Euronews: Turqia ose Ballkani në planet e reja amerikane për raketat
Sipas stacionit te njohur televiziv te lajmeve EuroNews, SHBA do kerkoje nje territor tjeter per planin e raketave. “Vendet me te mundshme jane Turqia ose Ballkani” – thuhet ne informacionet e sotme te stacionit ne fjale. Dihet qe Shqiperia, mbetet vendi me filo-amerikan ne Ballkan.

Kryeministri çek Jan Fischer ka deklaruar sot se Presidenti Barak Obama e ka informuar se Washingtoni nuk do të ndërtojë një sistem për mbrojtjen nga raketat në Evropën Lindore. Sipas tij, Obama e bëri të njohur vendimin e tij gjatë një bisede telefonike me të mbrëmë.

Gazeta “The Wall Street Journal” shkruante sot se Obama ka në plan ta anulojë një sistem radarësh në Republikën Çeke dhe një bazë për interceptimin e raketave në Poloni. Agjencia e lajmeve “Reuters” citon zyrtarë polakë të kenë thënë se kanë marrë njoftime të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara.

Sistemi i mbrojtjes nga raketat fillimisht u propozua nga ish-Presidenti Xhorxh Bush, i cili tha se ai do ta mbronte rajonin nga një sulm i mundshëm me raketë nga Irani. Por gjeneral i marinës amerikane dhe zëvendësshef i Shtabit të Shtatmadhorisë amerikane, James Cartwritght, kohët e fundit tha se Shtetet e Bashkuara e kanë mbivlerësuar se sa pranë ndërtimit të një sistemi raketash balistike me rreze të gjatë veprimi është Irani. Ky plan po ashtu zemëroi Rusinë. (voa)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22475. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22475