Facebook do të ofrojë e-maile @facebook.com

ValmirM

Webmaster
Gjigandi botëror Facebook ka njoftuar publikisht zbulimin e projektit të ri, të quajtuar ”Titan”, i cili do të mundësojë hapjen e e-mail adresave @facebook.com dhe do të sjell krizë për Gmail dhe Yahoo.
facebook_dardan.png
Të hënën me 15 nëntor pritet që Facebook do të mbajë një konferencë për media dhe do të publikoj projektin ”Titan Project”, poashtu do tu ofrojë përdoruesve mundësinë e hapjes së e-mailave @facebook.com.
Rrjeti social më mbi 500 milion përdorues dhe më i popullarizuari në botë dhe poashtu aleanca me Microsoft Windows Live, Facebook mund te vere ne krize serioze Gmail dhe Yahoo.
Burimi : KosovaByte
 

Hank

Valoris scriptorum
Teper interesante si levizje e Facebook.
Shkembimet e mesazheve ne FB kishin ulur pak kontaktet me pale te treta, por tani futja e sherbimit real do jete dhe me agresive.

Facebook duket se do ndjeke te njejten teknike te Google per te pushtuar tregun. Edhe Google me pare futi Gmail atehere kur nuk pritej dhe kur dukej si strategji pa ndonje te ardhme.
 

Hank

Valoris scriptorum
Se harrova, sot eshte e Hene 15 Nentor dhe nuk kam pare ndonje njoftim ne Facebook?
 

ArberB

Primus registratum
Mua me duket pak apsurde. Eshte shume e veshtire per dike te heqe dore nga nje adrese
maili qe eshte perdorur per vite dhe te hape nje tere. Per vete kam pasur nje adrese @LYCOS.com
qe e kisha hapur ne 98 dhe e kam perdorur per 10 vjete deri ne momentin qe lycos falimentoi. Ishte shume e veshtire te
fitosh treg ne kete aspekt + qe shume pak njerez e perdorin FB per pune.
 

ValmirM

Webmaster
Shume e vertete, Facebook tani ka me shume se 500 milion perdorues dhe ka te atille qe e perdorin tej mase Facebook-un dhe kane nje arsyje te forte qe te hapin nje email.

Me duket me shume si nje levizje anti Google respektivisht kunder GMail, tani qe Facebook po behet nje konkurent shume i forte kundrejt Google. Vetem nese Google fillon te kete nje Social Network qe te jete me konkurent se te tjeret.
Une per vete kam email ne GMail dhe nuk besoj qe do te kaloj ne @facebook.com, jam perdorues i madh i sherbimeve te google prandaj per mua eshte 1 .

Nderkohe gjeta nje artikull per kete gje, nuk e di pse nuk po shoh asnje njoftim tek Faceboook per kete qeshtje :
http://www.npr.org/blogs/thetwo-way.../reports-facebook-email-to-be-announced-today
 

ArberB

Primus registratum
Google e ka nje Social Network. Orkut ka mbi 50 000 000 user por cuditerisht eshte shume
pak i reklamuar.
 

egzonche

Primus registratum
E shikoja drejteperdrejte njoftimin dhe prezantimin per kete produkt te ri te Facebook.
Mu duk interesant, jam duke pritur ftesen te shohim cka ofron!
 

ValmirM

Webmaster
Po kam Degjuar per kete Orkut edhe me heret, dhe me sa di une ka kohe qe eshte lansuar, po siq thate eshte shume pak i perhapur dhe ka bere qe te mos "jete" konkurent me te tjeret. Cuditem se si Google reklamon fuqishem produktet e reja qe i prezanton ndersa kete pak shum.
 
A

AJAX2010

Guest
Mire se te vi. Konkurrenca rrit cilesine thone por edhe monopolet jane ca et frikshme.
BING ka kohe qe ka dale perseri GOOGLE ngel. Kam nje adresa GMAIL dhe dikur kemi qene gjasme te privilegjuar sepse vetem nepermjet ftesave mund te hapje nje te tille :) Tani une mendoj qe FB ka tjeter drejtim dhe adresa email ehste thjehste nje bonus per userat!
 
Top