Ermal Mamaqi me të birin, ja si ju pëlqen atyre mëngjesi!? (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
b47a226427677458ba577e66612caea4.jpg



Këngëtari, njëkohësish dhe humoristi i njohur dhe shumë i dashur nga fansat, Ermal Mamaqi, i cili prej disa kohësh është bërë baba, ditën e sotme, me sa duket, ka vendosur të tregojë për të gjithë fansat e tij një foto të re të të birit, i cili tashmë është rritur.
88868b5fe400c7de85c01eb4b1f0e291.jpg


Edhe pse mjaft popullor, ai është treguar përherë konservator sa i takon mbrojtjes së privatësisë së fëmijës së tij dhe marrëdhënies me ish balerinën dhe prezantuesen bukuroshe, Amarda Toska.

15400e3560e2fd95d1789cae3cccff0d.jpg


Sot, Ermali ka postuar një foto të tijën me vogëlushin, në të cilin duket këngëtari me një kitarë në dorë dhe fëmija i vogël, i cili i afrohet për ta prekur. Duke u mbështetur tek orenditë, mund të hamendësojmë se ndodhen në dhomën e të voglit, e cila është areduar me kujdes nga dy prindërit.

0b90c80dbd1dc15a4310c7c90942a6d3.jpg


“Neve na pëlqen që në mëngjes të këndojmë këngë për Zotin”, ka shkruar Mamaqi si diçiturë të fotos, duke shfaqur edhe këtë herë devotshëmrinë e tij ndaj besimit të cilit i përket, atij protestant.

01739032f17aed5a10c72e4453b55c98.jpg
 
Top