Eklipsi

Al-Punk

Still here

Stacioni Hapesinor Nderkombetar
E dinit që stacioni hapësinor ndërkombëtar ISS transmeton live nga hapësira? Interesante të shikohet nga hapësira planeti ynë, sidomos në kohë reale
icon_smile.gif
.
Me Windows Media Player mund të hapni linkun e mëposhtëm dhe të shikoni se si duket planeti Tokë nga lart.
1) Kopjoni linkun mms://a1709.l1856953708.c18569.g.lm.akamaistream.net/D/1709/18569/v0001/reflector:53708
2) Hapni programin Windows Media Player
3) Klikoni Ctrl + U
4) Vendosni linkun
5) Shtypni Ok
6) Duroni paksa deri sa të lidhet
icon_biggrin.gif

Nëse nuk arrini dot në atë mënyrë atëherë mund ta provoni këtu.
Për sisteme të tjera operative mund të përdorni programin VLC.
Për të parë pozicionin në kohë reale të stacionit ndërkombëtar hapësinor mund të kontrolloni në këtë faqe:
http://www.n2yo.com/
Duhet të keni parasysh që:
1) Disponibiliteti i pamjeve live varet nga pozicioni ku stacioni ISS ndodhet (mund të jetë natë dhe transmetimi mund të jetë i ndërprerë). Nëse shikoni këtë imazh atëherë transmetimi është i ndërprerë. (Duroni 30 min dhe atëherë do shikoni lindjen e diellit
icon_biggrin.gif
)
ISS i duhen 90 minuta të kryejë një orbitë të plotë rreth globit.
2) Shpeshherë mund të dëgjoni në sfond komunikimet ndërmjet astronautëve të ISS dhe bazës në Tokë ose kod mors.
Stacioni hapësinor ndërkombëtar (ISS) mund të shikohet me sy të lirë (edhe gjatë ditës):
Pas shtimeve që ju bënë stacionit (më shumë panele diellore) u bë akoma më i shndritshëm se Venusi dhe kaloi në objektin e tretë më të shndritshëm në qiell (disa shifra rreth ISS). Duhet të keni parasysh që koordinatat variojnë sipas vendndodhjes tuaj, tregohuni të vëmëndshem pasi lëviz shumë shpejt.
Për të parë ditët dhe orarin kur stacioni do ndodhet mbi pozicionin tuaj kontrolloni në këtë adresë duke kërkuar për shtetin, pastaj qytetin, ku ndodheni. Nevojitet mot i kthjellët dhe do ndihmonte që ju të jeni në errësirë përndryshe dritat që ju rrethojnë mund ta vështirësojnë dallimin e tij.
Së fundi edhe një fotografi e Tracy Caldwell Dyson duke vështruar Tokën nga një lartësi prej 350 km.


Transmetim Live nga Stacioni Hapesinor Nderkombetar (ISS) shkruar tek: eklipsi.com

Lexoni artikullin...
 
Top