Faik Konica per korrupsionin ne Dogana

Leopardii

Primus registratum
Faik Konica per korrupsionin ne Dogana

Faik Konica per korrupsionin ne Dogana

Me mire se kushdo kete situate anarkike e te korruptuar e pershkruan publicisti dhe shkrimtari i mirenjohur shqipetar Faik Konica ne shkrimin e vet : “Dr. Gjelpera zbulon rrenjet e drames se Mamurrasit”, te shkruar ne vitin 1924. Po japim me poshte nje pasazh nga ky liber:
“… Doganieri, qe germonte valixhen e Dr. Gjelperes zbuloi nje kuti te madhe me pluhur per te fshire dhembet: menhehere kalli dy gishtrinj te palare, me thonje te zinj dhe nisi te rremoje qe te shoh se çfare kishte brenda. Pyeti ne ç’pune hynte ky toz. “Per te fshire dhembet”- tha doktor Gjelpera.
“Axhaip!”- beri doganieri, pastaj thirri nje shok dhe i tha: “Shiko se ç’thote ky njeri!: “kete e paska per te fshire dhembet!”
Qe te dy doganieret qeshen duke shfaqur nofullat e ndryshkura dhe gjysem te kalbura.
“Ollur shej diil”- tha doganieri i dyte, - dhembet s’jane pisqolla ose çibuke, qe te fshihen; ketu kardashem, ka ndonje hile; dale te gervish edhe une kutine”.
Dhe nisi ta trazoj me dy gishtrinj, jo me te paqme se te doganierit te pare. Si e trazoi mire, i tha shokut: “ Kjo eshte ndonje budallallek frengu, s’na prish pune”.
Si fliste ashtu,diç ra nga kemisha me dhjame mbi kemishen e bardhe te doktor Gjelperes. I ra nje gje e vogel, e murrme, e cila nisi te levize. Doktor Gjelpera e zuri dhe e vuri ne dore te doganierit: “Ky eshte malli juaj, merreni!”
“Oh, s’eshte gje, nje morr vetem”, - tha doganieri dhe e vendosi morrin mbi nje thua, e shtypi me thoin tjeter, pastaj i fshiu duartmbi pantallonat.
“Ja dhe nje tjeter”, - tha doganieri i pare, - po une do ta hedh perdhe se eshte gjynah te vrasim nje gje te gjalle”.
“Po une nuk e le te gjalle, sikur te pelcas!- tha doganieri tjeter dhe duke u unjur me syte e tij prej maceje e gjeti morrin dhe Krak! e vrava! More sa i majme paska qene qerratai!”… “Tani qe morri nuk eshte me i gjalle, s’ka kuptim te zihemi”, - tha mjeku yne…
“A kam leje te largohem?” – pyeti Dr.Gjelpera.
“Keni per te paguar pese napolona”,- thane doganieret
“Pese napolone! Po perse?”
“sepse keni shume çorape, shami, kemisha, dhe jaka. Nje njeriu te vetem nuk i duhet as çereku i atyreve, qe keni ju ne kete valixhe.”
Doktor Gjelpera kuptoi se ish me kot t’i zgjaste fjalet me keta njerez, pagoi, mori deftese, mbylli valixhen dhe u largua nga dogana. Por tek po dilte, e zuri nje polic dhe i dha urdher te hynte ne zyren e policise. Komisari nisi ta pyes duke e shikuar ne sy me nje armiqesi te thate.
“Zotni”- i tha ,- per ç’qellim keni ardhur ne Shqiperi?”
“Sepse jam shqipetar dhe desha te vizitoj vendin tim”
“Kush ua heq harxhet e udhes?”
“Asnjeri”…
“Zoti doktor,- tha komisari, - mos i merrni per keq pyrtjet e mia. Jane formalitete pa rendesi, por e kam per detyre t’i mbaroj... Zoti doktor, me dukeni njeri i mire dhe ju nderoj me te vertete.Le te flasim shkoqur. S’vjen njeri per qejf ne Shqiperi, ndersa mund ta kaloje kohen e tij ne kafeshantanet me fame te Avropes. Ç’interes ju pruri ne kete vend te mallkuar?”
Doktor Gjelpera kish nisur te shoh ne thellesirat e erreta te ketij shpirti barbar dhe kuptoi se do te ish kohe e humbur t’i jepte shpjegime te kthjellta.
“Zoti komisar, jam i pasur dhe s’kam nevoje per gjesendi. Po e dini qe sa me teper te kete njeriu, aq me teper i pelqen ta shtoje pasurine” – i thote doktori.
“… Zoti doktor,kam grua e femije dhe s’jane mire nga shendeti. Kini miresine te me falni ca ilaçe?”
Doktor Gjelpera e shikoi ne sy dhe kuptoi qellimin e ketij barbari te korruptuar.
“Zoti komisar,s’kam prure ilaçe me vehte sepse ky udhetim i pare qe po bej ne Shqiperi eshte vetem per te pare vendin dhe per te zene nje shtepi. Po ketu ne Durres, pa fjale, ka ilaçe dhe poqese me jepni leje deshiroj t’ju bej nje dhurate, qe t’i blini vete”.
Dhe pa pritur tjeter pergjigje nga komisari, veç kenaqesise se shfaqur me nje buzeqeshje, nxori çanten e i numuroi gjashte bileta 50 liretash njera. Komisari i vuri shpejt ne xhep duke i shtrenguar doren dhe e largoi fronin e tij. Ate çast u hap dera dhe hyri polici me te dy kafete, e la tepsine ne tryeze dhe duke u ulur prane komisarit, i foli turqisht:
“Kur pergatitej kafja, une pergjoja prapa deres, degjova dhe pashe, dua hisene time...”
 
Top