Al-Punk
Still here
Facebook ka ndryshuar sërish faqen e profilit duke bërë disa modifikime të reja të paraqitjes së faqes personale (profilit).
Si gjithmonë “të pakënaqurit” kritikuan ndryshimet, ndërsa të tjerët nuk humbën kohë dhe filluan me hackimin e profilit të ri
Një nga të shumtat modifikime të bëra…
Modifikim i profilit
Siç shikohet kanë bërë punë të lezeçme, por me siguri ju është dashur kohë për të arritur rezultatin e dëshiruar (photoshop). Si gjithmonë dikush do dalë që do thjeshtësojë punën për të gjithë dhe në këtë rast ai dikush nuk ka vonuar, duke koduar, proçesin e ka thjeshtuar në mënyrë automatike.
Për të parë sa efektive ishte mënyra e ofruar mendova ta testoja tek profili im dhe ky është përfundimi i arritur.
Imazhi që përdora është ky
Social Graph
Ky është rezultati përfundimtar dhe, e gjitha kjo, nuk kërkoi më shumë se 10 minuta. (upload i fotos, shkarkim, ndjekje e hapava të shpjeguar nga programuesi në fjalë)
Profili i modifikuar
Hapat që ndoqa.
1) Gjeta një imazh që më pëlqeu.
2) Bëra “Upload” imazhin tek faqja në fjalë.
Në momentin që ju klikoni “Do it” fillon shkarkimi i një file ZIP i cili përmban copëzat e bëra gati në mënyrë automatike dhe të gatshme për tu bërë upload tek profili juaj i facebook-ut.
Udhëzimet për vendosjen e fotove tek profili juaj:
1) Zëvëndësoni imazhin e profilit me imazhin që ka përmasat 180×540 i cili ndodhet tek kartela ZIP që shkarkuat.
2) Krijoni një album të ri dhe ngjitini tek profili juaj sipas radhës nga 1 tek 5 imazhet e mbetura. (Klikoni tek Skip në momentin që ju kërkon për ti publikuar, derisa të përfundoje i gjithë proçesi).
3) Tag-oni veten tuaj tek këto 5 imazhe të vogla (tani me radhë nga fundi, dmth filloni tag-imin nga imazhi i “5 tek 1″)
Kontrolloni opsionin Bio që të ketë vetëm një rrjesht (që imazhet të jenë në linjë me njëra tjetrën). Kjo do të thotë shto/hiq informacionet si “Education“, “work” dhe “location” nga profili juaj (që të mos shikohen nga të tjerët, dhe të jenë në linjë imazhet).
Kini parasysh, ndërkohë që mbaruat hapat e mësipërm duhet ta shikoni profilin tuaj nga një profil tjetër (paralelshit, ndoshta nga një browser tjetër, se si duket) kjo pasi facebook mund të shtojë të dhëna të tjera ndërkohe që jeni i loguar tek profili juaj, por nga profile të tjera nuk shikohen.
Këshillë: Për të ruajtur privatësinë tuaj, fotografitë që do përdorni do ishte më mirë të mos jenë të tuat “personale”. Krijuesi thotë që nuk i ruan fotografitë që përdoren, sdq më mirë të tregoheni të kujdesshëm, kjo pasi ju po i bëni upload tek një faqe e tretë që nuk ka lidhje me Facebook.
Tani mund të testoni me profilet tuaja, faqja në fjalë është kjo Vindimy
Update:
Olti e ka provuar tek profili i tij dhe ja rezultati!
Personalizoni faqen e profilit te Facebook sipas trendit te ri shkruar tek: eklipsi.com
Lexoni artikullin...