Ekspozita e Artizanatit

pekomeri

Primus registratum
Ekspozita e Artizanatit

Pekomeri shpk sapo ka perfunduar nje ekspozite 500 M2 ne ambientet e kompanise ( Rruga Lord Bajron ish UMB Laprake) e cila do te vihet ne dispozicionin e artizaneve te Shqiperise. Kjo ekspozite do te jete Shtepia e Artizanatit dhe fton te gjithe artizanet e Shqiperise ,Kosoves,Maqedonise,qe te sjellin punimet e tyre me te mira te artizanatit .Mendojme qe ne shtator ta inagurojme kete ekspozite te perhershme te artizaneve.Ne kete ekspozite nuk do te kete pagese per pjesmarjen por nje % nga shitjet qe do te behen.Ne marim persiper te bejme menaxhimin tuaj apo lidhje biznesi me Europen.kontaktoni per sqarime ne tel 042356132 dhe cel 0682090300 ose shkruani ne E-Mail pekomeri@pekomeri.com
 

dimir

Forumium praecox
Re: Ekspozita e Artizanatit

Sikur Pekomeri ishte nje kompani ne likujdim, pasi po shiste paisjet dhe aktivitetin!
 

pekomeri

Primus registratum
Re: Ekspozita e Artizanatit

Po eshte e vertete qe kerkoj te shes disa makineri dhe pajisje dhe mund edhe te bashkepunoj me ndonje firme tjeter per te shtuar gamen e prodhimeve,por kjo nuk do te thote se njoftimi qe kam bere eshte i gabuar. Pekomeri eshte nje miniere ari ne fushen e artizanatit.Eksperienca prej 12 vjetesh ne kete fushe qe nga krijimi i ketij sektori me ka bere qe sot te kem aftesi te tjera(qe nuk i kane te tjeret)per te menaxhuar kete sektor shume delikat.Kjo eshte dhe aresyeja qe kam bere nje ekspozite ku mund te menaxhoj jo vetem pekomerin por dhe te gjithe ata artizane qe duan te ecin perpara.Ekspozita ime do te kete prodhime te verteta artizanale te te gjitha fushave edhe te sektorit te punimit te hekurit me kovacane dhe mozaikut me gure natyral.Kjo ekspoizite do te beje te mundur per ti ardhur ne ndihme te gjithe investitoreve qe operojne ne fushen e turizmit.pekomeri ka sot ide ne krijimin e projekteve dhe zbatimit te tyre ne fushen e arredimit te vilave,hoteleve,,parqeve,lokaleve etj.
 

pekomeri

Primus registratum
Re: Ekspozita e Artizanatit

Kompania Pekomeri ka pasur vitet e saj te suksesit me te mire duke qene lider ne fushen e vet,por qe tani nuk ka pasur rezultate te mira.Kjo kompani ka nje siperfaqe 1000 M2 dhe e kompletuar me makineri, pajisje, stampa dhe atrecature,me nje aktivitet prodhimi prej 12 vjetesh,me nje eksperiece ne fushen e prodhimit te hekurit dekorativ si karrige,Tavolina,krevat,abazhura ,ndricues rrugesh dhe oboresh,porta,kangjella etj.Per me shume vizitoni web-sitin http://www.pekomeri.com. Per ta shpetuar kete kompani pranoj edhe bashkepunim me firma te tjera shqiptare dhe te huaja te cilat marrin persiper dhe administrimin e saj .Pekomeri pranon edhe te shese aksionet e saj mjafton qe ky aktivitet te mos humbase por te vazhdoje prodhimet e saj te shkelqyera,Gjithashtu jemi te hapur edhe per ndihme ne fushen e administrim-menaxhim kundrejt % fitimi qe mund te jemi dakort dy palet. Ne kemi edhe nje ekspozite prej 500 M2 te kompletuar me prodhimet tona te cilat kane nevoje per marketing-menaxhim te shitjeve te saj. Kjo mund te behet ne baze te nje kontrate dypaleshe sipas % fitimi te rene dakort me pare. Mirepresim cdo propozim tuajen me interes dy palesh.

Pekomeri shpk
Rr.Lord Bajron (ish UMB) Laprake
E-Mail:pekomeri@pekomeri.com

Tel. : 00355 42 356132

Cel. : 00355 682090300
 

pekomeri

Primus registratum
Re: Ekspozita e Artizanatit

Me ne fund kam lindur per se dyti.Kam dorezuar licensen duke pezulluar aktivititen tim prodhues dhe me duket vetja i lehte dhe pa strese.Paskam vuajtur shume vite i ngarkuar me streset e punes dhe te detyrimeve karshi keti shteti te paafte dhe te koruptuar deri ne gryke qe di vetem te te mare dhe te mos te japi asnje sherbim sado te vogel.Kam paguar cdo muaj taksa nga me te ndryshmet duke qene i rregullt ne cdo aspekt te punes,por fatkeqesisht nuk e gjeta doren e ngrohte te nje administrate qe nuk di cfare emri te vendos.Une e di qe fjala ime shkon ne vesh te shurdhet dhe nje opinion qe te ben fajtor qe nuk ke ditur te pershtatesh ne nje ambient te shkateruar komplet nga morali.disa e kane bere me qejf ,te tjeret nga halli per te mbijetuar.Sot deklaroj se shqiperia eshte me kanser ne korupsionin galopant dhe nuk ka doktor qe mund ta sheroj.Uroj ndonje cudi nga Zoti.Gjithsesi une shpetova me ne fund duke pasur qetesine e munguar prej vitesh .
 

pekomeri

Primus registratum
Re: Ekspozita e Artizanatit

Ne kete web-sit (http://www.pekomeri.com) paraqiten idete dhe projektet me te bukura te Pekomerit qe jane realizuar ne Shqiperi me pnuime dekorative te hekurit me kovacane dhe mozaik me gure natyral. Keto produkte jane ideale per dekorimin dhe aredimin e oboreve.banesave, rezidencave, hoteleve, parqeve, vendeve publike,etj.
Gabimi qe beri Z.Petrit Metohu President i Pekomerit dhe President i Artizanatit Shqiptar,nje person i apasionuar pas artizanatit,ishte sepse duke investuar te gjithe fitimet e Pekomerit me shume se sa duhej per artizanatin Shqiptar beri qe kjo firme te dale me humbje dhe te mbyllte aktivitetin e saj prodhues.
Mungesa e marketingut,menaxhimit dhe kapitalit si dhe situata e pergjithshme te krizes ekonomike boterore detyroi Pekomerin te mos vene ne eficense ekspoziten e saj prej 500 M2 per te gjithe Artizanet Shqiptar.Kjo krize ekonomike detyruan Z.Petrit Metohu (President dhe Administrator i vetem i firmes Pekomeri) te dorezohet duke mbyllur ndermarjen e tij dhe te qendroje pa pune ne shtepine e tij prej 11 muajsh.
Sot ai kerkon te ngrihet perseri ne kembe per te organizuar nje treg exporti per te gjithe ato persona apo firma qe jane te interesuar per prodhimet artizanale Shqiptare.
 

pekomeri

Primus registratum
Re: Ekspozita e Artizanatit

Ne kete web-sit (http://www.pekomeri.com) paraqiten idete dhe projektet me te bukura te Pekomerit qe jane realizuar ne Shqiperi me punime dekorative hekuri me kovacane dhe mozaik me gure natyral. Keto produkte jane ideale per dekorimin dhe aredimin e oboreve.banesave, rezidencave, hoteleve, parqeve, vendeve publike,etj.
Z.Petrit Metohu President dhe Administrator i shoqerise Pekomeri dhe njekohesisht edhe krijuesi dhe President i Artizanatit Shqiptar eshte nje person i apasionuar per artizanatin dhe artin. Duke u nisur nga pasioni ai gaboi duke investuar te gjithe fitimet e Pekomerit me shume se sa duhej per ngritjen e nje ekspozite prej 500 M2,si dhe per ngritjen dhe mbajtjen e Shoqates te Artizanatin Shqiptar duke e perfaqsuar ate si antar i Keshillit Konsultativ te Bisnesit Shqiptar.
Paaftesia e shtetit per te mbrojtur prodhuesit te artizanatit shqiptar nga konkurenca e paligjeshme,probleme me K.E.SH. duke bredhur neper gjykata per 5 vjet rrjesht,si dhe situata e pergjithshme te krizes ekonomike detyroi Pekomerin te mos e vere ne eficense ekspoziten e saj prej 500 M2 .Te gjitha keto probleme te mbledhura se bashku e lodhen dhe e detyruan Z.Petrit Metohu te dorezohet duke mbyllur firmen Pekomeri per te mos vazhduar te punoje me me humbje por te qendroje pa pune ne shtepine e tij prej 11 muajsh
Sot ai kerkon te ngrihet perseri ne kembe (jo si prodhues) per te organizuar nje treg exporti per te gjithe ato persona apo firma qe jane te interesuar per prodhimet artizanale Shqiptare.
 
Top