Eklipsi Truke te ndryshme per Facebook

Al-Punk

Still here

Facebook
Për një periudhë shtatë vjeçare Facebook ka arritur tek rreth 600 milionë anëtarë dhe ky numër vazhdon të rritet. Krijuesit e tij janë duke bërë vazhdimisht ndryshime në këtë faqe duke shtuar dhe modifikuar opsione të ndryshme të tij. Ndërkohë që të gjithë presin ndryshimet e radhës mund të përdorni disa nga këto opsione herën tjetër që do e vizitoni atë.
Karakteret Bold:
Rrethoni tekstin tuaj me yje (butoni *) dhe në këtë mënyrë do shikoni që teksti do transformohet në Bold tek chati. Psh:
*Përshëndetje! Si je ti?* do shfaqet në këtë mënyrë Përshëndetje! Si je ti?
Karaktere të nënvijëzuara
Rrethoni tekstin tuaj me nënvija për të patur të mundur si rezultat tekstin e plotë të nënvijëzuar tek dritarja e chatit. Psh:
_Gjithçka mirë. Po ti si po ja kalon?_ do shfaqet në këtë mënyrë
Gjithçka mirë. Po ti si po ja kalon?

Forma/imazhe
Ndërkohë që chatoni mund të përdorni forma të ndryshme.
<(“) = pinguin
(^^^) = peshkaqen
<3 = zemër
:putnam: = kokë/fytyrë njeriu
Lista e imazheve të cilat ju mund ti përdorni ndërkohë që chatoni është e gjatë, por sdq disa kombinime mund ti shikoni më poshtë:
8 -) = syze
:-* = buzë
8-| = syzedielli
O:) = ëngjëll
: |] = robot
Përdorni alt + çdo kombinim numrash për të shtuar karaktere të ndryshme tek statusi juaj, chati dhe postimet. Psh:
Alt+14 = ♫
Alt+13 = ♪
Alt+3 = ♥
Alt+5 = ♣
Alt+36 = $
Linkimi tek profilet e miqve tuaj
Ju pëlqen të linkoni tek profili i ndonjë prej miqve në statusin tuaj? Thjesht shkruani @ emri mbiemri dhe një menu zbritëse do ju shfaqet. Në momentin që emri i mikut që dëshironi shfaqet, klikoni mbi të dhe do shikoni që do shfaqet si link i klikueshëm tek statusi juaj, por shenja @ do zhduket.
Çfarë kombinimesh, të cilat nuk i kemi përmendur ne, përdorni më shpesh? Na tregoni në komentet më poshtë!


Truke te ndryshme per Facebook shkruar tek: eklipsi.com

Lexoni artikullin...
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Sikur thane qe do ee zhdukin fare faqelibrin :p:p kur do vije ajo dite... se ngelem tere diten aty :p:p

Ps: flm per informacionin
 
Top