Epiri,pjesë e Greqisë apo e Shqipërisë?
Qysh nga ardhja e turqve në Europë, Epiri ka qenë konsideruar si një pjesë e Greqisë apo e Shqipërisë?

Tek një autor me origjinë greke Teodore Spandugino Cantacuscuino, në një histori mbi origjinën e Turqisë, ne lexojmë pjesët e mëposhtme:

Perandori Cantasuzene zgjodhi në Janinë një njeri nga shtëpia Spata dhe e bëri nën – dhespot dhe guvernator so bashku me një Musak Topia nga tëcilët njëri qëndroi në Janinë që ishte kryeqyteti i mbretërisë së Shqipërisë.

Janina, e cila ishte një vend i fortë, ka qenë kryeqyteti i gjithë Shqipërisë.

Amurati, që ishte në gatishmëri, pa pritur më gjatë, hyri në Shqipëri dhe pushtoi Artën.

Pra, jo vetëm Janina por edhe Arta konsiderohej si territor shqiptar. Për më tepër Sansovino në faqen 302 na tregon se në kohën e ardhjes së turqve e gjithë Maqedonia quhej Shqipëri sepse banorët e saj flisnin shqip duke u shtrirë nga Thesalia deri në Dalmaci, kufizuar në Lindje nga lumi Strimon dhe shtatë liqenet e tij të mrekullueshëm.

Domethënë qysh nga koha e ardhjes së turqve, Epiri shqiptar nuk ishte aspak grek përkundrazi mund të thuash se një pjesë e madhe e Greqisë ishte shqiptare dhe se turqve iu desh të luftonin në Greqi jo vetëm kundër princëve vendas por kundër princëve shqiptarë.

Mbas pushtimit turk dhe gjatë shekujve modernë a ka pësuar ndryshime fizionomia etnografike e Epirit? Nuk e besojmë. Turqit e kanë konsideruar Epirin si një tokë shqiptare dhe historianët e tyre e përshkruajnë këtë rajon meemrin arnautllëk (Shqipëri) kurdoherë kur flitet për Himarën, Delvinën, Pargën, Janinën ose Prevezën.

E tillë është konsideruar ajo edhe nga misionarët katolikë të Romës, për të cilët Epiri formonte vazhdimësinë jugore të Shqipërisë.

Një dokument interesant i ruajtur në arkivat Propaganda Fide të Romës, që daton më 1703 dhe është dërguar nga peshkopi i Antivarit Mgr Vincenzo Zmaviewich, një slloven i lindur në Perasto, përcakton kufijtë e Shqiprisë që shtrihet nga Antiveri dhe Dulcigno deri në gjirin e Artës në jug (Italisht në tekst).

Shqipria.. e vënë nën zgjedhë nga turqit, e kufizuar me Maqedoninë dheEpirin si dhe me një pjesë të mirë të skajit të Dalmacisë, zë sot gjtihë atë pjesë bregdetare që ndodhet ndërmjet Postroviçit, kufiri i fundit i republikës Venete dhe gjirit Ambarkisë, i quajtur liqeni Arta duke përfshirë me emrin Shqipëri jo vetëm qytetin Tivari dhe Ulqini, pranë Dalmacisë, por edhe gjtihë Epirin qështrihet nga Vlora deri në Arta si dhe pjesa më e madhe e Maqedonisë.

Pra, Epiri përshkruhet vetëm si pjesë, si një provincë e Shqipërisë, si Toscana në Puglia në Itali, si Gaskonje ose Provence në Francë.

Për dijetarët modernë kjo çështje qëndron vetëm kështu dhe jo ndryshe. Në botimin e tretë të vitit 1778 në Gjenevë të Enciklopedisë nga Didero dhe Dalembert, në artikullin Shqipëria, ky vend përshkruhet i kufizuar:

… në perëndim nga gjiri i Venecias, në veri nga Dalmacia dhe Bosnja, në lindje nga Maqedonia dhe një pjesë e Thesalisë, ndërsa në Jug nga Achaie ose Livadie. Me emrin Shqipëri kuptohet Iliria e vjetër dhe Epiri i Greqisë…

Gjatë gjysmë – pavarësisë së Ali Pashës, Epiri ka qenë konsideruar vetëm si një pjesë integrale e Shqipërisë dhe francezi Mark Bruere des Rivaux ska bërë gjë tjetër veçse ka thënë një të vërtetë të thjeshtë kur i spjegonte Ali Pashës së Janinës se me Epir kuptohet e gjithë hapësira e banur prej arnautëve ose shqiptarëve me përjashtim të Maqedonisë ku ishte vendosur pashallëku i Shkodrës.

Mbas luftës ruso – turke të vitit 1877, atëhere kur projektohej copëtimi i Turqisë, në një seancë të kongresit të Berlinit u propozua me shumë bujari nga Franca që ti jepej Greqisë një pjesë e Shqipërisë së Jugut që shkonte nga Preveza deri në luginën e lumit Kalamas.

Ky ishte një territor shqiptar por në atë kohë mendohej vetëm për shtete tashmë të pavarur dhe ishte e natyrshme që të mohohej egzistenca e një kombësie tjetër aty. Shqiptarët u revoltuan kundër një dhunimi të tillë të të drejtave të tyre kombëtare. Ata protestuan kundër kësaj padrejtësie dhe e famshmja Lidhja e Prizrenit, që shtrihej nga Shkodra deri në Prevezë, mori pjesë aktive në këtë çështje duke dërguar një mision në kancelaritë e Fuqive të Mëdha. Përkundrejt këtij manifestimi krejt të ligjshëm dhe me gjithë demostrimet dhe qëndrimet qesharake të Greqisë, gjyqi evropian e dha verdiktin e vet dhe nuk pranoi ti jepej Greqisë një pjesë e Shqipërisë.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kombi.im/?p=48. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kombi.im/?p=48