Fëmijët e pushtetarëve shqiptarë arsimohen në perëndim, ndërsa mbi 18 mijë konkurentë
Fëmijët e pushtetarëve shqiptarë arsimohen në perëndim, ndërsa mbi 18 mijë konkurentë për shkollat e larta nuk pranohen!
A ka ardhur vallë koha, që edhe në Shqipëri të liberalizohen universitetet? Pothuajse në të gjithë Evropën, të drejtën për t’u arsimuar e kanë të gjithë ata, që duan të arsimohen, të vazhdojnë studimet ndër degë e kategori të ndryshme shkollash, publike dhe private. Këtu, në Shqipëri, çdo vit konkurojnë njëzet deri në tridhjetë mijë të rinj, për t’u pranuar në shkollat tona të larta publike. Por, prej tyre vetëm dymbëdhjetë mijë fitojnë të drejtën për të vazhduar studimet. Bile, edhe këta një pjesë me dijet e tyre, por dikush edhe me para, e fatkeqësisht, disa me “shokë” e “miq”. Nëvend që të gëzohemi që rinia jonë dëshiron të arsimohet dhe të fitojë dije për të ardhmen e vet dhe për komunitetin e atdheun, duke mos dëshiruar të ikin në mërgim, siç ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve, ndodh e kundërta, vihen kufij e barriera për të “seleksionuar” njerëzit, duke i dalluar në “të dijshëm” e në “të marrë”?!
Ju, zotërinj pushtetarë, flisni shumë për “reforma” në institucionet shtetërore, ndërsa për reforma të mirëfillta në arsim, nuk bëni fjalë. Ndoshta, shkaku dhe arsyeja duhet kërkuar tek fakti që fëmijët tuaj nuk studiojnë në Shqipëri, ose më mirë nuk përfillin të studiojnë në Shqipëri, por diku tjetër, atje ndër vendet evropiane, deri në Amerikë.
Ç’ju pengon vallë, t’jua krijoni mundësinë të gjithë atyre që duan të arsimohen?
Mund të gabohem, por po jua them se ju keni frikë se po të hapni lirshëm dyert e shkollave, vjen një ditë që ata mund të bëhen më të aftë se fëmijët tuaj dhe vetë ju dhe do t’jua zënë vendet e punës, të cilat, me e pa aftësi i keni bërë prona të paluajtshme dhe s’i lëshoni dot lehtë.
Le të marrim një rast specifik për Shqipërinë. Katërmijë të rinj vazhduan studimet e larta në Itali, sepse nuk munden kurrsesi t’i vazhdojnë këtu në Shqipëri. A duhet të shqetësohemi, sadopak, se pse nuk vazhduan këtu në vendin e tyre? Një përgjigje, sado e pjesëshme, do të doja t’jua jepja unë: 7 milion lekë kërkohen për të ndjekur studimet në degën e mjeksisë, 5 milion për drejtësinë, dhe po aq për gazetari e në të tjera. Prandaj, më mirë të vazhdosh jashtë, ku nuk ka rëndesa të tilla financiare, natyrisht, në raport me të ardhurat ekonomike familjare.
Kështu, pra, të dashur pushtetarë, me politikat tuaja të mbrapshta i keni bërë të gjithë të ndjehen refugjatë në vendin e tyre. Andaj, edhe njerëzit i drejtojnë dhe do t’i drejtojnë sytë atje larg, larg, ndër vendet e huaja. Ku është vallë ana sociale, humane në këto politika, vërtetë të ashpra, të egra ku as ndër vendet më të zhvilluara kapitaliste nuk veprojnë këto praktika? Këto e të tjera shkaqe, më bëjnë që unë, në emër të rinisë, t’ju kërkoj me forcë të bëni reforma në liberalizimin e universiteteve e përgjithësisht në fushën e arsimit.
Në të gjitha universitetet evropiane studentët paguajnë rreth 500 euro për regjistrim dhe më pak se kaq për konviktet, bile me kushte mjaft të mira, të cilat, për ne mbeten ideale, vetëm të dëshiruara e pak të realizuara. Natyrisht, nuk them që edhe në Shqipërinë tonë të varfër të jetë e njëjta kuotë pagese, nga gjendja financiare e familjeve tona, por mendojmë se mund të jetë 160 euro për regjistrim dhe 70 euro për konvikte. Kështu, universitetet tona mund të vetadministrohen, duke pasur kushte më të mira ndër konvikte, duke ndërtuar, bile edhe ndonjë godinë të re, me salla e laboratore, të cilat janë në gjendje të mjeruar dhe jofunksionale. S’duhet harruar këtu as bilbioteka, sallat e saj të studimit, të cilat fatkeqësisht mungojnë, e për rjedhim mungojnë librat, mungojnë dijet tona.
Në këtë mënyrë mund të pushonim së lypuri çdo fondacioni, shoqate a organizate të huaj, që vijnë më shumë për të na falur se sa për të investuar në progresin e universiteteve tona.
Shkëlzen Hasanaj
Student