Eklipsi Zhvillimet e fundit mbi ACTA!

eklipsi

Forumium maestatis

TechDirt raporton se gjatë ditëve të fundit protestat në Poloni kanë sjellë në ndryshimin momental të mendimit të qeverisë Polake mbi ACTA duke ndaluar ecjen e saj.
Ambasadori Slloven në një deklaratë për median thotë që është bërë pishman për firmosjen e ACTA-s në Japoni dhe jep edhe arsyet se pse e ka firmosur.
(ish)Kryeministri Rumun Boc, të shtunën, pranoi se nuk dinte pse Rumania kishte firmosur ACTA-n dhe të hënën (me sa duket kishte dhe arsye të tjera) dha dorëheqjen!
Me sa duket politikanët në opozitë (Europa Lindore duket me sensitive rreth këtij fenomeni) po kritikojnë qeveritë që kanë firmosur duke i bërë ato të premtojnë se nuk do ketë asnjë lëvizje në implementim të ACTA-s nga ana e tyre pa patur diskutime publike mbi të.
ACTA ka vite që ka qënë në tryezat e politikaneve/qeverive, dhe vetëm një pjesë e vogël e të interesuarëve mbi “ligjin e të drejtave të autorit” ishin në dijeni të saj.
Ishte pikërisht tentativa e fundit e industrisë së spektaklit, dëshira e tyre për të aprovuar SOPA në Amerikë që zgjoi interesin e përdoruesve në masë të internetit, gjë e cila i bëri të kuptojnë se si kjo industri po tenton të kufizojë internetin, dhe të drejtat civile nën justifikimin e ligjit të të drejtës së autorit.
imazhi: STOP ACTA
Zhvillimet e fundit mbi ACTA! shkruar tek: eklipsi.com
RVKelmwh_JY


Lexoni artikullin...
 
Top