Facebook ka raportuar rritje në të ardhura për tremujorin e tretë të këtij viti.
Rrjeti më i madh social ka deklaruar rritje prej 11% në të hyra për periudhën Korrik-Shtator, duke arkëtuar rreth 890 milionë dollarë.
Po ashtu, kompania raportoi se tashmë ka 1.55 miliardë përdorues në të gjithë botën, duke fituar 60 milionë përdorues të rinj aktiv mujor për tremujorin e tretë të vitit.
Sa më shumë që shtohen përdoruesit aktiv mujor, aq më shumë rriten të ardhurat për Facebook-un.