Erdhën zgjedhjet - do të votoni?

Vis Elbasani

Forumium praecox
Përshëndetje, jam Vis Elbasani, kisha kohë pa hyrë në forum, vite. Nuk pashë temë mbi zgjedhjet parlamentare të 2013-ës dhe mendova se mund të flasim diçka rreth tyre.
Personalisht nuk aktivizohem në ndonjë organizatë, forum apo parti, ndonëse mund të kem simpatitë apo neveritë e mia. Një pyetje për të gjithë - do të votoni? Pse "po", pse "jo"? (dhe nëse nuk e dini, kur do ta merrni vesh:p?
Forca edhe me parrullat, o burra!
 

Amour

Valoris scriptorum
Kokat nuk kane ngrene, as dua tia di per politiken, sidomos ate shqiptaren, ku te gjithe jane vec per karrige dhe lek
Per me teper jam jashte shqiperise
 

Trea

Valoris scriptorum
Per mua eshte hera e pare qe votoj , sepse e mbusha moshen! Dhe sigurisht qe dua , sepse dua te votoj per me te miren per veten time , per vendin tim dhe per te ardhmen e tij!
 

gurax

Pan ignoramus
Per te votuar duhet te votoje cdo qytetar.
Votimi eshte menyra se si popullata i ben te ditur se cfare kerkon apo cfare mendon, qeverise ne pushtet apo asaj qe do te vije ne pushtet, ne varesi te rezultatit te zgjedhjes. Se cfare voton eshte dicka personale, por pergjigja e pyetjes "Do te votoni?" mendoj se duhet te jete "po" per te gjithe.
 
Top