Fatos dhe Xhoana Nano ne krye te mafies Shqiptare.

RobertdeNiro

Primus registratum
Fatos dhe Xhoana Nano ne krye te mafies Shqiptare.

Sot mbushen plot 18 ditë nga ekzekutimi mafioz i kolonelit te policise Gani Malushi dhe shoferit të tij policit Pjerin Ndreu, jo më shumë se 100 metra larg Drejtorisë së Policisë Durrës. Ekzekutimi demonstrativ i Malushit, në orën më të populluar të ditës, në mes të qytetit numër 2 të vendit, dhe me një breshëri të tërë kallashnikovi, dëshmon se vrasja e tij ka qenë një mesazh i qartë :“askush nuk duhet të shkojë me thellë nga sa i lejohet, dhe të cënojë interesat e organizatave kriminale, ndryshe e pret plumbi, pavarsisht nga detyra apo grada e tij”.

Vrasësi Agim Pepa, i njohur jo vetëm për aktivitetin kriminal të tij, por edhe për lidhjet e shumta me titullarë të policisë, shërbimit sekret apo dhe me politikanë të ndryshëm, vazhdon tu shpëtojë “pritave” të organizuar nga uniformat blu.

Tashme eshte bere me se e qarte, qe Mafia ne Shqiperi eshte disa here me e perfeksionuar se cdo Mafie tjeter.
Ne qofte se ne ndonje vend tjeter te botes Mafia ka blere ndonje qeveritar,gjykates,hetues apo polic , ne Shqiperi rralle qellon qe ndonje qeveritar,gjykates,hetues apo polic te mos punoj direkt apo indirekt me dashje apo pa dashje me Mafien.

Per cdo Shqiptar te ndershem eshte bere e qarte se ne maje te piramides te kesaj Mafie qendron Fatos dhe Xhoana Nano te pasuar nga ministra,gjykates,prokurore, hetues,police dhe sherbime sekrete.

KUSH KA SY TE SHIKOJ,VESHE TE DEGJOJ DHE MENDJE QE TE MENDOJ E KUPTON SE KJO KOLERE QE KA MBERTHYER SHQIPERINE PO E SHPIE DREJT VDEKJES ATE.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Fatos dhe Xhoana Nano ne krye te mafies Shqiptare.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Autori i masakrës së Fierit, Altin Pone, dëshmon në polici se nuk i vjen keq për masakrën por për jetën e tij[/list]

<span style="font-weight: bold">“Do t’i vrisja të gjithë por mbaruan fishekët” </span>

Pone ka tentuar të vrasë edhe familjarët e ish-gruas. Ka kërkuar t’i sjellin fotografinë e djalit të tij

FIER- “Do t'i kisha vrarë të gjithë, edhe njerëzit e ish- gruas sime, por m'u mbaruan fishekët e automatikut”. Kështu është shprehur para uniformave blu , Altin Pone, autor i masakrës së ndodhur në fshatin Sheqishtë të Fierit. Që prej dy ditësh, ai ndodhet i izoluar në mjediset e policisë së Fierit,ku është marrë në pyetje disa herë radhazi, nga oficerë të policisë gjyqësore. Të vetmit e interesuar për Ponen kanë qënë të afërmit e tij, të cilët i kanë sjellë tesha dhe ushqime në dhomat e paraburgimit. Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se Altin Pone ka kërkuar vetëm një gjë, në qelitë e paraburgimit, fotografinë e djalit të vetëm, që jeton me ish-gruan. Në çastin që është shoqëruar në polici, Pone u ka thënë uniformave blu se nuk i vjen keq për masakrën, por për jetën dhe të ardhmen e tij. Ai ka deklaruar me bindje, për disa herë radhazi para uniformave blu se do t’i kishte vrarë të gjithë ata që e poshtëruan, madje edhe njerëzit e ish-gruas së tij, por i kanë mbaruar fishekët.
Policia
Pas masakrës së ndodhur në lokalin e agjentit të krimeve, Altin Pone është nisur me automatik në dorë drejt banesës së ish-gruas së tij, ku ka qëlluar disa herë me armë. 30-vjecari Pone ka thënë në polici se orët e vetmisë, kur ka qënë i fshehur pas krimit, i ka kaluar me mendimin e vetëvrasjes, jo se ishte penduar për masakrën, por sepse jeta e tij nuk kishte më kuptim. I ndodhur në dilemë mes jetës apo vetëvrasjes, Pone ka shkrehur në ajër të vetmin fishek që kishte në armë, krisma e së cilit është dëgjuar edhe nga uniformat blu që po e kërkonin. Këto të fundit kanë menduar fillimisht se autori kishte vrarë veten. Por ata kanë mundur ta gjejnë atë të gjallë, mes një fushe të mbjellë larg banesave të fshatit të tij. Menjëherë pasi kanë shquar 30-vjecarin, uniformat blu i kanë vënë atij prangat, duke e dërguar në dhomat e izolimit të drejtorisë së Policisë së Fierit.
Dëshmia
''Unë kam qënë në lokal dhe kisha marrë një kriko birrë”,-mësohet të ketë nisur dëshminë e tij 30-vjecari Altin Pone. Ai ka shtuar se pa mbaruar ende gjysmën e birrës, ka qënë Zenel Gremi që e ka provokuar dhe më pas të gjithë të afërmit e tij. “Ata më kanë keqtrajtuar, më kanë qëlluar në trup dhe më pas më hodhën në një kanal. Unë nuk mund ta duroja këtë”,-thotë para policisë Pone. Në shpjegimet e tij, autori i masakrës së ndodhur në Sheqishtë ka thënë se shkak për këtë grindje kanë qënë 1.7 milionë lekë, që ai ia kishte marrë një kushëriri të Zenel Gremit, që tashmë punon në Angli. 30-vjecari ka shtuar se ata nuk kishin asnjë punë me borxhin, pasi paratë ia kishte marrë të afërmit të tyre dhe se gjithçka do ta zgjidhte me të, kur të kthehej nga Anglia. Në këtë çast ka ndërhyrë i ati i Altin Pones, i cili ka dalë garant për borxhin që i biri i kishte Gremit. Por edhe pas kësaj garancie, të afërmit Gremi kanë rrahur dhe keqtrajtuar 30-vjecarin, autorin e vrasjes së dy personave dhe plagosjes së katër të tjerëve. Moshatarë të Altinit në Sheqishtë, por dhe persona të tjerë që e njohin atë, thonë se ka qenë njeri i mirë, por kohët e fundit vuante shpirtërisht divorcin nga e shoqja, me të cilën kishte edhe një djalë. Ai punonte si marangoz në një punishte duralumini, ku fitimi ditor shkonte deri në 20 mijë lekë të reja. Ndërsa borxhin prej 1.7 milionësh, Pone e kishte marrë për rikonstruktimin e pajisjeve të punishtes. Vladimir Muçaj




Gazeta &quot;shekulli&quot;
 
Top