Eliminatoret e botërorit 2010, Sot Suedi- Shqipëri

Albforumi

Primus registratum
Eliminatoret e botërorit 2010, Sot Suedi- Shqipëri

imagebutton.gif

Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Suedinë, ndeshja e fundit në eleminatoret e Botërorit 2010. Përfaqësuesja e drejtuar nga Josip Kuzhe, ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme seancën e fundit stërvitore në “Rasunda Stadium” të Solnas, një lokalitet pak kilometra larg kryeqytetit Stokholm.

Shqipërisë i duhet patjetër një pikë në takimin e sotëm në “Rasunda Stadium”, në Solna, një lokalitet pak kilometra larg kryeqytetit Stokholm. Kombëtarja kuqezi është ende në betejë me Qipron në lidhje me vazon e katërt, që të garanton një short më të mirë në eleminatoret e ardhshme, por ajo mund të mbahet vetëm në rast të një mos humbjeje sot në Suedi.

Trajneri Kuzhe ka kërkuar nga futbollistët një impenjim maksimal dhe të tregojnë të njëjtën lojë si me Portugalinë e Danimarkën. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, – ka thënë ai. – Duhet të fitojmë edhe për tifozët tanë dhe duhet ta marrim shumë seriozisht këtë takim, pasi nuk dua të shoh më ndeshje si me Greuther Furthin.

Kroati ka zgjidhur dje dilemat e fundit mbi formacionin. do të jetë sërish një skuadër me dy sulmues të deklaruar, Bogdani e Salihi, që do të mundohen të mbajnë larg zonës shqiptare lojtarët nordikë.

Tekniku Kuzhe nuk ka dashur të ndryshojë asgjë nga skema që ka përdorur në takimet e mëparshme, megjithëse për të është ndeshja e parë që luan në transfertë. Në mbrojtje, para portierit Ujkani, do të jenë Cana, Curri, Dallku e Haxhi, ç’ka garanton një mur të fortë përballë Zllatan Ibrahimoviç. Para mbrojtjes, Kuzhe ka përsëritur eksperimentin që bëri ndaj Portugalisë, duke rreshtuar Elvin Beqirin dhe Ervin Bulkun. Në të djathtë të mesfushës do të luajë Duro, ndërsa në të majtë Skela, duke krijuar pak a shumë një skemë 4-4-2, që shpesh kthehet në 4-5-1, me Salihin që tërhiqet në vend të Duros. Në stadium pritet të jetë edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptarë.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4839. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4839

Top