Etika e Ekonomistit Profesional

bariu

Primus registratum
Etika e Ekonomistit Profesional

A perdoret etika e profesionit ne shoqerine shqiptare??
Po ne ate te ekonomistit???
Ja nje permbjedhje e nje etike qe kam perpunuar tek webi ku bashkepunoj:
*******************************************
Kodi i Etikes per Ekonomistat Profesionale Shqiptare

--------------------------------------------------------------------------------

Parathenie

Te jesh antar ne klubin "Ekonomisti Profesional Shqiptar", (me tej do te perdoret shkurtimi EPSH) eshte vullnetar.
Duke pranuar te jesh antar ne EPSH do te nenkuptoje edhe nje lloj detyrimi moral mbi vetedisiplinimin, si dhe respektimin e detyrimeve te percaktuara ne legjistlacionin shqiptar.
Keto Parime te Kodit te etikes se EPSH shprehin detyrimin e pergjegjesise se profesionit ndaj publikut te gjere, klienteve dhe kolegeve.

Keto parime udheheqin antaret e klubit ne ushtrimin e pergjegjesive te tyre profesionale dhe shprehin bazat e sjelljes etike dhe profesionale. Parimet bejne thirrje per nje sjellje te ndershme, dhe dinjitoze, edhe ne rast te sakrifikimit te zhvillimit personal. .

Hyrje

Kodi i Etikes i Etikes Profesionale te EPSH konsiston ne dy seksione - (1) Parimet dhe (2) Rregullat. Parimet do te jene themeli per Rregullat te cilat udheheqin perfaqesimin e sherbimeve profesionale te EPSH. Bordi Drejtues eshte i autorizuar te pershkruaje pikat baze te standartit profesional, qe do te sherbejne per rregullat, dhe antaret e EPSH do tu nenshtrohen ketyre rregullave dhe standarteve. Kodi i Etikes Profesionale do te sherbeje si baze per rregullat dhe keshillimet per te gjithe ekonomistat e aplikuar ne kete ekip qe punojne qofte ne sektorin privat apo ne ate publik, qeveritar, edukues etj -ne realizimin sa me te mire te pergjegjesive te tyre profesionale.
Perputhja e sjelljes individuale me Kodin e Etikes Profesionale, ashtu sic cdo gje tjeter ne nje shoqeri demokratike te hapur varet se pari: kryesisht ne mirekuptimin dhe veprimet vullnetare qe ai gjen tek antaret e EPSH, se dyti ne gjykimin dhe opinionin e kolegeve si dhe te opinionit publik, dhe se fundi ne procedurat disiplinore, qe aplikohet kur eshte e nevojshme, ne rastet e shkeljes se hapur te Kodit te Etikes Profesionale nga antare qe kane rene dakort fillimisht me kete Kod.

Terminologjia

Termi "Etike" eshte perdorur ne dokumentet e EPSH per tju referuar ceshtjeve qe perfshijne (1) parimet morale ose praktike dhe (2) ceshtje te politikes sociale qe perfshijne midis te tjerash ato te moralitetit ne praktikimin e profesionit te ekonomistit.
Termi "Jashte Etikes" eshte perdorur per tju referuar sjelljes se individeve antare te EPSH e cila bie ne kundershtim me kete Kod.

Thyerja e ketij Kodi dhe rregullave qe rrjedhin prej tij do te konsiderohet si sjellje "Jashte Etikes" dhe mund te kete justifikoje masa te tilla disiplinore si censure, pezullim, apo perjashtim nga ekipi i EPSH.

Ligjshmeria vs. Etikes

Parimet e meposhtme jane vene per te sqaruar mardheniet midis Ligjit dhe etikes.

Vlerat Etike dhe parimet ligjore kane lidhje te ngushta, por detyrimet etike normalisht tejkalojne ato ligjore. Kjo per shkak se etika pranohet ne menyre vullnetare dhe nuk eshte e detyrueshme. Ne disa raste madje edhe ligji te detyron te sillesh ne menyre jo etike. Ne raste te vecanta, ligjesh te padrejta, pergjegjesite e etikes mund te tejkalojne detyrimet ligjore.

Etika

1. EKONOMISTET E DIPLOMUAR DHE MENAXHERET DREJTUES KANE PERGJEGJESI PERPARA PUBLIKUT.

a. Ata do te perpiqen te perdorin njohurite, mjeshterine, aftesine dhe punen e tyre per te pasuruar mireqenien e njerezimit. Ata do te refuzojne te punojne profesionalisht per kedo subjekt fizik apo ligjor i cili ne baze te gjykimit apo njohurise se tyre, eshte duke vepruar ne dem te dikujt tjeter.

b. Ata do te perpiqen te ruajne kompetencat profesionale dhe nuk do te japin keshilla, per ceshtje te cilat nuk kane njohuri te mjaftueshme.

c. Ata nuk do te perfshihen apo lejojne perhapjen e informacioneve qe jane te paverteta, keqinformuese apo te ekzagjeruara.

2. EKONOMISTET E DIPLOMUAR DHE MENAXHERET DREJTUES KANE PERGJEGJESI PERPARA STUDIMEVE TE BERA.

a. Ata do te komunikojne qartesisht dhe ndershmerisht objektivat dhe pasojat e studimeve dhe kerkimeve te bera, te gjithe atyre me te cilet punojne. Nese kerkimi i bere ka karakter komercial kerkuesit do tia bejne te qarte te studiuarve, se cfare konkluzionesh komerciale do te kene keto studime.

b. Ata do te bashkepunojne me te gjithe rregullat dhe kufizimet qe njerezit lokale, komuniteti i tyre apo instuticionet e tyre do te zene ne kete kerkim. Ata nuk do te perpiqen te "mashtrojne" njerezit ne menyre qe tju nxjerrin informacione "sekrete". Ata do te jene te gatshem te ofrojne raportime ose materiale qe kane dale nga konkluzionet e kerkimeve te bera.

c. Ata do te respektojne cdo kerkese per te ruajtur anonimitetin, e bere nga ata njerez qe furnizojne me materiale apo te dhena studimet e bera, qe cdo informacion i dhene nuk do te keqperdoret, apo do te kompromentoje konsiderata te tjera etike.

d. Kur materialet ose informacionet e marra nga burime njerezore parashikohen te kene efekt komercial, atehere do te perpiqen te rregullojne nje shperblim ekonomik, me perfituesin e ketyre studimeve per ata qe kane furnizuar keto te dhena ose do te bejne gjithcka brenda mundeisve te tyre per te shperblyer dhenesit e informacioneve.

3. EKONOMISTET E DIPLOMUAR DHE MENAXHERET DREJTUES KANE PERGJEGJESI PERPARA QEVERISE DHE INSTUTICIONEVE TE TJERA LIGJORE.

a. Ata do te bashkepunojne ndershmerisht dhe plotesisht, me te gjitha instuticionet ligjore, qe kerkojne sqarime apo informacione mbi treguesit e projekteve, sponsporimet dhe metodat e punes, gjithashtu edhe duke dhene raportime apo specifikime te caktuara me ligj, per sherbime te specifikuara (si .psh. seminare dhe traininge) .

b. Kur situata do ta kerkoje, ata do te bejne te qarte se nuk do te kompromentojne etiken e tyre profesionale, si kusht per te bere kerkime apo studime. Ne vecanti ata nuk do te furnizojne me informacione sekrete, apo raportime qe mund te demtojne njerezit me te cilet punuan, apo persona te trete.

c. Do te asistojne bashkepuntoret e tyre, duke pasuruar ne kete menyre burimt njerezore dhe fizike te instuticioneve te tyre.

4. EKONOMISTET E DIPLOMUAR DHE MENAXHERET DREJTUES KANE PERGJEGJESI PERPARA PROFESIONIT TE TYRE.

a. Do te mbajne nje nivel te larte integriteti dhe profesionaliteti ne sjelljen e tyre, ne menyre qe te mos influencojne per keq kerkimet e ardhshme nga te tjere.

b. Nuk do ta prezantojne si te tyren pune e bere nga te tjeret.

c. Nuk do te lejojne, brenda mundesive te tyre, qe materialet apo studimet e tyre te perdoren per qellime skrupuloze apo te demshme nga persona te tjere.

5. EKONOMISTET E DIPLOMUAR DHE MENAXHERET DREJTUES KANE PERGJEGJESI PERPARA TE GJITHE ATYRE QE I NDIHMUAN NE KERKIMET APO STUDIMET E BERA DHE JU SHREHIN QARTE MIRENJOHJEN E TYRE.

Duke klikuar ne dergo informacionin pranoni se jeni dakort me permbajtjen e KODIT TE ETIKES dhe se do te veproni brenda mundesive te ndergjegjes dhe deshires se mire per tju permbajtur rregullave te tij.

*************************************************

Sa perqind e ekonomistave apo juve qe po mbaroni per ekonomi jane ne dijeni te nje kodi te tille *ne shkollat e tyre kuptohet*, dhe sa prej jush jane te zote ta pranojne dhe aplikojne ate.
Pres mendimet tuaja.
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Etika e Ekonomistit Profesional

...per kurjozitet:

Pash faqen edhe sherbimet qe ofroni. Ca lloj ekspertize keni se s'e kuptova dot nga leximet.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Etika e Ekonomistit Profesional

...edhe une jam shume kurioze :rolleyes:

Problemi eshte se etika ne pergjithesi eshte koncept mizorisht e anashkaluar nga te gjithe profesionistet ne Shqiperi (kujto betimin e ipokra(i)tit qe bejen mjeket)...e keshtu aq me shume ekonomistet qe kane neper duar, sa te pamundur e kane te mos i bejen duart pis aq me shume per hir te te zoteve te tyre /pf/images/graemlins/wink.gif

Uroj qe t'ja vleje si nisme! :thumbsup:
 

bariu

Primus registratum
Re: Etika e Ekonomistit Profesional

Tema qe hapa nuk ishte me qellim njohjen me sherbimet e webit ku punoj, por me temen e etikes profesionale, psh. une jam me pune Sales and Int. Relations Manager, po qe kuptohet ka edhe etiken e vet, kjo sepse si profesion kam qene ekonomist.
Ndaj doja te dija apo te beja nje tip sondimi se sa i hapur eshjte opinioni publik mbi kete teme.
 
Top