Elsa Lila
Vajza shqiptare ka përsëritur suksesin e dikurshëm të Celin Dion. Ka marrë pikët maksimale në konkurs dhe është duke punuar për këngën me të cilën do të konkurrojë në Sanremo. Kompozitori i këngës do të jetë italian, dhe menjëherë pas festivalit do të hedhë në treg albumin e saj të parë muzikor
Është e para shqiptare që do të prekë skenën gjigante “Ariston” të Festivalit të Sanremos. Elsa Lila pritet të shkelë tapetin e kuq të Sanremos, në gjurmët e emrave më të mëdhenj të muzikës italiane dhe asaj botërore. Ajo ka nisur të hedhë hapat e parë duke u konsideruar si një nga këngëtaret më të pëlqyera në Itali, edhe pse nuk është italiane. “Mbrëmja e datës 29 nëntor do të jetë nata finale që do të vendosë gjithçka. Pasi të shikojmë rezultatet e kësaj nate, do të punoj me impenjim për këngën me të cilën do të prezantohem në Festivalin e Sanremos”,-rrëfen për revistën “Spektër”, Elsa Lila, shqiptarja që ka magjepsur me zërin e saj italianët. Ajo ka kënduar në netet maratonë të parafestivalit “Destinazione Sanremo”, perla të muzikës botërore, duke sfiduar emra të mëdhenj të muzikës. Ka kënduar dy këngë, një në gjuhën italiane titulluar “La porta del silenzio”, që ka mundësi të jetë edhe titulli i albumit të saj të ri, si dhe suksesin e Celin Dion “The power of love”. Italianët nuk kanë rreshtur së duartrokituri. Vajza me zërin kristal, ka ndryshuar totalisht imazhin e shqiptarëve. Gjithçka është fashitur që natën e parë të konkursit kur Lila, është prezantuar në festival me këngën e saj të parë në gjuhën italiane dhe spikerët e kanë anonçuar atë si një këngëtare që ka ardhur nga përtej detit. Brenda pak minutash, Elsa ka marrë duartrokitjet e para nga publiku italian dhe përgëzime nga konkurrentët e saj moshatarë. Në edicionet përzgjedhëse ajo ka fituar pikët maksimale dhe është renditur e treta mes këngëtarëve që do të shkojnë në finale. Profecia për pjesëmarrjen e Elsës në Sanremo është ndier që vitin e kaluar. Një prej shqiptarëve më të njohur në Zvicër dhe Itali, Bexhet Paçolli, ka premtuar se në edicionin e 53-të Elsa Lila do të marrë pjesë në festivalin e Sanremos. Dhe profecia është plotësuar. “Nuk kam vendosur ende se cila do të jetë kënga më të cilën do të prezantohem. Por jemi ende duke punuar. Jemi duke mbledhur materiale dhe këngë, të cilat më pas do të përzgjidhen dhe do të vendoset se cila do të jetë më idealja për t’u prezantuar në festival. Jam duke punuar me shtëpinë time diskografike B.G.M.”,-rrëfen Elsa. Pa dashur ta lërë mister kompozitorin e këngës me të cilin po punon për Sanremon, Lila thotë se ai është italian, por gjithçka do të vendoset pas kualifikimit të natës finale tek “Destinazione Sanremo” më 29 nëntor.
Pas Sanremos, me një album
Këngëtarja 21-vjeçare ndërkohë jeton në Itali me familjen e saj dhe rrëfen për revistën se menjëherë pas festivalit të Sanremos do të prezantojë albumin e saj të ri i cili do ta identifikojë atë më shumë në rrethet italiane të muzikës dhe artit. Ajo shprehet se puna për albumin e saj të ri do të fillojë që në momentin që ajo do të marrë vesh rezultatin e parafestivalit “Destinazione Sanremo”. Ai titullohet “La porta del silenzio” dhe shtëpia e daj diskografike është duke punuar për të, por siç thotë edhe Elsa, dorën e fundit do t’ia japë pas evenimentit muzikor. Që kur Elsa Lila është zbuluar si një talent në muzikën shqiptare nuk ka punuar për një album. Mësohet se albumi i saj i ri pritet të ketë këngë të kënduara nga ajo në edicionet e festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërkohë që mbeten ende surprizë, këngët e reja të cilat do të zënë vend në albumin e ri të vajzës shqiptare. Në lidhje me vlerësimin që i është bërë asaj në procesin e përzgjedhjes, këngëtarja shprehet se i janë dhënë pikët që meritonte nga juria. “Nuk jam ndier aspak e veçuar nga konkurrentët e tjerë, përkundrazi unë kam qenë pjesë e grupit të të rinjve që kanë kënduar në këtë spektakël dhe nuk kanë vënë re asnjë lloj paragjykimi që unë isha një shqiptare që konkurroja për në Sanremo”,-thotë Lila. Ndërsa në lidhje me jetën e saj të re në Itali, ajo shprehet se është duke studiuar në universitet. Gjatë kohës kur ajo ka studiuar në shkollën e mesme në Itali, është vlerësuar me disa çmime që janë ndarë në shkollë për nxënësit e talentuar. “Kam një javë të zënë me provime dhe më duhet të mendoj edhe për festivalin. Por besoj që në fund të javës do të arrij të përfundoj provimet dhe të impenjohem totalisht për natën finale të “Destinazione Sanremo”. Kjo është ngjarja më e rëndësishme e jetës sime, prandaj duhet shumë punë”,-tregon këngëtarja. Prej tre vjetësh ajo ka fituar shtetësinë italiane dhe jeton aty me familjen e saj. Në lidhje me shtetësinë që ajo ka fituar, rrëfen se dokumenti që e prezanton atë si italiane është vetëm një copë letër dhe nuk do të mund ta ndryshojë atë nga të qenit shqiptare. “Unë do të mbetem e tillë, sepse kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri dhe ajo që më bën të jem akoma më shqiptare është sepse unë jam në vetvete e tillë”,-tregon ambasadorja e muzikës shqiptarë në botë. Ajo rrëfen se mes miqve të saj prezantohet gjithmonë si shqiptare, madje edhe në rastet kur paraqitet në publikun italian. Këngëtarja rrëfen se gara për të shkuar në Sanremo është e fortë. Drejt natës finale këngëtarja shqiptare do të konkurrojë me Maria Pia një vajzë italiane e konsideruar gjithashtu e talentuar nga media italiane. Maria Pia, është një nga fitueset e spektaklit “Saranno Famosi”, që është transmetuar nga Kanali 5 në Itali dhe është prezantuar nga Maria de Filipi. Nga sondazhet e zhvilluara për momentin në Itali, është vënë re se dy debutueset e reja Lila-Pia mbeten rivalet kryesore. Në një sondazh që është bërë në lidhje me lookun më të mirë të debutuesve në “Destinazione Sanremo”, Elsa Lila dhe Maria Pia kanë fituar përqindjet më të larta. Ndërsa në një sondazh tjetër popullor që ka zhvilluar rrjeti televiziv Italian RAIDUE, për debutuesit më të mirë Lila dhe Pia mbajnë vendet e para.
Zbulimi, “Elsa Lila”
Këngëtarja me zërin kristal, ka bashkëpunuar ngushtë me kompozitorin Valentin Veizi, me të cilin kanë fituar disa çmime. Puna ka nisur si fillim në kishën protestane “Rilindja” në kryeqytet. Elsa dhe Valentini kanë qenë të dy besimtarë në këtë kishë. Veizi merrej me kompozimet e këngëve të adhurimit në kishë, ndërsa Lila ka kënduar në disa raste në grupin e adhurimit. Besimtarët e kishës tregojnë se në disa raste Elsa ka qenë e para që ka kënduar kompozimet e Valentinit. Në lidhje me kompozitorin me të cilin ajo fitoi dy çmime në festivalin kombëtar të muzikës, Elsa Lila shprehet se nuk ka asnjë kontakt për momentin me Valentin Veizin, por ka dëgjuar nga miqtë e saj se ai ndodhet në Amerikë me familjen e tij. “Nëse do të mendoj për një rikthim të afërt në Shqipëri atëherë do të kërkoj për të bashkëpunuar edhe me kompozitorë të tjerë, pasi Shqipëria ka mjaft kompozitorë të tjerë të aftë. Nuk është e thënë që duhet të bashkëpunoj vetëm me Valentinin”,-tregon Elsa Lila. Ndërsa në lidhje me mospjesëmarrjen e saj si konkurruese në festivalin e dhjetorit ajo shprehet se ishte e impenjuar me Festivalin e Sanremos dhe nuk kishte hapësirë që të punonte edhe për një festival tjetër. Por ajo premton se do të kthehet në dhjetor në Shqipëri dhe do të marrë pjesë në evenimentin më të madh muzikor të vitit si e ftuar, duke përshëndetur festivalin që i hapi asaj rrugën e suksesit. “Unë nuk kam asnjë lloj kufizimi nga kontrata që kam lidhur me shtëpinë time diskografike, për të marrë pjesë në festivale të ndryshme apo dhe për të kënduar si e ftuar në aktivitete të tjera muzikore”,-përfundon Elsa Lila.
Curriculum Vitae
Rrjedh nga një familje artistësh. Ka lindur në Tiranë në vitin 1981 dhe tashmë ka fituar qytetarinë italiane. Rritet mes provave në teatër, mes aktorësh, balerinësh dhe muzikantësh. Që këtu vihet re një pasion i fortë për artin. Ndjek kursin e kantos dhe të recitimit. Fillon të ngjisë një nga një shkallët drejt suksesit. Që në vitin 1995 fillon të marrë pjesë në festivalet ballkanike për fëmijë, eksperienca këto që e ndihmuan atë të krijonte marrëdhënie të forta me publikun. Është e aftë të përballojë emisione direkt në radio dhe televizione. Nga statistikat e medias italiane Elsa ka marrë pjesë deri tani në 80 emisione televizive dhe 300 radiofonike të drejtpërdrejta. Në dhjetor të vitit 96 fiton çmimin e parë në Festivalin Kombëtar të Këngës në Shqipëri si dhe çmimin e publikut. Një vit më pas, përsëri në festivalin e dhjetorit, ajo triumfon sërish me këngën “Larg Urrejtjes”. Në shkurt të vitit ’98, është fituese e festivalit ndërkombëtar në Varna të Bullgarisë “Discovery, me këngën “Lahutari”, ku morrën pjesë 14 shtete dhe Elsa përfaqësonte Shqipërinë. Në gusht të po këtij viti, fiton çmimin e dytë në Festivalin Ndërkombëtar “Voice of Asia” (Zëri i Azisë), ku morrën pjesë 17 shtete. Në vitin 1999, nga një sondazh popullor që është mbajtur nga Televizioni Shqiptar, Elsa Lila, cilësohet si këngëtarja shqiptare e shekullit. Në shkurt të vitit ’99 vajza e talentuar shqiptare ftohet në Zvicër nga Paçolli për të debutuar në ceremoninë e çmimit “Skanderbeg”, ku bashkëpunon me këngëtaren me origjinë shqiptare Anna Oxa. Në vitin 2001, presidenti Rexhep Meidani, i jep Elsa Lilës çmimin “Ambasadore e Muzikës Shqiptare në Botë”. Me këngën “Mall” merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar “FIDOF” (Për Paqen dhe Miqësinë) në Los Angeles të Kalifornisë ku dhe bëhet anëtare e këtij festivali. Menjëherë pasi ka fituar në sërë çmimesh, këngëtarja shkon në Itali ku ndoqi studimet në një shkollë të mesme, ku ka fituar çmimin e dytë dhe çmimin e publikut në festivalin kombëtar të talenteve të reja.
Dritare
Hap pas hapi me “Destinazione Sanremo”
Çfarë është “Destinazione Sanremo”. Është parafestivali përzgjedhës i të rinjve, i cili zhvillohet në Itali, për të gjitha moshat e reja që duan të konkurrojnë në kategorinë e këngëtarëve të rinj të muajin shkurt në festivalin e Sanremos. Përzgjedhja e të rinjve është bërë nga një juri e specializuar dhe për herë të parë këtë vit ajo është organizuar në formë spektakli. Talentet e reja të muzikës prezantohen me 300 debutime , prej të cilave u zgjodhën 46. Pasi të kalojnë procesin e përzgjedhjes së të rinjve më të talentuar, fituesit hyjnë kategorikisht në garën e madhe të festivalit të Sanremos dhe kanë të drejtë të konkurrojnë njëlloj me pjesëmarrësit e tjerë më të vjetër të këtij festivali. Direkt nga teatri i famshëm “Ariston” bëhet përzgjedhja e këngëtarëve të rinj. Pritet që në edicionin e 53 të Festivalit të Sanremos të debutojnë edhe të rinjtë e talentuar mes të cilëve është edhe këngëtarja e shqiptare Elsa Lila. Ka qenë këngëtarja me origjinë shqiptare Ana Oksa e para që ka ka shkelur në tapetin e famshëm të teatrit “Ariston”. Procesi fillestar i përzgjedhjes po bëhet nën kujdesin e rreptë të Akademisë të Sanremos në formë spektakli duke u prezantuar nëpërmjet kanalit televiziv shtetëror RAIDUE. Nga vlerësimet e deritanishme, pritet që në muajin shkurt të shkelë për herë të parë në historinë e Festivalit të Sanremos edhe një shqiptare. Deri tani këngëtarja shqiptare ka fituar gjatë procesit të përzgjedhjes pikët maksimale, duke u kualifikuar e para për natën finale të “Destinazione Sanremo”.
Mediat Italiane për Elsa Lilën
“Elsa Lila është një vajzë shqiptare 22 vjeçe me një zë të paarritshëm. Është qytetare italiane, shumë e famshme dhe e dashur në vendin e saj të origjinës dhe tani po tenton të depërtojë në vendin që e adoptoi”.
Il Messagerio
“Përfundoi nata finale e spektaklit “Destinazione Sanremo”, me dy goditje, e para ishte eleminimi i Filipo Gracianit, djali i të madhit Ivan, dhe e dyta triumfi i Elsa Lilës që i befasoi të gjithë”.
ANSA
“Publiku italian e ka duartrokitur fuqishëm Elsa Lilën, duke vërtetuar me zërin e saj të fuqishëm se ajo i meriton vlerësimet që i janë bërë atje si “Ambasadore e Muzikës në Botë”
Edicioni i lajmeve të RAIDUE
Klasifikimi për natën finale
Elsa Lila 2135
Maria Pia & SuperZoo 2047
Patrizia Laquidara 2042
Verdiana 2038
Sondazhet italiane e vlerësojnë Elsa Lilën
Artisti me lookun më të mirë :
Zurawski 24%
Maria Pia 23 %
Elsa Lila 14 %
Artisti më simpatik :
Maria Pia 22 %
Fortunato Zampaglione 11 %
Elsa Lila 10 %