Al-Punk
Still here
Teknologjia
Ajo që teknologjia mund të bëjë është e mahnitshme! Nuk mendohet vetëm për fitimet por edhe për sensibilizimin e njerëzimit.
Në duart e duhura ka një fuqi marramendëse. Rasti konkret është tërmeti i fundit në Japoni dhe gjigandi Google po kontribuon në mënyrën e tij, ashtu si në rastin e fundit në Egjipt.
Duke ndërtuar një aplikacion për t’ju ardhur në ndihmë të goditurve nga tërmeti! Aplikacioni në fjalë është shumë i thjeshtë me 2 opsione.
1) Po kërkoj për dikë
2) Kam informacione për dikë
Shikoni dhe shpërndajeni linkun e këtij aplikacioni.
Gjithashtu po përdor popullaritetin e tij duke vendosur në faqen kryesore lajmërime rreth Tsunamit dhe vëndeve që do godasë ai!
Home Page i Google
Zonat qe do goditen nga Tsunami
Ambasada Shqiptare në Japoni është kontaktuar nga redaksia e AlbaniaNews e cila ka vënë në dijeni që shërbimi telefonik momentalisht është jashtë përdorimit por ai i internetit është funksional dhe nëse të afërm të ndryshëm duan të kontakojnë duhet të përdorin adresën e internetit http://emb-al.jp/ të ambasadës Shqiptare në Japoni!
Ajo që është shqetësuese është se Shqipëria është gjithashtu një zonë me aktivitet të lartë sizmik! Cfarë po bëhet në këtë drejtim nga ne?
Përditësim: Google tashmë ofron dhe një faqe të veçantë për të përmbledhur krizën aktuale të krijuar nga tërmeti në Japoni, duke ofruar lajmet e fundit në kohë reale!
Si teknologjia vjen ne ndihme kunder katastrofave natyrore! Rasti konkret Termeti ne Japoni shkruar tek: eklipsi.com
Lexoni artikullin...