ENDERRA EUROPIANE DHE SOLUCIONI PRAGMATIK NE DEMOK
http://www.gazetastart.com/?faqe=shfaqpenza&lajmid=1046& amp;PHPSESSID=c1c8c9116e51961e59c6ebf9db204b89
Endrra Evropiane dhe Solucioni Pragmatik në Demokracinë e Maqedonisë
Nga Hamdi Nuhiju
Nga një këndvshtrim gjërat jetojnë si solucione esenciale për të konfrontuar të vërtetën reale dhe të bujshme. Gjendja dhe modusi konceptual integrojnë mendimin e lirë ne suaza të frikshme të denacionalizimit të pushtetit lokal dhe europianizimit të ëndrrës shqiptare. Realiteti kërkon mund dhe elan për të mbijetuar në mesin e mijëra gjendjeve pa gjendje në thundërrinat e kohës. Gjithmonë thirremi në ëndrra dhe fantazi , në mplakje , në vdekje , e lindje... Treguesit ekonomik kanë dale jashtë loje nga avazi i tepërt i karvanit politik orientuar nga demaskimi i politikës së brendshme. Sllogane të njejta për çdo ditë dëgjojmë nga e njejta sintagmë e një ”revolucionereje demokratike” e cila kërkon me afsh kontaminimin e masës djegëse në dobi të kolltuqeve të ideologjisë së tyre.
Dobia nga masa është thjeshtë ëndërr , koncept i vjetër sa vet njeriu ... Kanë filluar të vërshojnë me të madhe edhe kompanitë piramidale ku objekt transaksioni është njeriu i cili shpreson të realizojë ëndrrën... Na është i njohur fakti i një kompanie të këtillë fillimisht e hapur në Prizren ku pas 6 muajsh mbyllet , pastaj e hapur në Strumicë dhe së fundi edhe në Ohër ku bazë për futjen në këtë lojë ka qenë investimi individual i çdo personi nga 2500 euro me pretendim se çdo njeri që sjell të investoj në këtë shoqëri do të marrë nga 600 euro plus. Ky sistem piramidal thjeshtë është një konjuktur e frikshme e cila po lançohet në Maqedoni në çastet kur ëndrra luan me ne...
Gnostika filozofinë do ta bindë se gjërat janë në harmoni e në rehati të skajshme , por prap e njejta sëmundje na paraqitet edhe në sufiksin e filozofitë demokratik ëndërra...
Instituti për demokraci në Maqedoni realizon projekte të ndryshme për kuptimin e demokracisë , ndërtimin e demokracisë në vend , ardhmërisë demokratike , sfidave të saja , njoftimin me armiqtë e demokracisë etj. Nga presioni i gjerë dhe i madh i këtij instituti dhe trajnimi i bujshëm i vokabularëve të politikanëve tanë sot për çdo çast dëgjojmë këtë termë , atë parajsën e ndërtuar nga Robert Shuman e të tjerë. Unioni Europian si koncept më shumë u shndërrua si sindrom politik sesa si zgjidhje e problemeve tona . Ky konstatim nuk është kontra-europian , por thjeshtë më shumë kontra-fodullëk e humbje kohës kotë nëpër biseda e debate... Qytetari i Maqedonisë nuk ka shumë nevojë të dijë në detaje mbi marrëveshjet politike që bënë R.M. me Unionin Europian . Nuk justifikoj punën në fshehtësi , por nuk duhet të ketë kohë asnjë qytetar të humb shumë me aventurat politike që realizohen nga ana e kësaj garniture. Populli duhet të jetë i nxënë me punë , me arsimim e me fe , e nga populli do të dalë një shtresë që do të kujdeset edhe për udheheqje.
Jam shumë pesimist në lidhje me kyçjen e Maqedonisë në Nato dhe në UE për arsye se ende nuk kemi një klimë stabile politike në vend. Një shtet i tipit të këtillë si Maqedonia , nuk ma merr mendja se mund të konfiskojë gjithë atë garnitur progresive në dobinë e saj Europiane. Ëndrra e qemotshme duhet të realizohet , por jo me njerëz shkurtpamës , e as me demoralizime strikte në segmentin ekonomik. Është i realt mendimi se koncensusi politik në rrethana të caktuara do të thotë edhe lëshim pe në mendime dhe konkluzione. Por , loja e partive politike në stilin e prostitutave latine thjesht nuk do i përshtatej ardhmërisë europiane të Maqedonisë. Kemi të freskët mendimin e udhëheqësisë politike në vend ,tashme në çastet kur duhej të raportojnë për aspektin e investimeve ekonomike në vend kjo garnitur luan në thirrjen e marrëveshjeve pozit-opozit dhe në zgjerimin e mundshëm të pozitës në vend.
Komisioni Europian dha vlerësim për ngecjen e Maqedonisë në reformat gjyqësore , në krijimin e një gjuhe të përbashkët midis pozitës dhe opozitës dhe humbjen kohë në gjëra jo të vlefshme për ardhmërinë e saj europiane. Ky vlerësim nuk është lojë , por dëshmi se Maqedonia po ngec , dhe vetëm se po kthehet mbrapa duke harruar ardhmërinë e saj politike. Komisioni Europian kërkoi sjelljen e ligjit për rregullimin e marrëdhënieve fetare në Republikën e Maqedonisë ku në bazë të propozimit të tyre edhe grupet e vogla fetare do të kishin mundësi të regjistroheshin si fe më vete. Prapavijat e kësaj politike nga ana e Komisionit Europian kërkojnë që të bëjnë shtetin e dytë më të fortë laik në Ballkan pas pavarsisë së Kosovës kuptohet.
Në fund na mbetet të shpresojmë se Maqedonia do të shoh ardhmërinë e ndritshme të saj në konceptet arsye dhe logjikë...
26/02/2007