Al-Punk
Still here
Blerja e Viagra-s, barnave mjekësore apo kopjeve të orave të ndryshme të famshme në internet ka evoluar, disa ekspertë të shkencave kompjuterike me anë të një studimi shpjegojnë në detaje se si spami modern funksionon.
Plani i biznesit të spamit modern është i përbërë nga tre elementë: Reklamimi, Suport klikimesh (thënë ndryshe: dërgimi i klientëve në faqe ku mund të bëhen këto blerje), dhe përfundimi i operacionit (thënë ndryshe: marrja e pagesës dhe dorëzimi i produktit tek konsumatori).
Firma të ndryshme rreth e rrotull globit kryejnë të gjithë këtë operacion me disa faza. Emrat e adresave të internetit (domainet) regjistrohen në Rusi, pagesat e kartave të kreditit menaxhohen nga banka në Azerbajxhan, dhe produkti përfundimtar (ilaçet) dërgohen nga ndërmarrje në Indi.
Infrastruktura e biznesit të Spamit sipas këtij studimi me sa duket rrotullohet rreth një numri të vogël programesh afiliate të cilat koordinojnë aktivitetet ndërmjet firmave në fjalë.
Për më shumë lexoni përmbledhjen e New York Times. dhe
Technology Review.
Ndërsa këtu keni linkun tek file/studimi origjinal në formatin PDF
[PDF] End-to-End Analysis of the Spam Value Chain
Si funksionon Spami modern shkruar tek: eklipsi.com
Lexoni artikullin...