Ekzekutohet në Tuz Presidenti i ''Vllaznise''
Ekzektuohet në Tuz të Malit të Zi, Presidenti i Klubit të Futbollit te futbollit Vllaznia, Myftar Çela. Burime të policisë së Shkodrës tepër të rezervuara për këtë ngjarje thanë për gazetën se Myftar Çela baba i tre fëmijëve është ekzektuar në mbrëmjen e djeshme, jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. Sipas të njëjtave burime autor i këtij krimi dyshohet të jetë shqiptaro- malazezi Bajram Çulmulaj me të cilin viktima mësohet të ketë qenë shumë mik. Po ashtu mësohet se ,,,
Myftar Çela është qëlluar për vdekje në kokë, me dy plumba pistolete, në qytetin e Tuzit, në Malin e Zi
Ekzektuohet në Tuz të Malit të Zi, Presidenti i Klubit të Futbollit te futbollit Vllaznia, Myftar Çela. Burime të policisë së Shkodrës tepër të rezervuara për këtë ngjarje thanë për gazetën se Myftar Çela baba i tre fëmijëve është ekzektuar në mbrëmjen e djeshme, jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. Sipas të njëjtave burime autor i këtij krimi dyshohet të jetë shqiptaro- malazezi Bajram Çulmulaj me të cilin viktima mësohet të ketë qenë shumë mik. Po ashtu mësohet se vrasësi i dyshuar ka qenë me vëllanë e tij kur ka qëlluar për vdekje me armë zjarri mbi Presidentin e klubit te futbollitVllaznisë, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë në këmbë në qendër të qytetit malazez. Myftar Çela, mësohet të ketë punuar vite më parë me të dyshuarin, si autor i vrasjës së tij, në kohën kur merreshin me aktivitetin e karburanteve gjatë luftës së Bosnje-Hercegovinës, në kohën kur ndaj ish-Jugosllavisë ishte vendosur embargo nga OKB-ja. Myftar Çela përveçse është president për disa vite i klubit të futbollit Vllaznia, është edhe një nga biznesmenët më të njohur në vend. Aktiviteti i tij shtrihet në shumë fusha, si në tregëti, në disa impjante pularish etj. Aktiviteti i tij është shtrirë gjatë viteve të fundit dhe në Malin e Zi. Çela sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit ku për gati një javë ai kishte ndjekur dy ndeshjet e kombëtares shqiptare në Dublin me Irlandën dhe në Gjenevë me Zvicrën.
Ngjarja
Nga të njohur të Myftar Çelës, por edhe nga burime shumë të rezervuara mësohet se vrasja ka ndodhur në qendër të qytetit të Tuzit. Tuzi është një nga qytetet më të afërta me Shkodrën, kryesisht i banuar nga shqiptarë, por është mjaft i njohur për tregun e madh të tij, ku ushtrojnë aktivitetin qindra tregëtarë shkodranë. Sipas informacioneve të para të grumbulluara rreth kësaj vrasjeje, në shtetin fqinj, presidenti i Vllaznisë, Çela dhe autori i dyshuar i krimit kanë debatuar ashpër mes njëri- tjetrit, ndonëse ata ishin dikur shumë shokë e miq. Burimet nuk japin hollësira sesi ka ka lindur konflikti mes Çelës dhe Mulajt. Po ashtu nuk bëhet i ditur shkaku. Të dhënat paraprake thonë se Myftari është qëlluar me dy plumba pistolete në kokë dhe vdekja e tij ka qënë e menjëhershme. Burimet thanë për gazetën se deri në orët e mbrëmjes së djeshme trupi i pajetë i presidentit të klubit Vllaznia ka qenë i mbuluar në qendër të qytetit të Tuzit. Më pas ai është marrë dhe dërguar në morgun e spitalit të qytetit malezez. Ndërkohë burimet thanë për gazetën se policia malazeze është hedhur në aksion për kapjen e autorit të dyshuar, Bajram Çulmulaj. Ndërkohë nga Ministria e Rendit Publik të Shqipërisë nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë krim të ndodhur në shtetin fqinj.
Dëshmia
Mësohet se Presidenti i klubit të Futbollit Vllaznia, ka qenë në Tiranë gjatë ditës së djeshme. Në pasditen e djeshme rreth orës 19.45 ai ka kaluar kufirin në Han të Hotit. Këtë fakt policia e Shkodrës e ka siguruar në bazë të dëshmisë së një të njohuri të Myftar Çelës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas dëshmisë së të njohurit të presidentit të klubit Vllaznia, ai (i njohuri) është përshendetur me Çelën në Torovicë, teksa ky i fundit po i drejtohej pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ndërsa ai po shkonte drejt qytetit të Shkodrës. Vrasja e Çelës ka tronditur botën e biznesit në qytetin e Shkodrës, pasi ai ishte jo vetëm një figurë publike për shkak të sponsorizimit të vazhdueshëm të Vllaznisë, por edhe një nga biznesmenët më të mëdhenj të qytetit, madje dhe të krejt vendit. Anila Dushi
PASAPORTA
Kushë është Myftar Çela
SHKODËR- Myftar Çela ka lindur dhe banon në Koplik. Ai është baba i tre fëmijëve, dy djemëve, 19 e 15 vjeç, dhe një vajze 10 vjeçe. 47-vjeçari Çela ka dy vëllezër, njëri prej të cilëve administron pularinë e “Elvis”, pronë e Myftar Çelës, ndërsa tjetri ndodhet në SHBA (njëri prej vellezërve Çelës ka vdekur shumë vite më parë në një aksident rrugor). Pularia, pronë e Çelës, ka rënë pre e grabitjes në muajin tetor të vitit të kaluar dhe si autor i kësaj ngjarjeje u evidentua roja i pularisë, i cili ende nuk është kapur nga policia. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje vodhi kasafortën e pularisë, në të cilën ndodhej një sasi e madhe eurosh, afro 34 mijë. Kjo shumë iu dorëzua disa ditë më vonë Çelës, nga babai i autorit të vjedhjes. Që prej vitit 1996 Myftar Çela ka qenë president i klubit të futbollit Vllaznia dhe ka kontribuar si asnjë tjetër për këtë ekip, duke u kthyer në një idhull të tifozerisë shkodrane, si dhe duke patur simpatinë e respektin e qytetarëve shkodranë. Gjatë periudhës së presidencës së tij tek kuqeblutë shkodranë ai ka arritur të fitojë dy tituj të kampionit kombëtar dhe dy superkupa të Shqipërisë. Deri në vitin 1998 ai është mbështetur fuqimisht si presidenti i Vllaznisë edhe nga deputeti demokrat Hero i Demokracisë;Azem Hajdari. Aktualisht Çela sapo kishte nënshkruar kontratën që në pankinën e Vllaznisë të ulej ish-trajneri i kombëtares Medin Zhega. Ndërkohë Çela kishte rikonfirmuar prezencën e të gjithë futbollistëve të Vllaznisë që kontribuan sezonin e kaluar në skuadër, dhe do të bënte disa blerje të reja për të kaluar një tur të Kupës UEFA.
INCIDENTI
Kërcënimi i fundit i Çelës
SHKODËR- Në 17 maj të këtij viti Presidenti i Klubit të futbollit Vllaznia, u kërcënua me jetën teksa po shkonte në shtëpinë e tij në Koplik. Ndërsa po udhëtonte me mjetin e tij në drejtim të Bajzës, ku banon, pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia ; Shkumbini, Myftar Çela është ndaluar nga vëllezërit Lulzim dhe Luan Hasani nga Kopliku. Ata i kanë dalë para në rrugë, në kthesën drejt Stërbeqit. Çela u ka devijuar me mjetin e tij, ndërsa dy vëllezërit Hasani kanë qëlluar dy herë me pistoletë në ajër. Mes Myftar Çelës dhe këtyre dy personave ka patur një konflikt kohë më parë, konflikt i shkaktuar nga dëmtimi i makinës së dy vëllezërve pas përplasjes me atë të Çelës. Myftari mësohet se u ka ofruar dy vëllezërve mundësinë e blerjes së një makine, ose të riparimit të asaj aktuale. Sipas policisë ata nuk kanë mbetur të kënaqur nga kjo zgjidhje dhe rreth orës 19.00 të datës 17 maj, ata i kanë dalë përpara duke e kërcënuar me armë. Çela duke ditur konfliktin me ta është shmangur ndërsa ka lajmëruar policinë. Dy vëllezërit janë larguar dhe mësohet se për kapjen e tyre janë futur në veprim edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Në vendngjarje u gjetën dy gëzhonja pistolete, ndërsa mendohet se ata janë larguar me ndonjë mjet që e kishin lënë më tej në rrugë. Ndërkohë Çela ka patur dhe në disa raste të mëparshme kërcënime nga persona të inkriminuar por dhe probleme me policinë, kur disa vite më parë është ndaluar në komisariatin e Durrësit me akuzën e kontrabandës, por u lirua brënda 24 orëve. Anila Dushi
KRONOLOGJIA
13 maj 2000
Të shtunën e 13 majit 2000, në orën 17.45, afro 30 minuta pas takimit Partizani-Tomori (0-1), vritet në një lokal pranë stadiumit Selman Stërmasi” Adrian Çobo, presidenti i Klubit të Futbollit Tomorri dhe albitri i ndeshjes Luan Zylfo, ndërkohë plagoset gjyqtari i katërt i takimit Albano Janku, nga Aglin Goxhi
9 prill 2003
Vritet në hyrje të kompleksit rezidencial Flevi, bosi i firmës me të njëjtin emër Florian Vila. Autorët ishin dy persona që e qëlluan njëkohësisht me pistoletë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Vila ishte një nga biznesmenët më të mëdhenj në vend për eksportin e skrapit dhe importin e hekurit
21 prill 2003
Rrëmbehet dhe mbahet peng për disa ditë Klajdi Shehu, nipi i biznesmenit të njohur, vlonjat Sulo Shehu. Në pengmarrjen të tij morën pjesë 6 persona, mes tyre dhe një inspektor policie. Policia arriti të zbulonte dhe të arrestonte autorët. Sulo Shehu është biznesmeni më i madh i importit të çimentos