Re: Emra, figura te reja
Brenda njohurive që ke kjo pyetje merr përgjigjen: "Është e pamundur."
Ishte një ajo socialistja e Beratit që donte vetëm ata të mos ziheshin pa le mos kishin drita dhe ujë. Do jenë dhjetra socialistë e demokratë që do duan të njëjtën gjë nëse tentohet një gjë e tillë.
Pyetja shkatërruese e medias më të dëgjuar shqiptare ku mbështetet politika shqiptare për të porsaardhurin do ishte më e thjeshta e botës "Ku ishe deri sot ti zonjë a zotëri?"
Ilir Meta kërkon të bëhet një databaze me ata të rinj që janë shkolluar nëpër botë, sigurisht për ti patur nën tutelë e jo për tju lënë karrigen. Kryetari i bashkisë së Tiranës bën takim me shkollarët e Tiranës. Doktor Berisha do mbledhë gjithë plangprishësit në shtëpinë e madhe (e do bëjë mirë); por kush je ti që del kundra rrymës do të sulej mileti. Zoti Nano konsideron se hallet e Shqipërisë përveç tij dhe ca ishpresidentave mund ti mbajë cilido shqiptar tjetër që është nënkampion bote e lart. A jeni e tillë, në jo prapsohu, këtë fjalë nuk ka për të të thënë Presidenti ynë i nderuar por këshilltarët panumur, emër, ngjyrë, formë, që kanë në dorë kësi gjërash. Ata anonimë që e mësojnë një President kë duhet të thotë ka mik dhe kë jo, ata që dërgojnë me radhë zonjat e nderuara Berisha, Meidani, Nano, të vizitojnë më të mjerët e të mjerëve në Shqipëri e të mos harrojnë pa i hedhur asnjëres prej tyre baltë në këto vizita.
Kjo mund të ketë qënë e mundur në 1997, sipas shembullit të Afganistanit, Palestinës apo Irakut sot ku perëndimi i mblodhi apo i mbledh ata njerëz të ndershëm e me shkollë që mund të bëjnë një demokraci në kushtet e ekonomisë së tregut. Nuk është bërë atëhere se mbase kanë qënë pak njerëz, e se ata atje pëlqenin protektoratin nëse sbëhej ndryshe. Këtë mund ta vërtetojmë indirekt kur këshilltarët politikë të Shqipërisë kërkonin (mbase akoma) ecjen drej politikës së lartë amerikane me patericat lobit çifut, jo vetëm shpërfillën shqiptarët që ishin po as që e kanë pasur ndërmend të mbështetin të tjerë. Perëndimi ka rol vendimtar, por kur ai nuk vuri dorë atëhere nuk ka për të vënë sot e mbrapa.
Dhe unë uroj të mos nevojitet një dorë e tillë. Nuk ka rëndësi emri dhe figura se sa rëndësi ka ato që bën ai emër apo figurë. Presioni duhet të bjerë mbi të bërit e gjërave, ndonse ka të pandreqshëm sa të duash.
Ajo fjala të reja, e ngatëron me shumë këtë histori, po të nisem sipas klasifikimit enverist, në politikën aktive në Shqipëri gjen komunistë, të rinj komunistë, pionerë të enverit, fatosa të enverit, por janë në pritje yllkat e enverit. Merr moshën e atyre që i di për politikanë, e kthehu para '90 të gjesh për kë flas e cilët janë.
Ajo që mbetet është:
të ecim nga të dojë dhe si të dojë rrjedha e ngjarjeve; ndryshe si do dojë socialistja e Beratit.
të bëhen ata që shkollepsen jashtë më shumë në numur se ata që janë brenda të shkollepsur që në bark të sëmës; ndryshe të presim kur Rama ose Islami të kenë diplomë financash, ekonomie a jurispudencve.
të investohet në Shqipëri për të hequr prej ekonomisë politikën; ose të presim gjithë ishkryemisnistrat e Shqipërisë të rindezin (në ëndër mbase) ndonjë oxhak në zonat e tyre elektorale.
Flas kështu sepse nëse do kishin ndopak cipë në faqet e tyre politikanët shqiptarë, mbas rënies së votuesve nën 50% atyre nuk ju humbet e drejta morale për të drejtuar vendin. Një nga ata këshilltaromediatikët Nazarko gjeti justifikim brilant, nuk është mosinteresim i votuesve por është fakti se janë emigrantë e nuk ndodhen në Shqipëri. E vërteta është se ata janë hëm andej hëm këtej por nuk duan të votojnë më për hiçin, nuk mund të shpërdorojnë një të drejtë të tyre se duan ca. Pse emigrantët kanë interes më të madh për Plazhin e Durrësit dhe bredhin në shtëpitë e tyre dhe jo për deputetët e Shqipërisë, kjo merr vetëm një përgjigje.
E ardhmja e Shqipërisë nuk fle nën jastëkun e asnjë prej atyre që njohim. Kë takoi Kris Paten kur ishte në Shqipëri. E ardhmja e jonë është si puna e asaj shpatës së ngulur në gur. Ne duhet të presim deri sa tju mbushet mendja komunsitëve, të rinjve, pionerëve, fatosave, yllkave të Enverit, se ata nuk janë të aftë të bëjnë asgjë më shumë se kaq.
Ndonse uroj të kundërtën e asaj që shikoj, pri një biletë vajtje ardhje, vetëm për një ditë zbritë shkel e ngrihu në tokën e Shqipeve, e ... e mos na thuaj "do tju them ca surpiza".
Të gjithë e dinë. Të gjithë nuk e duan. Është vetëdënim klasik që shpejt do hyjë nëpër libra.
Në fakt një gazetë (Koha jonë?)kishte për një familje të internuarish që nuk ikin nga kënetat e Lushnjës as sot e kësaj dite. ...është kudo njëlloj- thonë...