Al-Punk
Still here
Projektim në përmasa reale me anë të hologrameve
Japonia dëshironte të veçohej nga konkurentët e tjerë në garë për Kampionatin Botëror të 2022! Në plan kishin transmetimin e të gjitha ndeshjeve të kampionatit duke përdorur teknologjinë e hologrameve, me përmasa reale të lojtarëve.
Pamje vizive e eksperiencës së shikuesit
Organizatorët japoneze thanë që çdo ndeshje do filmohej nga 200 kamera me definicion të larte (HD), në këtë mënyrë do krijohej një teknologji “pikëpamje e lirë” për të lejuar fansat të shikojnë zhvillimin e aksionit nga syri i lojtarit, një pamje që deri tani është e mundur vetëm në lojrat online.
Informacione në kohë reale si në lojrat online
Sigurisht ekzistonte skepticizmi që Japonia nuk do kishte aftësinë të arrinte në kohë të mbante premtimet e saj dhe të na ofronte këtë eksperiencë, duke qënë që propozimi në fjalë ishte i bazuar në një teknologji e cila akoma nuk ekziston, me pretendimin optimist nga ana e japonisë që brenda 12 vjetëve këtyre problemeve do ju ishte gjendur zgjidhja.
Urime Katarit për fitimin e garës si vënd pritës i botërorit 2022, sidoqoftë mbetet për tu lavdëruar “ideja” e një ndeshjeje të transmetuar në formën e 1 hologrami me përmasa reale dhe në kohë reale, rreth e rrotull botës.
burimi:CNN
Katari fiton garen per boterorin 2022, shikoni ama propozimin e Japonise shkruar tek: eklipsi.com
Lexoni artikullin...