Faqet shqiptare nga të cilat mund të keni fitime

Albforumi

Primus registratum
Faqet shqiptare nga të cilat mund të keni fitime

make-money-online-forum-285x300.jpg

Faqet shqiptare nga të cilat mund të kesh fitime

Përshëndetje të nderuar vizitor.
Duke dashur që sadopak të ju largoj nga tematikat që po trajtohen në blogun tonë(optimizime në makina kërkimi, këshilla, guida, diskutime e të tilla), vendosa të shkruaj një artikull pak më ndryshe se që unë jam mësuar të shkruaj dhe që ju vizitorë jeni mësuar të e lexoni në blogun tonë.

Në fakt tematika që unë kam vendosur të e trajtoj ka të bëjë me një çështje që nuk është se përmendet dhe zhvillohet në blogjet shqiptare. Kjo jo se blogjet nuk dëshirojnë, por është të thuash akoma herët të mendohet për pëfitime në faqet shqiptare(flas për fitime të mëdha), pasi që kjo fushë akoma nuk po zhvillohet aq.

Megjithatë, janë disa faqe që ju mundësojnë të fitoni shuma jo të vogla(të mjaftueshme për të blerë gjëra që i nevojiten një webmasteri në jo më shumë) për të cilat unë e kam parë si të arsyeshme të e shkruaj këtë artikull.

Në rast se ju ndiheni të kënaqur me fitime simbolike të themi(nejse, nuk mund të thuhen simbolike kur dihen rrethanat në vendin që ne jetojmë) ky artikull do jetë një udhërrëfyes i duhur për ju.

Duke mos dashur të e zgjas më shumë, po filloj me prezantimin e faqeve ku mund të fitoni online.

Kosoftads & ShqipAD

2 Platforma reklamuese që ofrojnë shërbim shumë efikas dhe të shpejtë. Në fakt në shikim të parë duken shërbime të njejta, por nuk ka dallime në sistemet e tyre.

Kosoftads ka një lloj shërbimi “automatik”. Ti merr kodin e kosoft, dhe me fjalët kyçe që do e vendos në faqen tënde, e reklamat zgjidhen nga kosoft. Kurse në ShqipAD shërbimi është “manual”. Jeni ju ai që e caktoni çmimin që doni të keni në faqen tuaj për klikim, dhe nëse ka ndonjë reklamues i interesuar dhe që pajtohet me çmimin tuaj, ai vendos reklamën në faqen tuaj.

Pagesa është relativisht e mirë, kur dihet se nuk ka mjaft konkurrencë, dhe kur dihen kushtet me të cilat përballemi në përgjithësi Shqiptarët.

Webmaster.al

Forumi i parë shqiptar që ka ofruar një sistem virtual kreditesh. Monedha e forumit e ashtuquajtur WM$, ka sjellur një revolucion të vërtetë në forumet shqiptare. Është hera e parë që të gjithë që kanë aftësi në cilëndo fushë të paguhen me para(flas për shqiptarët gjithmonë). Shumë shitblerje janë bërë me atë shërbim, që ka kryer me të vërtetë punë. Madje, kohëve të fundit po afrohet nga forumi edhe pagesë për çdo artikull unik që shkruhet aty(sigurisht, varet nga cilësia e artikullit).

Këtu për pagesë nuk mund të flasim, pasi që jeni vetë ju ai që caktoni pagesën.

webmasterat.info

Forumi i parë shqiptar që paguan për postime dhe për rreferime. Në këtë forum në shumicën e sekcioneve kur të hapësh një temë të re paguhesh 2 cent, si dhe për çdo rreferim paguhesh 2 cent.

Pagesë ndoshta e vogël, por përsëri që ia vlen kur dihet se është forumi i parë i këtij lloji(tek e fundit më mirë të hapësh temë për 2 cent se pa pagesë).

Plapaps.org

Për këtë forum nuk jam i sigurt nëse paguhesh me të vërtetë, por e di se ofrojnë një shërbim identik sikurse webmaster.al(për pagesa online), vetëm se këtu bëhet fjalë vetëm për dizajnera. Pra nëse jeni dizajner i mirë dhe keni dëshirë të paguheni, është vendi ideal për ju. Përsëro po e theksoj se nuk jam i sigurt për seriozitetin e këtij shërbimi, kur akoma nuk ka arritur askush kuotën e pagesës, dhe askush nuk ka tërhequr para.

Konkluzioni im

Siç po e shihni, numri i faqeve është i pakët(plus asaj që tek faqja e fundit akoma nuk u vërtetua nëse paguan vërtetë apo jo). Ndoshta ka ndonjë faqe tjetër që ofron këtë shërbim, por të paktën nuk u bë edhe aq e njohur (meqë ra fjala do ishte mirë të komentonit këtu duke na treguar faqen). Ajo çka dua të them për fund është se definitivisht ka nevojë për shumë më shumë faqe që ofrojnë mundësi për fitime online. Si dhe, ato që janë momentalisht më cilësoret, ofrojnë shumë shërbim të mirë dhe mbështetje të vazhdueshme.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eshqiperia.com/?p=925

Top