Estetika e mishit të kalit

Albforumi

Primus registratum
Estetika e mishit të kalit

stop-hippophagie3_over.jpg

nga Darien Levani

mendime të gjata për njerëz të gjatë

Qyteti këto ditë është mbushur plot edhe me disa reklama varur kudo ku mund të varen të cilat kanë fotografinë e një kali. Poshtë është shkruar diçka e tipit : çdo vit në Francë, si Pomponi, një poulain në katër vritet për të dhënë mish. ( poulain = një kalë më i vogël se 12 muajsh. Nuk e mbaj mend se si thuhet në shqip.  )

Është një fushata sensibilizimi ndërmarrë nga fondacioni Briggite Bardot ( aktorja ),  slogani është Unë nuk e ha mishin e kalit , dhe ju këshilloj të përgatiteni psikologjikisht nëse dëshironi të vizitoni sitin sepse disa nga fotografitë janë vërtetë të tmerrshme. Imazhet janë të dhunshme sepse duan të na tregojnë qartë që ne jemi bashkëfajtor në këtë gjenocid, siç e quajnë ambientalistët. Tregojnë kuaj me zorrë jashtë, kuaj të copëtuar, kuaj të vrarë, kuaj pa kokë* , kuaj të vrarë në të gjitha mënyrat e mundshme. Po, bën përshtypje. Evropianet janë mësuar aq shumë të shohin mishin të rastisur mirë nëpër rafte superdyqanesh saqë në kokën e tyre nuk e bëjnë më lidhjen e blerjes së mishit me aktin e vrasjes. Është një fitore e hidhur e epokës sonë ( nga komunizmi në konsumizëm ) : i kemi larguar prodhimet nga burimi i tyre. Nëse unë do gënjej një fëmijë lindur e rritur në qytet duke i thëne që mishi në fakt prodhohet aty brenda dyqanit është e mundur që të më besojë  sepse është gjithmonë e më pak i aftë të bëjë lidhjen midis Vrasjes, Ushqimit, Natyrës.  Rafti i dyqanit është i bardhë, i bukur, i rregulluar. Të mëdhenjtë po e harrojnë, të rinjtë as që nuk e dinë fare. Thertoret janë të pista, vijnë era gjak, ndonjë kafshe qan para se të theret, ka miza kudo. Preferojmë dyqanin, eliminojmë thertoren. Është evolucion, thonë, edhe pse mua në fakt nuk më duket ndonjë përparim i madh.

Fushata ka për qellim të ndërgjegjësojë qytetaret mbi ketë fakt. Me sa duket, një ndër katër kuaj si Pomponi vdes për të na dhënë mish.  Kali në fotografi është shumë i bukur ( nga një ana besoj se kanë zgjedhur kinse një të bukur për ta bërë mesazhin sa më të forte, nga ana tjetër ama unë smbaj mend të kem parë ndonjë kalë të shëmtuar ) e, në mos gaboj, i përket racës pony.

Tani, duhet thëne që në fillim që kuajt kanë qënë me fat. Në fund të fundit një në katër nuk është shumë keq po të konsiderosh që skam dëgjuar kurrë për ndonjë derr a pule që ka vdekur nga pleqëria. Pra, një në katër në fund të fundit mund të jetë edhe e pranueshme. Për mua, natyrisht. Nëse do isha kalë sdo ishte fare e pranueshme.

Një konsiderata tjetër, që ishte edhe e para që bëra, ka të bëjë me bukurinë e kafshës në foto. Po të pyesësh shumë njerëz se pse nuk duhet ngrënë mishi i kalit arsyeja e parë që do të shfaqin është tamam kjo Sepse janë shumë të bukur e fisnik e është gjynah!

Është një arsyetim sipërfaqësor, sipas meje, dhe më shumë pa kuptim po të mendosh që nuk e shohin kalin që po hane, ndoshta ka qënë vërtet i shëmtuar. Por, përveç kësaj, çfarë logjike ka të matësh të drejtën e një kafshe për të jetuar me bukurinë e kësaj? Mund ti shuajmë të gjithë iriqët e derrat e krijojmë një botë të mbushur plot me kuaj, lepuj e fazanë?

Është e pakundërshtueshme që e bukura ka një rol vendimtar në jetën tonë e në vendimet që marrim. Ne preferojmë gjithmonë më të bukurën në një mall kur vetitë e tjera janë njësoj, e po ashtu jemi më të predispozuar të ndihmojmë një vajze të bukur në rruge, e detyrimisht më të sjellshëm. Nëse një vajzë e bukur na kërkon ti ndezim cigaren gati gati po na bën një favor, nëse një femër e shëmtuar na kërkon ti ndezim cigaren jemi ne që po i bëjmë një favor.  Është një fakt që mund tju konfirmoje edhe çdo njeri që ka pasur ndonjë farë pushteti për të bërë një nder : që mundohemi ti bëjmë gjithmonë një favor më shumë një femre a mashkulli të bukur, të mbyllim një sy nëse lë makinën dy minuta më shumë pa leje në parking, ti shërbejmë më shpejt në lokal nëse jemi kamerier apo ta trajtojmë më mirë nëse jemi klientë. Nëse një lypsare e bukur do na kërkonte lekë automatikisht  do mendonim se si ka mundësi që një vajze kaq e bukur të lypi, nëse na i kërkon një e shëmtuar nuk e pyesim veten sepse, në fund të fundit, është normale.

Pse? Nuk e di. Me një vështrim të parë mund të mendoj që mendojmë që duke u bërë një favor do dukemi më simpatikë e femra do na lëri nr. e telefonit e do nisi një raport shumë i bukur dashurie ( apo më mirë akoma, seksi ). Nuk e di sa e besojnë këtë, por sipas meje pak apo aspak duke e ditur që është një ëndërr e paformuar mirë e cila sidoqoftë nuk ka asnjë shprese pasi në më të shumtën e rasteve bëhet fjalë për njerëz që nuk do shikojmë më në jetën tonë. Pra është e qartë që nuk ka të bëjë aspak me një fitim tonin personal, ne jemi thjesht të magjepsur nga e bukura, e njohim të bukurën si vlerë dhe duke e ditur apo pa e ditur fare bëjmë vepra që i lehtësojnë jetën.  Zgjedhim gjithmonë më të bukuren e shpresojmë që dhe më e bukura ta pranoje zgjedhjen tonë. Është edhe po aq absurde që e bukura është mësuar të trajtohet mirë e shpeshherë as që nuk e vë re fare mirësjelljen tonë.

Duhet të ketë diçka në DNA-në tonë që na bën kështu. Bukuria e jashtme e një njeriu a objekti i flet një ndjenje tonë të brendshme që ne nuk arrijmë të identifikojmë mirë, lëre më pastaj të kontrollojmë.  A do ishte e gabuar të thoshim se duket sikur një ndër misionet tona në jetë është të ndihmojmë të bukurën të arrijë misionin e saj, cilido qoftë ky mision?  Kur mundemi blejmë stilolapsa të bukura, rroba të bukura, libra me lidhje elegante, mundohemi të rrethohemi gjithmonë nga objekte të bukura dhe nuk besoj se e bëjmë sepse kështu mendojmë që edhe ne do jemi të bukur. E bëjmë sepse jemi subjekti i bukurisë, jemi skllav i saj.  Edhe sado që, herë pas here, mund të tërhiqemi edhe të blejmë diçka që për të tjerët është pa shije, groteske apo e ashpër, e bëjmë gjithmonë sepse ne aty kemi parë bukurinë sipas gjykimit tonë personal e jo sepse duam objektet e shëmtuara.  Një objekt i shëmtuar duhet të jetë dyfish më i nevojshëm se sa ai i bukuri që të hyjë në dëshirën tonë. Ndryshe jashtë, kthehu në planetin tënd të Shëmtuar!

Lidhja me ndonjë teori nacional-socialiste është shumë e thjeshte për tu bërë, por është po aq e gabuar. Ne nuk jemi nacional socialistë, ne jemi vetëm lodra të motorit tonë  estetik. Nuk besojmë se me këtë zgjedhje tonë gjërat e shëmtuara do zhduken. Por mjafton të mendohemi pak e arrijmë në përfundimin që nëse askush nga ne nuk blen një lexues mp3-je të shëmtuar, atëherë ky do shesi pak fare e do e tërheqin nga tregu e do detyrohen të prodhojnë një të ri me një vizatim më joshës e me elemente të tjerë që e bëjnë elegant. Po, ne e eliminojmë ditë për ditë të shëmtuarën,  i kemi shpallur një lufte që sdo mbarojë kurrë. Një femër e shëmtuar duhet të jetë dyfish inteligjente që të na tërheqë** me të njëjtën masë me të cilën na tërheq një femër e bukur.  Kështu edhe me objektet. Është njësoj sikur të marrësh teorinë e abuzuar të Darwin edhe tia aplikosh objekteve, gjë që është nen kontrollin tonë. Në një fare mënyre njerëzimi ka marre vendin e natyrës në raport me objektet, e për më shumë, më duket se jemi më të egër se sa ajo***.  Shumë më të egër.

Arsyeja e dytë më e fuqishme që të radhisnin mbas estetikës së kalit është sociale, e kjo të paktën çoç i ka ca baza. Deri në shekullin e kaluar kali ishte një kafshë më së e nevojshme, historia e luftërave ( pra e njerëzimit )  është e lidhur me kalin. Indigjenet kishin frikë nga spanjollet sepse mendonin se nuk ishin  njerëz,  mendonin se ishin centuara, gjysëm njerëz e gjysëm kuaj. Mbretërinë time për një kalë, do thoshte mbreti Richard III, sipas Shakespeare-it. Sikur Maratonomaku të kish
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3310

Top