Al-Punk
Still here
'Enciklopedinë (Maqedonase) e prodhoi shkolla e Beogradit'
Enciklopedia ka dëmtuar fillimisht shtetin maqedonas dhe më pas popullin shqiptarë që jeton aty. Kështu është shprehur dekani i fakultetit të Histori-Filologjisë, gjuhëtari Shezai Rrokaj. Ai argumenton se akademikët janë ndikuar nga shkolla e Beogradit për të ndërtuar këtë libër, por në fakt nuk i kanë shërbyer aspak shtetit të tyre me këtë studim ideologjik dhe jo shkencor, pasi Maqedonia ka nisur hapat e integrimit në Europë dhe nga ana tjetër ka hapur një debat, ku përfshin amerikanët, anglezët dhe tregon se ka edhe probleme identiteti të kombit të vet. Si e sheh Rrokaj, rolin e politikës në shkencë dhe në rastin konkret në atë të historisë, si ka ndikuar marksizmi në konceptin e ballkanase dhe plot përgjigje të tjera, i gjeni në intervistën e mëposhtme.
A e keni ndjekur debatin për enciklopedinë maqedonase dhe ç'mendim keni për mënyrën se si e trajton çështjen shqiptare?
Po e kam ndjekur me mjaft interes. Për këtë botim ka regjur media në tërësi, faktori politik në Maqedoni, faktori kosovar akademik dhe politik, faktori politik shqiptar (LSI) si dhe Akademia jonë e Shkencave me qëndrime të veçuara, ku vlerësoj mendimin e kryetarit Gudar Beiqraj, qëndrimin e akademikut Muzafer Korkuti, të gjuhëtarëve dhe historianëve. Në mënyrë të sentetizuar mund të themi se ka një cenim të identitetit territorial dhe historik të shqiptarëve dhe cenim të asaj që quhet shfaqje e shqiptarëve në Ballkan, si njerëz ardhacak. Teza maqedonase, se shqiptarët janë ardhacak është e ngjashme me atë serbe për kosovarët, një tezë ireshentiste. Ky identitet cenohet edhe në figurat historike, Skënderbeu dhe Nënë Tereza që në këtë enciklopedi na dalin maqedonas. Ky qëndrim bie ndesh me të gjithë studimet e bëra, mbi toponimet, arkeologjinë, studimet historike, etnologjike, kulturologjike. Sot është provuar katërcipërisht se shqiptarët janë autoktonë. Ajo është shqetësuese është se pse del një enciklopedi. Njihet sot prirja për të shkuar drejt të shkuarës. Sa herë njerëzit tundohen për të rikonfirmuar të shkuarën, konfirmojnë nga ana tjetër krizën e identitetit. Unë mendoj se një goditje ndaj shqiptarëve është një krizë e identitet të maqedonasve. Janë dy momente: Bullgarët nuk e njohin gjuhën maqedonase, ndërsa Greqia nuk njeh emrin e shtetit Maqedoni, filozofikisht dhe psikologjik enciklopedia është mjet vetëmbrojtës. "Ne jemi", thonë akademikët maqedonas, por nuk kanë ditur të përcaktojnë masën se sa janë. Deliri i ka çuar përtej masës së territorit historik duke cenuar integritetin e një populli tjetër, pra një krizë identiteti i ka shtyrë akademikët me ndjenjën e nacionalizmit. Më bën të mendoj se shkolla që ka ushqyer nacionalizimin që e ka kthyer atë në simbol ideologjik është shkolla e Beogradit. E njëjta tezë e përdorur ndaj shqiptarë në Kosovë. Kjo shkollë që përzien shkencën me ideologjizmin është e papranueshme për shekullin e 21-të.
Pra mendoni se enciklopedia dhe kryesisht kapitulli për shqiptarët është e nxitur nga Serbia?
Unë iu them një gjë të qartë, kjo enciklopedi vetëm të mirën shtetit maqedonas nuk ia do. Ka një frymë antimaqedonase pasi në momentin që ky shtet ka nevojë të integrohet cenohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, cenohet Anglia, koncepte të politikës komunitare, etj. Kjo nuk është një vepër reale e frymëzuar nga krijues tipik maqedonas, kjo është frymëzuar nga shkolla e Beogradit që kërkon të përplasë shqiptarët me maqedonasit. Pra kemi një vepër antimaqedonase dhe antishqiptare.
Çfarë roli duhet të ketë politika në këtë rast? Politika shqiptare, maqedonase dhe ajo kosovare?
Shkenca sot nuk iu shërben ideologjive, përpos ideologjisë së vet. Në këtë rast për fat të keq ky tundim për ti shërbyer ideologjizmit i shpie larg të vërtetës së mirëfilltë shkencore. Ajo që vlen të përmendet është se vendet e ish-kampit komunist për ta bërë të përjetshëm ideologjinë marksiste shpesh e përzien me ideologjinë nacionaliste duke mbrojtur shumë kombin. Kjo ka ndodhur edhe në vendin tonë. Ky është problemi më i madh i vendeve të ish-kampit si të përjetësohet marksizmi dhe si të përjetësohet nacionalizimi. Gjithë shkencat, historia, gjeografia janë vënë në shërbim të kësaj ideologjie. Ajo që po ndodh sot është se shkenca është vënë në shërbim të një ideologjie nacionaliste. Gjëja kryesore në këtë rast është se politika nuk duhet të ndërhyjë të mos përzihet me botën akademike. Politika reagon, por bie po në të njëjtin gabim të komunizmit. Nëse ne do ta politizojmë do të thotë se shkencën do të vazhdojmë ta përdorim.
*******
Intervistoi Riviera Dedaj
Gazeta Shekulli Gazeta Shekulli