eklipsi
Forumium maestatis
Pinguinet Perandorë luftojnë çdo ditë për mbijetesën kundër orkave, luanëve të detit & fokave leopard. Nuk mund të fluturojnë por kanë aftësinë të bëjnë shkëputje ajrore, një strategji efikase e cila ju lejon të mbijetojnë dhe të evitojnë predatorët e tyre.
Dobësia e pinguinëve qëndron në formën trupore, qeshim me mënyrën se si ecin dhe flatrat e vogla (të cilat i transformojnë në notarë të mrekullueshëm por nuk i ndihmojnë aspak për të dalë në breg).
Shkencëtarët, falë ndihmës së pamjeve filmike realizuar nga BBC dhe dokumentari i saj Blue Planet, kanë arritur të shpjegojnë në detaje këtë fenomen, kërcimin në breg.
Pra pinguinët kërcejnë në breg: zbresin në thellësi, notojnë me shpejtësi drejt sipërfaqes dhe shkëputen në ajër për një kohe të shkurter duke zbarkuar me gjoks në breg.
Sekreti i zbuluar nga shkencëtarët qëndron tek bulëzat e ajrit që gjatë këtij proçesi pinguinët lëshojnë, falë filmimeve të dokumentarit është zbuluar se këto bulëza luajnë një rol fondamental në kërcimin e tyre dhe nuk janë aspak për tu nenvlehtësuar.
Puplat e pinguinëve janë shumë komplekse dhe bulëzat e ajrit që ruhen në to shërbejnë si një helikë shtytëse dhe si lubrifikues nën ujë.
Një video tjetër e këtij fenomeni tregon se si pinguinët (në këtë rast pinguinët Gentoo) arrijnë të kërcejnë edhe në lartësi të mëdha, gati 3 metra.
[via: BBC]
Pinguinet shkruar tek: eklipsi.com
Lexoni artikullin...