Evis Mula: Dua një përjetim të largët në romantizëm

Albforumi

Primus registratum
Evis Mula: Dua një përjetim të largët në romantizëm

Evis-Mula-298x300.png
E veshur e gjitha në të kuqe. Kësaj herë ajo tregon edhe anën e saj çapkëne, herë-herë e pavendosur, jo rrallë edhe mendjelehtë. Kjo është Bes, roli që u vesh nga këngëtarja Evis Mula, për të cilën u shënua edhe hera e parë që debuton në skenë e operës.

Mula, e cila mori famën nëpër spektaklet e ndryshme të ekranit, apo evenimente të tjera komerciale, tanimë e shohim të kapërcejë natyrën e lehtë skenike, duke marrë përsipër një rol protagonist si soprano në operën-muzikal Porgi dhe Bes, një produksion amerikan ky.

Në një intervistë për standard, Mula tregon emocionet e eksperiencës së saj më të re. Ajo debutoi në skenën e operës, ndërsa thotë se nuk e njihte frikën e përballjes me diçka të panjohur…

Jeni një këngëtare e skenës dhe ekranit, ndërsa për herë të parë ju shohim në opera…

Po, ky ishte debutimi im i parë, ku do të interpretoja në rolin kryesor në operën-muzikal Porgy and Bess. Ishte një shans shumë i madh për mua që isha pjesë e kësaj shfaqjeje, pasi janë me dhjetëra studentë që mbarojnë shkollën në Akademinë e Arteve, sigurisht me rezultate të ndryshme prej njëri-tjetrit, por gjithsesi ndihem e lumtur që Teatri i Operës më ofroi këtë mundësi. Ndërkohë që, përveçse bashkëpunova me një staf shqiptar, vërtet të talentuar, tanimë kisha edhe rastin që të shkëmbeja eksperienca profesionale edhe me një kulturë amerikane që është e drejtpërdrejtë e tillë. Për mua është një eksperiencë shumë e mirë për të ardhmen.

Ku qëndron përfitimi në këtë rast?

Ai që është muzikant, i kupton avantazhet që në momentin kur gjendesh përballë partiturës e sigurisht që sekretet e tyre janë edhe më të vlefshme.

Në ju njohim si këngëtare e spektakleve. Si u gjendët në këtë projekt operistik?

Për të qenë pjesë e operës, është shumë e domosdoshme puna në studio, si të trajtosh libretin, linjat etj. Gjithçka erdhi krejt natyrshëm, teksa u nënshtroheshim provimeve në shkollë. Prof. Edit Mihali kishte krijuar një ide të përgjithshme për timbrin tim dhe kishte menduar se unë isha zëri më i përshtatshëm për këtë rol. Ajo më mundësoi partiturën, materialet e duhura për ti studiuar, ndërkohë që pas njëfarë periudhe unë do të konkurroja në edicion. Mora pjesë në edicion, ku mes komisionit prezent ishte edhe maestro Zhani Ciko, të cilët e panë të arsyeshme për ta realizuar unë këtë rol. Që pas atij momenti kam punuar në mënyrë më intensive me operën, ndaj sollëm edhe performancën prej disa orësh në skenën e TOB-it.

Ju ishte besuar roli protagonist, ndonëse ishte hera e parë për ju. Sa e vështirë ishte për ju kjo iniciativë?

Është një rol jashtëzakonisht i vështirë, së pari për shkak të peshës së operës. Në shkollë vërtet punon për tu bërë një këngëtar lirik, por në këtë rast kemi të bëjmë me një zhanër të veçantë, sepse ka një stil jazz të cilin ne nuk e mësojmë në shkollë. Kështu, duhet një punë hulumtuese individuale shumë e madhe për të ardhur në karakterin e duhur.

Por ju edhe aktronit…

Sigurisht, opera është një teatër ku këndon duke aktruar. Në shkollë kemi studiuar aktrim, por nuk na është dhënë mundësia për të luajtur ndonjë rol, kështu që për mua kjo ishte eksperienca ime e parë në zhanrin e aktrimit duke kënduar live.

Ndërkohë ju debutuat në skenë. A ju trembte kjo sfidë?

Nuk mund të them që nuk ishte diçka e lehtë, por nuk më trembte kjo sfidë. Mendoj se gjithçka shkoi mirë, pasi kemi shfrytëzuar një periudhë intensive përgatitjesh. Nuk më trembte, pasi krejt natyrshëm, gjithçka kishte kaluar në një proces të zakonshëm.

Ju vini nga spektaklet. Është në ndryshim jo fort i lehtë për tu kapërcyer apo jo?

Gjithsesi, kjo shfaqje ishte një spektakël. Edhe opera është një show, por jo në kuptimin komercial. Është e vërtetë që për një kohë të gjatë jam familjarizuar me skenën e spektakleve të ndryshme, si pjesë e muzikës lehtë dhe aktivitete të tjera, ndërsa në opera çdo gjë fillon nga e para. Kjo, për arsye se nuk ka ndonjë lidhje të fortë mes këtyre dy drejtimeve. Sërish këndon, ke emocion kur vesh një personazh, por e përcjell atë me një tjetër lloj impostimi, ka tjetër mënyrë e të kënduarit. Edhe lëvizjet vijnë ndryshe, pasi detyrohesh të mos jesh më një këngëtare spontane kur çdo gjë buron nga unë, pra të jem krejt e lirshme. Ndërsa në këtë rast jam nisur më shumë nga organizimi, që do të thotë se unë kisha një skenar të cilin duhet ta bëja të jetë krejt i imi, të përputhej mirë me mua në mënyrë sa më të natyrshme.

Ju pamë në rolin e Besit, vajza rreth së cilës zhvillohej ngjarja. Do të donim të dinim, çfarë ju lidh ju me këtë personazh?

(Qesh) Nuk ka asgjë të përbashkët me mua. Por, për të luajtur këtë rol mua më është dashur të përshtatem, sigurisht. Mu desh të ndërtoja një personalitet krejt tjetër. Besi është e paqëndrueshme, është krejt e paqëndrueshme, një femër, e cila nuk është në gjendje të marrë një vendim vetëm, është pa përkrahje e pa mbështetje. Nga të gjitha këto, asgjë nuk kanë lidhje me mua.

Por vetitë që Besit i mungojnë, ekzistojnë të gjitha në karakterin tuaj?

Po, pothuajse të gjitha. Fatmirësisht, kam një bazë familjare, një integritet social që nuk na lidh absolutisht bashkë. Besi është një femër prostitutë, e cila vjen nga rruga, që përpiqet të ndërtojë një dashuri të pastër e të thjeshtë me Porgin, por e ka të pamundur, sepse është e kaluara e saj që i troket në momentin kur ajo përpiqet të krijojë një jetë re.

A jeni në gjendje të bëni çdo lloj roli?

Është diçka e parakohshme, është tërësisht mungesë modestie të them po ose jo para kohe. Një gjë e tillë nuk është pjesë e natyrës sime. Jam mosbesuese deri në momentin e fundit dhe nuk mund të them që mund të bëj gjithçka. Por, ama ky është profesioni ynë, sido që të jetë, na duhet të provojmë, të eksperimentojmë, të luftojmë… e sduhet të trembesh që në momentin e parë, duke e parë si diçka të parealizueshme. Edhe të thuash po për gjithçka nuk është e këshillueshme, pasi mund të jetë shkatërruese qoftë vokalisht apo edhe në imazh. Gjithçka duhet menduar mirë fillimisht, me qëllim që të mos lihen në dorë të rastësisë.

Ngjarja zhvillohet në vitet 30 të shekullit XX, që do të thotë se ju ktheheni mbrapa shumë vite. Cila është periudha që ju donit të jetonit, qoftë edhe për pak kohë?

Vitet 30 kudo nëpër botë i përkasin një periudhe të varfërisë, periudhë e konflikteve raciale, kur çdo njeri përpiqej të gjente ekonomikisht veten. Një kohë vërtet e vështirë për të gjithë. Ndërkohë, tematikat që trajtohen në vepër ende na shoqërojnë në përditshmëri, pavarësisht se ngjarja zhvillohet në vitet 30, pra droga, prostitucioni etj. Për tu ndalur tek pyetja juaj, do të doja të arratisesha shumë larg, diku në periudhën e romantizmit në vitet 1810. Unë kam një debulesë të veçantë për këtë periudhë, mbase edhe për muzikën që është shkruar në atë kohë, sepse mendoj që në atë periudhë është kompozuar muzika më e bukur, e pavdekshme, më njerëzore e shpirtërore, si ajo e Shopenit, Dinixeti, Belini, Çajkovski, Shubert etj. Ajo kohë ka një sharm të veçantë, përshëndetjet, traditat, është kohë vërtet interesante për tu përjetuar.

Nëse dalim pak jashtë operës, me se po merret tjetër Evisi?

Në fakt
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1930. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1930

Top