Eksperienca: AdaCamp Berlin 2014

admin

Administrator
Ky është një blogpost nga Kristi Progri, Mozillian dhe anëtare e WoMoz në Shqipëri, si dhe anëtare bordi në Open Labs.





Fillimisht jam shumë e lumtur të ndajë me ju eksperiencën e mrekullueshme që pata në Berlin, si pjesë e nje konference 2 ditore e organizuar nga AdaInitiative, e cila quhej “AdaCamp”.

Ishte nje konferencë e cila u kushtohej tërësisht femrave dhe kishte si fokus promovimin e mëtejshëm të programeve open source dhe open culture, si femrat mund të përfshihen në këto programe dhe cili është roli I tyre.

Nuk kishte sesi mund të fillohej dita më mirë sesa me nje filxhan kafe në një ambjent tejet mikëpritës, dhe shumë familjare, ku gjithsecila prej nesh mund te krijonte shoqëri, të prezantohej dhe te fliste për kontributin e saj në open source.

Pas prezantimit I cili zgjati për afërsisht 1 ore e 30 minuta në mënyrë jo formale, aktiviteti pasohej nga sesione me tema shumë interesante si: Hyrje në sigurinë dhe privatsinë, Open source, Feminizmi, Open Web & Mozilla, Si mund të kontribosh në open source nëse nuk je një koduese, etj.

Një nga fokuset e mia personale ishte Mozilla, duke qënë se jam Firefox Student Ambassador dhe mozilliane.



Pjesë e AdaCamp ishin dhe Mozillane te tjera: Ioana Chiorean,Karamuta Kiome, si dhe Dian Ina Mahendra. Pata kënaqesine të drejtoja një nga sessions me temë Mozilla & Open Web bashkë me Sanja Dibra dhe Karamuta Kiome . Te dyja mozilliane, njera nga Shqiperia dhe tjetra nga Kenya.

Patëm një feedback tejet pozitiv dhe shumë frymëzuese për pjesmarrëset në konferencë, shpjeguam se cfarë është Mozilla, cili është shfletuesi-I tij, politikat qe ndjek për të ruajtur privatsinë dhe gjithashtu theksuam dhe sesi Mozilla punon për një web të të gjithëve, ku me politikat e brendshme që ndermerr I vjen sa më afër dhe shtresave me mundësi jo shumë të mira financiare duke ofruar smartphone që fillojnë nga çmimi 25$.



Pas mbylljes me sukses të ditës së parë, me padurim prisnim për ditën e dytë, e cila ishte e mbushur me Ëorkshope shume interesante ku një prej tyre ishte: “ How to run a Workshop”.

Patëm mundësinë të ndanim eksperiencat tona për workshopet që janë mbajtur në Open Labs (60 të tilla brenda 1 viti) me vajzat nga vendet e tjera,me anëtare nga hackerspace-t nga e gjithë bota, identifikuam se ku ishin vështirësitë më të mëdhaja dhe diskutuam sesi ta bëjm të suksesshmëm dhe sa më interesant një workshop.

Ajo cfarë ishte e rëndësishme është që organizatorët ishin kujdesur për cdo detajë që ne të ndiheshim sa më mirë, duke organizuar dhe lojra të vogla për të pasur një vetvlerësim më të lart për veten tonë dhe të mendonim pozitivisht.



Si përfundim, mendoj se ishtë një nga ambjentet me frymëzuese në të cilin kam qënë ndonjehërë, është një eksperiencë që të gjitha ne duhet ta përjetojmë. Të kemi për veten tonë njëfundjavë të tërë për të shpalosur sesa shumë vlejmë dhe se jemi të afta të sjellim ndryshime. Gjithashtu të tregojmë se jo vetëm meshkujt mund të kodojnë por dhe femrat mund të jenë koduese shumë të mira, të tregojmë se mund të jemi të suksesshme dhe nëse nuk kemi nje background teknik. Ishte një nga fundjavat më të vlefshme dhe më ftydhënëse, dedikuar femrave. Një eksperience e paharrueshme me të vertetë!

Artikulli i plote...
 
Top