Facebook me 300 milionë përdorues

Albforumi

Primus registratum
Facebook me 300 milionë përdorues

Facebook1.jpg

Pas pesë vitesh të ekzistimit dhe 700 milionë dollarëve të investuar Facebook mund të lavdërohet për 300 milionë përdorues nga mbarë bota.

Popullaritetin të cilin Mark Zuckerberg dhe ekipi nuk e kanë parë as në ëndërr kjo faqe e ka fituar me apetitin e shtuar të rinjve e të moshuarve për lidhje shoqërore nëpërmes internetit.

Themeluesi 25-vjeçar u ka deklaruar mediave se shifra prej 300 milionë përdoruesve është në radhën e sukseseve të fundit të cilin kjo faqe interneti e ka shënuar gjatë rritjes së shpejtë të popullaritetit.

Megjithatë, Mark Zuckerberg nuk ka fshehur se ekzistojnë plane që Facebook të zgjerohet edhe më shumë, respektivisht se krijuesit e tij janë vetëm në fillim, shkruan gazeta britanike The Guardian.

“Është shifër e madhe, por ne mendojmë se vetëm sa kemi filluar me arritjen e qëllimit tonë, e ai është lidhim të gjithë njerëzit”, ka shkruar ai në blogun e tij.

Facebook nuk po zgjerohet vetëm në Shtete të Bashkuara dhe në Britani të Madhe, por edhe në pjesë tjera të botës. Është paraqitur edhe versioni i lehtë i faqes për përdoruesit me lidhje të dobët interneti, e krejt kjo vetëm për të stimuluar edhe ata të cilët jetojnë në vende si India e Brazili.

Edhe një gjë pozitive në krejt tregim për Facebookun është se pas pesë vitesh e gjysmë më në fund ka filluar edhe të fitojnë nga ky projekt.

“Në fillim të vitit kemi paralajmëruar se presim gjendje pozitive financiare në vitin 2010 dhe unë jam i lumtur që mund tu njoftoj se deri tek kjo ka ardhur pak më herët”, thotë Zuckerberg. “Për ne është e rëndësishme sepse Facebook po bëhet shërbim i pavarur për një periudhë më të gjatë”, ka shtuar ai.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=458. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=458

Top