Papandreu, i tregoi para disa ditësh së përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung në një intervistë, një ide të vjetër për krijimin e një Federate të vendeve ballkanike, që, sipas Greqisë, do të mirëpritej nga Bashkimi Evropian. Por kjo deklaratë e Papandreut, nga njera anë, duket shpresëdhënëse për vendet Ballkanit, nga ana tjetër shkaktoi një reaksion deklaratash, kryesisht jugosllave të Xhinxhiçit për rishikimin e Dejtonit, pra, rishikim kufijsh në Ballkan. Në këtë moment të skenës politike ballkanike po duket një kontradiktë, mes tendencave centripete dhe centrifuge të integrimit ballkanik dhe atij evropian. Presidenca greke citonte Papandreun që ka thënë se nuk ka "më vrima të errëta në Ballkan dhe se shumë vende ballkanike po përpiqen të hyjnë në BE, dhe kjo gjë, sipas tij, do të ndodhë shumë shpejt". Por në fakt, Papandreu nuk arriti të shpjegohej se çfarë nënkuptone ai me shumë shpejt, por shtoi se vendet ballkanike do të duhet të kenë një të ardhme të shpejtë në Evropë dhe se Greqia, si president i radhës do të bënte ç'të mundtte që ta përshpejtonte procesin e asociimit të vendeve ballkanike në BE. Në fakt, kjo shpeh qartë tendencën, apo edhe dëshirën greke për të qenë protagoniste e shprehur ndër të tjera edhe me planin grek ekonomik për Ballkanin. Vetë presidenca greke e BE-së do të kurorëzohet me samitin e vendeve të BE-së dhe të vendeve balkanikë në Selanik në qershor. Në fakt, kjo nuk është një ide e re e vetë Papandreut. Ai, qysh me rënien e regjimit të Milosheviçit në shkurt të vitit 2000, i pat dhënë radios jugosllave B92 një intervistë, në të cilën ai sqaronte se një gjë të tillë ai e kishte pasur diskutuar edhe me Millosheviçin në atë kohë. Porse, qysh atëhere, sqaronte ai, koncepti kishte ndryshuar. Papandreu e përcaktonte kështu konceptin e tij për Federatën si "rrugë për futjen e Ballkanit në institucionet evropiane.

Federata si synim
"Historikisht ballkanasit kanë pasur herë pas here të njejtin vizion: një Federatë ballkanike me një kushtetutë ballkanike dhe kjo qysh prej 200 vjetësh. Rigas Fereos pat dalë me një kushtetutë të një Ballkani multikulturor që të punonte së bashku në bazë të parimeve të demokracisë, multikulturalizmit, respektit të të drejtave të njeriut dhe respektimit të drejtave pa dallime raciale, etnike dhe fetare. Ideja që në thelb shprehte iluminizmin e pas luftraveve ballkanike për çlirim nga Perandoria Otomane, tani po rimerret.
"Tani ne kemi një mundësi, e cila është Evropa. Ajo është zhvilluar pas një lufte të tmerrshme si Lufta e Dytë Botërore që ngërtheu këto parime në frymën e të menduarit dhe të vepruarit. Ne nuk duhet ta humbasim atë dhe duhet të heqim dorë nga inatet dhe stereotipet e paragjykimet tona. Unë nuk jam duke biseduar vetëm për grekët dhe jugosllavët, pasi marrëdhëniet e tyre janë stereotipe. Por ne jemi duke i përpjekur t'i thyejmë këto stereotipe me Turqinë. Në Evropë ka vetëm një vend, që mund të merret si model për këtë dhe ky është Greqia që është sa vend ballkanik aq edhe evropian".
Pra, ky synim i rolit diplomatik të Greqisë është parë më tepër si një veçori e Greqisë së varfër brenda BE-së, për të pasur një rol specifik në politikën evropiane, ku roli i së cilës duke iu referuar Italisë për shembull revistës "Panorama" shihet me përbuzje, duke e cilësuar me titullin: "Ah edhe këta grekët!". Kjo edhe pasi presidenca e fundit greke e BE-së u karakterizua nga lëvizje të paskrupullta të politikës së Athinës. Vënia e interesave greke mbi ato evropiane, pozicioni skeptik ndaj së ardhmes së Evropës së Bashkuar dhe vendosja e sanksioneve kundër Maqedonisë, megjithë refuzimin e BE-së janë vetëm disa prej kokëçarjeve të evropianëve me kokëfortësinë e Athinës.
Po kohët kanë ndryshuar. Greqia e tanishme nuk i kundërvihet, por madje e synon prioritetin e interesave evropiane mbi ato kombëtare, përpiqet të gjejë ura lidhëse me Turqinë dhe të kërkojë zgjidhje për çështjen e Qipros. Një pozicionim i tillë ka ndryshuar dukshëm edhe imazhin e Greqisë në Evropë, duke e bërë edhe fjalën e saj më të respektueshme.

Dejtoni dhe Eurosllavia
Vetë Papandreu theksoi se kjo ide (Federata) nuk është pa mbështetje në BE. Në kornizën politike evropiane në qendrimin ndaj Ballkanit, në ndryshim nga strategjia dhe politika amerikane është parashikuar krijimi i një grupimi shtetesh në Ballkan, që duhet të integrohen së pari mes tyre. Në këtë kuadër, integrimi i ish-Jugosllavisë shihet si primar. Por ky integrim dhe në vetë konceptin evropian të Eurosllavias nuk është i përcaktuar roli i Kosovës, për shkak të statusit të papërcaktuar të saj. Lidhur me deklaratën e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiqit për javoren gjermane "Shpigël", në të cilën pohohet se "Beogradi do të kërkojë konferencë të re të Dejtonit për caktimin e kufijve të rinj në Ballkan, nëse shqiptarët e Kosovës do të insistojnë në pavarësinë e krahinës", zëdhënësja e përfaqësuesit të lartë të BE, Havier Solanës deklaroi se një lloj i tillë i konferencës për Ballkanin nuk është e nevojshme, se çështja e statusit përfundimtar të Kosovës, ende nuk është në rend të ditës, as që në ndonjë mënyrë mund të lidhet fati i Bosnjës dhe Hercegovinës me të Kosovës.
"Deklarata e kryeministrit të Serbisë se pavarësia e Kosovës nuk është më temë tabu, është një lëvizje pozitive, nëse është thënë me sinqeritet", ka vlerësuar kryeministri i qeverisë së Kosovës, Bajram Rexhepi, në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë. "Mirëpo, ka shtuar zoti Rexhepi, është shumë herët të nxirren konkluzione nga kjo deklaratë e zotit Gjinxhiq", dhe ka pohuar se "nëse do të bëhej fjalë për një thirrje apo për një konferencë të re të Dajtonit, atëhere Kosova duhet të japë përgjigjen e vet pas shqyrtimit të saj në institucionet e zgjedhura". Përfaqësuesi i kryesisë greke në BE ka deklaruar se "Greqia nuk ka çka të shtojë në deklaratën nga kabineti i Solanës".

Politika e re greke
Më 1 janar të këtij viti, Greqia mori presidencën e radhës të BE-së. Sipas ministrit të saj të Jashtëm, objektivi kryesor i presidencës greke do të jetë nxitja e zgjerimit të BE-së në Lindje. Në muajin prill, në Athinë do të zhvillohet edhe ceremonia e nënshkrimit të protokolleve të anëtarësimit të dhjetë shteteve të reja në BE. Për ta presidenca e radhës e BE, paraqet në vetvete një shans për shndërrimin e saj në një ngjarje historike.
Mundësitë për realizimin e këtij synimi nuk mungojnë. Megjithëse beteja e zgjerimit të BE-së u fitua që në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kopenhagë, për presidencën greke mbetet ende shumë për të bërë. Kjo vetëm për shkak të ceremonisë simbolike të nënshkrimit të protokolleve të anëtarësimeve të reja, të shpallur shpesh si një akt simbolik të ribashkimit të Evropës. Brenda presidencës greke pritet të bjerë edhe gongu i përfundimit të konventës kushtetuese. Në fund të presidencës greke, në muajin qershor, pjesëtarët e konventës, me në krye francezin Zhiskar d´Esten, pritet t´i paraqesin Këshillit të BE-së projektkushtetutën evropiane.
Kushtetuta evropiane pritet të sanksionojë karakterin përfundimtar që bashkësia evropiane do të marrë në të ardhmen: nëse do të ketë formën e një federate apo bashkimi shtetesh, nëse do të jetë një supershtet apo superfuqi. Këto pyetje pritet të dominojnë dukshëm diskutimin e ligjit themeltar evropian në ditët e javët e ardhshme, diskutim ky, në të cilin Athinës do t´i bjerë të luajë rol jo më pak qendror se të tjerët. Presidenca greke përkon kështu me dy prej sprovave më forta të BE-së, zgjerimin e tij historik në Lindje dhe përcaktimin e aftësisë së tij për t´i qëndruar kohës.
Greqisë do t´i jepet kështu rasti të luajë rolin që dëshiron.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Federata Ballkanike, testim apo strategji

Aq sa mund te puthen nazistet me hebrenjte aq mund te puthen edhe njerezit ne Ballkan!

Macja po merret me Irakun dhe ka lene Prodin te merret me Ballkanin qe te gauajne nje pacavure te re. BE si gjithnje nxiton te marri flamurin e deshtimit si ne luften ne Jugosllavi, pastaj bertet dhe thote mos bombardo ketu, mor bombardo atje.

Aty ku BE-ja ka aftesi eshte finacimi i projekteve dhe une nuk e kuptoj pse nuk e kuptojne qe jane deshtake ne Ballkan. Ballkani njef vetem dajakun dhe fuqi per dajak BE-ja nuk ka. Vetem SHBA jane ne gjendje te japin dru...por tani po drejtojne disa drunj te shtrember gjetiu. Kur te kthehen ne Ballkan do bejne pyetje: "prap ju? Si nuk morret vesh njehere ju Evropianet, jeni bere edhe me keq se ballkanasit!"
 

AlbanianEagle

Primus registratum
Re: Federata Ballkanike, testim apo strategji

Une mendoj se i ka ik koha idese se nje federate te tille ballkanike.

Dhe praktika e ka treguar shume mire qe federata te tilla, perpjekje te cilat jane bere qysh ne 10-vjecarin e 2-te, 3-te shek.20, skane ecur shume, pasi kontradiktat mes shteteve ballkanike kane qene te pakapercyeshme dhe si rrjedhim kane cuar ne prishjen e Federates Ballkanike.
Vetem 3 takime pati 2 ne Athine, 1 ne Beograd mos gaboj dhe ne to divergjencat etnike ishin te pakapercyeshme.

Por vete idea e nje organizimi te vendeve ballkanike ne nje kohe kur ne Europe po i meshohet hyrjes ne EU eshte dicka jo normale dhe jashte kohe.
Smund te flitet per Union Ballkanik kur te gjithe shtetet duan te futen ne EU, ska pse te krijohen nenzona te tilla dhe te rivihen apo meshohen me forte kufijte politike mes shteteve, kur vizioni i globalizimit e integrimit europian kerkon nje lloj "zbutje kufijsh e mendimesh ndarese" ne rajon.

Cka eshte me interes ne kete drejtim do mendoja te ishte krijimi i lehtesive komunikuese, te vete shteteve ballkanike, pra nje liri ne komunikacion, transport, marrje-dhenie kulture etj te ketij lloji me qellim dhenie hov rajonit dhe uljes se konflikteve e politikave te egra nacionaliste, dhe drejt vajtjes ne vizione bashkepunimi te gjitheanshem per gjithe rajonin.
Pra te kete sa me shume liri ne komunikimin mes shteteve ballkanike, qofte kjo dhepa qene nevoja e ngritjes se nje institucioni kaq "pretendues" sic do ishte unioni ballkanik.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Federata Ballkanike, testim apo strategji

Nje ide te tille te quajtur "BALLKANIADA" e pate lansuar edhe nje gjeni tek ne me emrin Adem Demaqi,por te gjithe e injoruan sepse ishte nje psikopate me ide fikse,Merreni me mend nje Ballkan te unifikuar apo Sllavo-Greqi,ku te gjithe shqipetaret do te ishin argatet e grekut apo te serbit,shqipetaret do te ngelnin gjithnje qytetare te rendit te dyte apo te trete,si puna e palestinezeve.Keto jane thjeshte gracka sllavo-maqedono-greke qe mund ti pranoj Shqiperia por KURRE jo Kosova.Ne BE shkohet vetem permes Evropes e jo permes Ballkanit te Unifikuar,keto jan vetem lojra politike.Greqia munde te jete edhe kryesuese e BE-se per kete gjashtemujor por neve nuk na behet vone fare,mire e tha Blue Gene,Eshte Amerika ajo qe i tregon vendin secilit ne Ballkan,e jo greku me serbin qe perdorin mashen te quajtur Tirane per te na binde per nje gje te tille,edhe turneu i Papandreut nuk ishte i rastesishem ne Ballkan,por greku dhe serbi nuk pi uje kurre ne Kosove.
 

AlbanianEagle

Primus registratum
Re: Federata Ballkanike, testim apo strategji

une jam kundra nje Ballkaniade si ide,
por po nderhyj per dicka tjeter qe me ndezi mendimet.

shqiptaret ne Ballkan sa jane? sa milione jemi?

po greker?

po serbe?

po kroat?

po maqedonas?

pra a mund te behen shqiptaret skllever te grekerve & sllaveve duke e marre thjesht problemin nga ana matematikore.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Federata Ballkanike, testim apo strategji

Do te realizohet, se greket kane lobin e dyte me te fuqishem ne SHBA pas cifuteve.
Greket kane interesat e tyre ne Ballkan dhe qe tani zoterojne nje pjese te mire te tij ( ekonomikisht dhe politikisht , ju mungon vetem futja me ushtri ).
SHBA nuk kane aq nge te merren me Ballkanin tani, ndersa vendet e Evropes nuk kane aq kellqe sa ti kundervihen Rusise qe mbron sllavo-ortodokset ne ballkan.
Gage erdhi ne Shqiperi dhe takoi Berishen, kjo nuk eshte pak
I gjithe problemi yne eshte se cfare presim ne nga kjo - nje rritje ekonomike ne Ballkan apo thjesht rikrijimin e perandorive te lashta ballkanike ne nje forme moderne ?
 

Klinton

Primus registratum
Re: Federata Ballkanike, testim apo strategji

Listen mister ujk
Eshte e vertete qe kemi ca lobingje ne Amerike, por dashuria jone per popullin shqiptar eshte e vecante.
Ne amerikanet kemi lidhje historike me Shqiperine dhe e dime qe shqipetaret na duan me gjithe shpirt, ndaj edhe neve do jemi gjithmone prane jush dhe nuk do te ju tradhetojme.
Kemi pasur ca probleme andej nga Lindja e Mesme po se shpejti do te rikthejme syte nga Shqiperia dhe Kosova per te bere te pamunduren per popullin mik shqiptar.

God bless you
 

bengu

Primus registratum
Re: Federata Ballkanike, testim apo strategji

Popujt e Ballkanit do te bashkohen atehere kur te kemi te vetmen gje te perbashket e cila do te mund te na bashkonte....nje pushtues te perbashket. Vjen dikush na shtyp kokat te gjitheve dhe fshin kufijt prej harte, atehere flasim per kete teme ne.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Federata Ballkanike, testim apo strategji

NJe historian amerikan qe studionte historine e Ballkanit kur pa harten e Ballkanit te shekullit XV u habit. Cdo vend e kishte harten e vet : ne harten serbe tregohej se Serbia zinte gjysmen e Ballkanit, ne harten bullgare po ashtu, po ashtu ne harten greke, rumune. Nderkohe qe shqiptaret pretendonin se ishte toke shqiptare ajo qe ndodhej brenda 4 vilajeteve.
Sa per dijeni ne ate kohe i gjithe Ballkani ishte nen Perandorine Osmane.
sic mund ta shihni qe ne ate kohe vendet e Ballkanit i kishin idete e qarta lidhur me bashkepunimin dhe integrimin dhe e donin fort njeri-tjetrin. :tipsy: :tipsy: :tipsy:
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Federata Ballkanike, testim apo strategji

Kaq budallenj i kujtoni Greket dhe Serbet!!!

Si mund te pranojne nje federate ballkanike!!!

Federata ballkanike bashkon shqiptaret /pf/images/graemlins/wink.gif

Atyre i duhet ASIMILIMI i shqiptareve, pra te ndare ne shtete te ndryshme, (ku mund te asimilohen me lehte), dhe duke mos pasur shtet AME, dmth, nje shtet qendror shqiptar , qe te ruaje vlerat kombetare, ti mbroje ushtarakisht, ti mbeshtese ekonomikisht, ti bej te njohur ne arenen nderkombetare, ( ti dalloje nga ballkanasit e tjere),
Kjo eshte arsyeja e problemeve qe ka sot Shqipnia, (sot Shqipnia eshte e pushtuar nga Grekofonet), mbas 97, te gjitha strukturat e shtetit te Shqiperise komandohen nga joshqiptaret, USHTRIA, EKONOMIA, KULTURA, TELEVIZIONI, etj.
Kjo eshte arsyeja qe KOSOVES sot (me keto struktura) nuk i jepet pavarsia, prandaj kerkojne "kthimin e serbeve" te prishin strukturen Etnike , kur te prishet struktura Etnike atehere jepet pavarsia. :mad:
 
Top