FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

fjorent

Primus registratum
FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Ja me ne fund mbaroi edhe kongresi i PS. Nuk kishte gje me skandaloze.
Nuk do te ndalem ne gjera qe i kam thene tashme. I bej vetem thirrje te gjithe shqiptareve te ndershem ta lene Shqiperine sepse ky vend nuk reformohet, sepse kemi nje mungese demokratike kaq te theksuar saqe nuk mund te ndryshojme dot natyren tone klienteliste.
Te pakten ata qe e ndjejne veten te afte e te ndershem e qe mund te perballojne sfidat e perendimit, pra te pakten le te shpoteojne keta persona nga keneta me emrin PS qe ka kthyer ne kenete SHqiperine
 

Mirditor

Primus registratum
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Idashun florent qai kongres ** asht majt qaty ka fellemi i dhetorit mka bae me kujtue dit tlume kur partea bate luft me armeqt mrena partes e nqito pozeta asht partea jon ** i shpallte luft imperjalistave te jashtm
nuk di qa ma than po qa jo si ma knaqi zemnen ma fort per mue qe tan tdelegumit ** kishin ardh me i dhan fuqi e zemen kretarit tpartis ** demaskonte armiqt e mrenshem ** u munojshin me presh parten e me rrzue tmadhin kretarin e presidumit te kuvenit popllor
rroft partea e rroft shoki ine Fatos Nano
parti enver jemi gati kurdoher
me partin e punes me shokin enver perpara fitore ne cdo kongres
vdekje tradhtarve liri shqyptarve
 

DFV

Primus registratum
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb] Ja me ne fund mbaroi edhe kongresi i PS. Nuk kishte gje me skandaloze.
Nuk do te ndalem ne gjera qe i kam thene tashme. I bej vetem thirrje te gjithe shqiptareve te ndershem ta lene Shqiperine sepse ky vend nuk reformohet, sepse kemi nje mungese demokratike kaq te theksuar saqe nuk mund te ndryshojme dot natyren tone klienteliste.
Te pakten ata qe e ndjejne veten te afte e te ndershem e qe mund te perballojne sfidat e perendimit, pra te pakten le te shpoteojne keta persona nga keneta me emrin PS qe ka kthyer ne kenete SHqiperine [/qb]
Jam plotesishte dakort,vetem se jam kondra per thirrjet qe u behet shqiptarve qe te largohen nga vendi.
Pas kesaj c'fare do te ndodhi? Kush do te jetoj ne Shqiperi? Te huajt?
Per mua kjo nuk eshte zgjidhje ,une besoj(pavarsisht nga kongreset rutin te PS dhe PD) se Shqiperia i ka njerzit,potencialet intelektuale e nevojshme per ta ndryshuar Shqiperine.
Platforma qe Edi Rama shtroj ne kongresin e PS eshte nje thirrje qe i behet popullit shqiptar per ndryshime demokratike dhe keto ndryshime heret ose vone do te realizohen duan apo s'duan dy zagaret e politikes Fatos Nano e Sali Berisha.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Fillimisht postuar nga Malsor:
[qb]
rroft partea e rroft shoki ine Fatos Nano
parti enver jemi gati kurdoher
me partin e punes me shokin enver perpara fitore ne cdo kongres
vdekje tradhtarve liri shqyptarve [/qb]
Malsor, bli nje kalendar te ri, po vjen viti 2004!
 

fjorent

Primus registratum
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Ke te drejte DFV, por edhe une pas 113 vitesh krize me te njetit njerz qe shkojne e brohorasin per Nanon sikur borhorisnin per Enverin, pra pas 13 vitesh te keture njerezve qe nuk ndryshojne jam bere me te vertet pesimist.
A ju kujtohet kongresi i 1 i PS kur u ngrit ne salle nje nga keta fanatiket e perhershem e therriste parti enver jemi gati kurdohere? Ndodhi 11 vjet me pare. Para disa ditesh ishte njesoj. Por fatkeqesia nuk qendron ketu, fatkeqesia qendron ne faktin e opozites sone, sepse po te kishim nje opozite konstruktive edhe PS do te demokratizohej.
Nejse e vetmja shprese mbetet nje parti e Rames me shoke, nje parti e re qe te mund te votohet nga shumica e shqiptareve te lodhur me kete dyshe sot ne pushtet e opozite. Shpresoj te ndodhe per te miren e Shqiperise (apo per me pak te keqen e Shqiperise sic mendojne disa, perndryshe mbetet ne fuqi thirrja ime per nje jete me te mire e me te respektueshme ne nje vend tjeter.
 

DFV

Primus registratum
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Edhe mua me kujtohet ai kongres fjorent,me kujtohet kur i madhi Dritero Agolli u tha Enveristeve te asaj partie se kjo parti i ngjante ati te semurit rende qe pret te shpetoj ne se i nenshtrohet nje opracioni kirurgjikal te veshtire ,por qe ju(Komunistet E PS) nuk mund ta beni kete operacion dhe rezultati dihet.
Tani pas 13 vitesh kjo parti ka mbetur po njelloj dhe me keq akoma me po te njejtit njeres,si perfundim ajo(PS) nuk mund te udheheq popullin ne rrugen e duhur .Kjo u vertetua ne keto 6 vjetet e fundit.
fjorent ajo qe thua se dhe opozita nuk eshte ajo qe duhet te ishte,eshte plotesisht e vertet.
Eshte per te ardhur keq kur shikon se lideri i PD,Berisha ngjan si dy pika uji me Nanon,sikur i ka pjell nje nene,
Berisha ka mbetur sot e gjithe diten ne vitin 1992 kur e shikon te uleras kur nuk duhet te uleras,kur rri urte atehere kur nuk duhet ndenjur,kur proteston atehere kur nuk duhet protestuar,kur nuk ngrihet te rrezoj Nanon dhe qeverin e tij kur duhet te ngrihet,kur ne vend tu jap shqiptarve alternativa per te ringritur ekonomin e rrenuar,shpresa per nje te ardhme me te mire,brockullit budallalleqe qe edhe femijt 10 vjec nuk i besojne(perjashto militantat e PD dhe ata qe e ndjekin pas per nje cop buke)
 

babi

Primus registratum
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Une te pakten qe jetoj ne Shqiperi, them se eshte plotesisht e vertete pesha e konfuzionit qe te ze frymen e qe te ben ti lesh te tera e te kerkosh rruget e botes.

Paska qene e shkruar ne fatin e ketij kombi qe talentin e vet ta japi ne kurbet sepse vendi i vet qenka kaq i keq sa nuk i mban dot.

Eshte shume e veshtire te spiegosh se perse ekzistojne keta FANATIKE QE MBAJNE PENG SHQIPERINE, dhe eshte aq reale varferia qe ata mbjellin cdo dite e me teper - dhe me sa duket kjo pune ka marre formen e nje orteku te zi i cili po vret te gjithe shqiptaret.

Te besh analiza del si guak - te japesh mendje del si utopist - te besh ndonje veprim konkret del si Don Kishot - athere le te ikim nga ky vend qe vec mallin per vendlindje do na lere si kujtim gerryes.

Jam shume e inatosur dhe as e marr mundimin te mendoj ndonje te ardhme per shqiptaret mbas atij kongresi te ndyre te mbushur me kongresmena te jargavitur.

booki.gif
 
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb] Ja me ne fund mbaroi edhe kongresi i PS. Nuk kishte gje me skandaloze.
Nuk do te ndalem ne gjera qe i kam thene tashme. I bej vetem thirrje te gjithe shqiptareve te ndershem ta lene Shqiperine sepse ky vend nuk reformohet, sepse kemi nje mungese demokratike kaq te theksuar saqe nuk mund te ndryshojme dot natyren tone klienteliste.
Te pakten ata qe e ndjejne veten te afte e te ndershem e qe mund te perballojne sfidat e perendimit, pra te pakten le te shpoteojne keta persona nga keneta me emrin PS qe ka kthyer ne kenete SHqiperine [/qb]
Vdeksha une per ty,qe me sheh problemet e shqiperise me dylbi..
 

fjorent

Primus registratum
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Folagame vjen jashtezakonisht keq per ju qe jeni ne Shqiperi. Jam plotesisht dakord me ty dhe kam nje zemerim brenda qe nuk arrij ta kuptoj sesi ky populli im ka ngelur kaq shume prapa.
Une jetoj ne Itali, kam studiuar ne Itali dhe tani kam nje pune te mrekullueshme ne Itali, prandaj edhe mund te rri urte e pa folur sepse kam cdo gje te garantuar, por gjithmone kam pasur shpresen qe pas disa vitesh te kthehem ne Shqiperi. Mesa duket kjo gje nuk ka per te ndodhur sepse do te shkaterroja jeten time dhe nuk do t'i sillja asnje kontribut Shqiperise per vete faktin se tek ne shumica eshte tejet injorante e mbytese, prandaj i kuptoj fare mire edhe ata qindra shqiptare me talent qe jane degdisur rrugeve te botes sepse Shqiperia ne kete pike te vret moralisht.
 

fjorent

Primus registratum
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

E dashura Moira mire une qe i shoh me dylbi por ti qe nuk i sheh fare e nuk jep asnje mendim apo kundershtim rreth atyre qe kam shkruajtur une.
Lum ne per shqiptare si ty qe i pelqen vetem mendja e vet.
Gjithe te mirat dhe lutju Nanos per 2 ore drita me shume tani qe u zgjodh kryetar prijes
 

Klinton

Primus registratum
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Mentaliteti oriental sundon edhe sot dhe nuk kemi perse ti veme faj kesaj katrahure ne Shqiperi.
Asgje nuk ndertohet brenda nje dite.
Edhe demokracia nuk lind per nje dite.
I gjithe Ballkani vuan nga sindroma "orientale" dhe po te vini re, qeverite, presidentet, ministrat, administraten shteterore dhe institucionet, do te arrini te kuptoni se veprimet e mesiperme te ketyre jane pasqyre ose shenja te qarta te kolonizimeve dhe lufterave ne shekuj.
 
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb] E dashura Moira mire une qe i shoh me dylbi por ti qe nuk i sheh fare e nuk jep asnje mendim apo kundershtim rreth atyre qe kam shkruajtur une.
Lum ne per shqiptare si ty qe i pelqen vetem mendja e vet.
Gjithe te mirat dhe lutju Nanos per 2 ore drita me shume tani qe u zgjodh kryetar prijes [/qb]
I dashur Fjorent,edhe ti me dukesh pikerisht si ata "kongresmenet" qe duartrokasin fatkeqesine e vendit te vet,vetem se me nje ndryshim pasi ti ketu nuk fiton asgje ,kurse ata mbrojne privilegjet e tyre qe kane ne provincat nga kane ardhur.
Persa i perket asaj qe bej une per t'a ndryshuar kete realitet( i cili realisht nuk me pelqen)gjithcka fillon dhe mbaron diten e votimit.
Sa per dritat,me mire i lutem Nanos,qe eshte shqiptar,sesa atyre qe te quajne ekstrakomunitar!!!
Gjithe te mirat
wave.gif
 

babi

Primus registratum
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Ja edhe nje aspekt tjeter se perse ne jemi peng ne vendin tone - dhe eshte as me shume as me pak kjo deshire qe kemi ne per tju kundervene njeri-tjetrit ashti si po ben Moira kunder Fiorentit a thua se po behet fjale per jete a vdekje dhe jo per nje perjetim te nje personi (fiorent) dhe te nje jomendimi te nje tjeter personi (moira).

Kur te leme ne kete menyre te menduari ndoshta do te merremi edhe me ndonje gje me serioze.

booki.gif
 

burimi

Primus registratum
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Une vetem nje gje po e them,me ka pelqyer ai djaloshi i rinise qe dule nuk po me kujtohet emri,vetem se ai e ka tronditur Kongresin i lumte i lumte edhe ai me dha shprese se nje dite do te lulezoj mema shqiperi.
 

fjorent

Primus registratum
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Sapo isha ne Shqiperi per te kaluar festat e fundvitit dhe pashe emisionin Fiks Fare ku 2 doganiere i kerkonin 20 euro per te kaluar 1 steke me cigare dhe papritur nuk e di por mu kujtuan "kogresmenet" qe votuan ne kongresin e NANOS.
Mora vesh se ishin arrestuar te nesermen, por sot lexova:


"Dy doganierët Shpendi Kuçi, 34 vjeç dhe Vangjel Kero, 54 vjeç, të ndaluar nën akuzën e mitmarrjes më 31 dhjetor, janë lënë dje të lirë nga Gjykata e Gjirokastrës. Trupi gjykues, i kryesuar nga Shkëlqim Mustafa, gjatë seancës për vlerësimin e sigurisë, ka vendosur lirimin e tyre. Doganierët e Kakavijës, u akuzuan për mitmarrje, pasi në datën 28 dhjetor 2003, u transmetuan disa pamje në emisionin “Fiks Fare”, sipas të cilave dy punonjësit e doganës, po merrnin një sasi parash, për një kontigjent paketash cigare, prej 500 copësh, pa iu nënshtruar më parë procedurave doganore. Mbi bazën e kësaj prove, të cilësuar si të pakundërshtueshme nga zyra e antikrimit ekonomik dhe Prokurorisë së Gjirokastrës u bë dhe ndalimi i tyre. Vangjel Kero, i kontaktuar nga gazeta është shprehur se, “gjykata më dha pafajësinë, pasi kaseta ishte e montuar dhe nuk mund të shërbente si provë për të më dënuar mua”.

Pamjet e kasetes me doganieret qe merrnin parate i pashe vete ne emision.
Kur drejtesia apo me mire mos drejtesia shqiptare nuk do te denoje te korruptuarit me prova te pakundershtueshme filmike, mendo se c'mund te beje me ata me pak prova.

Gjithe te mirat dhe me mire pjatalares ne Bote sesa ne Shqiperi
Fjorenti
 

babi

Primus registratum
Re: FANATIKET QE MBAJNE PENG SHQIPERINE

Fiorent,

jo me larg se dje nje miku im ne USA me tha me mire ne hale ketu se ne mes te Tiranes aty,

Ne fakt une qe jam ketu, ju nuk e keni idene se sa shpesh e mendoj keshtu, por a ka kuptim qe ne ta ndiejme veten keshtu ne atdheun tone, po athere ku eshte vendi yne, i yti, i imi dhe i atyre si ne, cfare duhet te bejme, se per te luftuar na i kane prere krahet me rrenje.

Fanatiket qe mbajne peng Shqiperine - o zot me duken aq te fuqishem e aq te madherishem ne ndyresine e tyre sa me griset pa meshire cdo ndjenje patriotike e atdhedashese.

E frikshme por jemi nje pjese shqiptaresh qe Shqipot fanatike po na lene pa atdhe.

booki.gif
 
Top